Sergio Floccari
Sergio Floccari (i lindur më 12 nëntor 1981) është një futbollist profesionist italian i cili luan si sulmues për klubin SPAL.
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 12 nëntor 1981 | ||
Vendlindja | Vibo Valentia, Itali | ||
Gjatësia | 1.80 m (5 ft 11 in)[1] | ||
Pozicioni | Sulmues | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | SPAL | ||
Numri | 10 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
Nicotera | |||
Catanzaro | |||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
1997–1998 | Avezzano | 11 | (1) |
1998–2000 | Montebelluna | 3 | (0) |
2000–2002 | Mestre | 4 | (0) |
2001–2002 | → Faenza (huazim) | 33 | (10) |
2002–2003 | Genoa | 9 | (1) |
2003–2006 | Rimini | 89 | (21) |
2006–2007 | Messina | 45 | (5) |
2007–2009 | Atalanta | 67 | (20) |
2009–2010 | Genoa | 11 | (4) |
2010 | → Lazio (huazim) | 17 | (8) |
2010–2014 | Lazio | 66 | (13) |
2011–2012 | → Parma (huazim) | 28 | (8) |
2014–2016 | Sassuolo | 50 | (7) |
2016–2017 | Bologna | 23 | (2) |
2017– | SPAL | 37 | (10) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 20 maj 2018 |
Karriera me klube
RedaktoVitet e hershme
RedaktoFloccari filloi karrierën e tij ri i ri me klubin lokal të qytetit të tij, Nicotera, para se të kalonte në sistemin e të rinjëve të Catanzaros. Ai filloi karrierën si profesionist me Avezzanon dhe ekipin e Promoziones, Montebelluna, dhe më pas luajti tek skuadrat e Serie C2, Mestre dhe Faenza. Floccari shfaqi vlerat e tij tek Faenza nën drejtimin e trajnerit Carlo Regno, që më vonë do të ishte edhe ndihmësi i Davide Ballardinit tek Lazio në sezonin 2009–10.
Rritja si lojtar
RedaktoPas një periudhe të suksesshme tek Faenza, ai u bashkua me Genoan në vitin 2002, por nuk fitoi dot një vend titullari, duke luajtur vetëm nënte ndeshje ku shënoi vetëm një gol në sezonin e tij të parë në Serie B.
Floccari bëri një hap prapa duke u rikthyer në Serie C2, duke u bashkuar me Riminin në formë bashkëpronësie ku ai luajti dhe shënoi rregullisht. Golat e tij ishin një kontribut për ekipin që siguroi ngjitjen në Serie B. Klubi e bleu atë plotësisht në qershor 2003.
Në janar 2006, forma e tij u shpërblye kur ai u ble nga ekipi që luftonte për mbijetesë në Serie A, Messina (sëbashku me Atalantën, skuadër e cila e pa Floccarin si një element për t'i shpëtuar rënjes nga kategoria. Floccari shënoi tre herë por Messina mbijetoi falë skandalit të Calciopolit. Dy nga tre golat e tij erdhën në barazimin 2–2 ndaj Juventusit. Në qershor 2006, Messina e bleu plotësisht kartonin e tij nga Atalanta. Në sezonin e tij të parë të plotë në Serie A, Floccari shënoi vetëm dy herë me skuadrën që u rendit e fundit.
Atalanta
RedaktoSulmuesi kalabrez nuk u rikthye me Messinën në Serie B, por u rible nga Atalanta për 1.875 milion € (1.675 milion € plus mbrojtësin Mariano Stendardo).[2][3]
Te Atalanta, Floccari luftoi për një vend titullari me sulmues si Simone Inzaghi, Antonio Langella dhe Riccardo Zampagna. Goli i tij i parë në kampionat erdhi ndaj kampionëve të Interit, dhe pas zënkës së Zampagnës me trajnerin Luigi Delneri (gjë që solli largimit e sulmuesit tek Vicenza Calcio), aktivizimi i Floccarit si titullar u rrit, dhe ai e mbylli sezonin 2007–08 me tetë gola në kampionat.
Në sezonin 2008–09, Floccari u përmirësua sërisht, duke shënuar dymbëdhjetë gola në ligë me Atalantën që arriti një vend komod në mes të renditjes.
Rikthimi te Genoa
RedaktoMë 1 korrik 2009, Fllocari u rikthye te Genoa, klub nga i cili ai më parë u largua në vitin 2003, për 9.1 milion €.[4][5][6] Ai shënoi në debutimin e tij në fitoren 4–1 ndaj Napolit dhe shënoi golin e tij të parë në UEFA Ligën e Evropës kundër Valencias. Më vonë më 4 janar 2010, pavarësisht se kishte shënuar katër gola në ligë, Floccari e pati të vështirë të gjente hapësira në sulmin e Genoas me trajnerin Gian Piero Gasperini që preferonte lojtarë si Giuseppe Sculli dhe Raffaele Palladino. Merkatoja dimërore e atij viti pa tre transferime të tre lojtarëve, me Flocarrin që kaloi tek Lazio për të zëvëndësuar maqedonasin Goran Pandev që kaloi si lojtar i lirë tek Inter, kurse Genoa mori David Suazon nga Interi. Të tre sulmuesit patën ditë të vështira në fazën e parë sezonit.
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2011. Marrë më 31 korrik 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Del Neri sorride: Floccari all'Atalanta". La Gazzetta dello Sport (në italisht). 17 korrik 2007. Marrë më 1 korrik 2009.
- ^ Atalanta B.C. S.p.A. bilancio (raporti financiar dhe llogaritë) më 30 qershor 2008, PDF blerë nga CCIAA (në Italisht)
- ^ "Genoa agree deal with Inter". Sky Sports. 21 maj 2009. Marrë më 23 maj 2010.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "MERCATO: I BOTTI DEL PRIMO GIORNO" (në italisht). genoacfc.it. 1 korrik 2009. Marrë më 1 korrik 2009.
- ^ Genoa CFC 2009 annual report (PDF purchased) (në italisht). C.C.I.A.A. 28 prill 2010.
{{cite book}}
: Parametri|website=
është injoruar (Ndihmë!)