Shkëlqim Basha
Shkëlqim Basha lindi në Tiranë në 1 tetor të vitit 1945, është aktor i njohur shqiptar.
Kreu shkollën e lartë për aktorë “Aleksandër Moisiu”, pranë Teatrit Popullor në 1967. Pas diplomimit filloi punë pranë tij më 1 janar 1968. Ka interpretuar me sukses një sërë rolesh nga dramaturgjia jonë kombëtare dhe ajo e huaj. E nisi karrierën me role të vegjël, duke shkëlqyer në kryerolin e Arturo Ui-së në dramën me të njëjtin titull. Ka interpretuar afro 70 role në Tetrin Kombëtar dhe 10 role në kinematofgrafi. Ndër rolet më të suksesshëm të tij përmendim: Vashik “Miq të paftuar”, Arturo Ui “Arturo Ui”, Puntori “I pazvëndësueshmi”, “Leksi “Lumi i vdekur”, Xhep “Çatia e të gjithëve”, Duka i Milanos “Dy zotërinj nga Verona”, Rama “Ata që duhen”, “Çarli “Vdekja e një komisioneri”, Kryepeshkopi “Kush e solli Doruntinën”, Batista “Zbutja e kryeneçes”, Iskierdoja “Monserati”, etj. Pas viteve 90 doli në pension e nuk është aktivizuar më në teatër, duke e mbyllur karrierën e tij 30 e ca vjeçare.
Filmografia
Redakto1969: [[Njësiti guerril] Gramozit
1969: Përse bie kjo daulle Soba Kaustike
1970: Gjurma Petriti
1984: I paharruari Kiço
1986: Fillim i vështirë në rolin e dajës së Bledit
1986: Guri i besës Vellai i Mirketit
1987: Botë e padukshme Pirro
1987: Këmishët me dyllë
1989: Kush është vrasësi Llazi, shefi i hetuesisë