Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961MushtishtTherandës, këngëtare shqiptare nga Kosova.[1]

Shkurte Fejza
Emri i lindjesShkurte Fejza
Lindi (1961-11-18) 18 nëntor 1961 (62 vjeç)
Kosova Kosova, Mushitisht
OrigjinaKosova Kosova
ZhanretPopullore
Këngëtare
Vitet aktik1974-prezentë

Biografia Redakto

Shkurte Fejza mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”. [2]

Që në paraqitjet e para u vërejt talenti i saj për këndim. Më 1975, kur u themelua Shoqeria kulturore artistike "Aferdita" në Mushtisht, u be anetare dhe me kalimin e kohës ishte embleme e saj. Si këngëtare e muzikës popullore u prezantua në treva shqiptare e më gjerë, duke u shpërblyer me çmime të ndryshme. Veçojmë prezantimet në Festivalin e Gjirokastrës (1978), në Festivalin Botëror të Folklorit në SHBA (1994), pjesëmarrja në koncerte etj. Për shkage politike, më 1988 u largua nga procesi edukativ-arsimor në Mushtisht dhe vite me radhë kënga e saj u ndalua në programet e Radiotelevizionit të Prishtinës.

Këngët dhe interpretimet e saj më të njohura janë: "Moj syzeza", "Erdha nga qyteti", "O ky vend i bukur. "Oj Kosove, nëna ime" (1990), "Mbahu neno mos ke frike", "Kam një lot m'pikon si ar", "E kam emrin kosovar", Jo nuk ndahet Mitrovica, etj.[1]

Vlerësime Redakto

Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “SHKA Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.

Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku. Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte.[nevojitet citimi]

Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.

Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.

Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët: Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa, Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani,[1] Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi, etj.

Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve: Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.

Albume Redakto

  • Albumi “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987),
  • Albumi “Gurrë e shkrepa” (1988).
  • Albumi “Oj Kosovë oj nana ime” (1989).
  • Albumi “Mbahu nëno mos ke frikë” (1990)
  • Albumi “Për mëmëdhenë”,1991, (me Kolë Susaj)
  • Albumi “Kam një lot m’pikon si ar”, 1992 (me Pjerin Gaci]] dhe Zef Çoba.
  • Albumi "Vdekje s'ka", 1995
  • Albumi “20 vjet për ju”, 1996 (me Shyhrete Behlulin).
  • Albumi ”E kam emrin Kosovar”, 1997.
  • Albumi “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’, 1998.
  • Albumi “Këngë e lot”, 1998 (me Shyhrete Behlulin)).
  • Albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”, 2000.
  • Albumi “Te dua Kosovë”, 2002.
  • Albumi “Shqiptari të dua”, 2005.

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ a b c Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 432 - 433. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ "Presidenti Nishani dekoron zonjën Shkurte Fejza me Titullin "Mjeshtër i Madh"", president.al, Präsident der Republik Albanien, 2013-06-10, marrë më 2020-10-21