Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip
Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj,[1][2][3] e themeluar më 12 tetor 1879 në Stamboll, kryeqytetin e Perandoria Osmane me nismën e Komitetit të Stambollit.
Society for the Publication of Albanian Letters | |
Formuar më | tetor 12, 1879 |
---|---|
Qëllimi | Patriotike, Intelektuale |
Selia | Stamboll |
Njerëzit kyç | Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, Ibrahim Temo, Spiro Dine |
Kur u krijua, mes 28 anëtarëve themelues, nëntë ishin nga Vilajeti i Janinës, ndër ta përfaqësues të familjeve të bejlerëve të vilajetit: Ferid pashë Vlora, Mehmet Ali pashë Vrioni, vëllezërit Vejsel dhe Ibrahim bej Dino, Mustafa bej Janina, Sejfullah bej Zavalani, Ahmed Shefki Gjirokastra si dhe Abdyli me Samiun. Ndër anëtarët 10 ishin myslimanë, përpos dr. Ibrahim Starovës, katërmbëdhjetë ishin ortodoksë nga Korça e Gjirokastra (Jani Vreto Postenanasi), katër ishin katolikë nga Shkodra (Vaso pashë Shkodrani, Ndoc Xhuxha, Nikollë e Gjon Bonati). Mund të përmendet edhe Mullà Daut Boriçi, i cili më 1882 i propozoi autoriteteve osmane që të botoheshin abetare dhe gramatika shqipe me shkronja arabe.[4]
Themeluesit
RedaktoLista e themeluesve siç figuron tek statuti (Kanonizma) në shtypshkronjën e A. Zelici:[5]
- M. Ferid Vlora
- Mehmed Ali Vrioni
- Vejsel Dinua
- Ibrahim Dinua
- Abdyl Frashëri
- Sami Frashëri
- Mustafa Janina
- Sejfullah Zavalani
- Ahmed Shefkiu Gjinokastriti
- Pashko Vasa Shkodrani
- Ndoc Xhuxhi
- Nikollë Bonati
- Gjon Bonati
- Koto Hoxhi
- Koto Sotiri
- Pandeli Sotiri
- Nano Petri Saraqinishtasi
- Nikollë Stavro Vasua Qestoratasi
- Anastas Kostandin Frashëri
- Vasil' i P. Ndrekosë Postenanasi
- Danil' i Dh. Adamit Oparaku
- Mihal' i A. Plumbit Përmetasi
- Konstandin’ i N. Haxhopullit Ixgarasit
- Vasil' i Vangjelit Delvinasi
- Harallamb' i P. Pulëshitësit Delvinasi
- Janço-Kosta Ogrenasi
- Ioan-Vretua Postenanasi
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Biernat, Agata (2013). "Albanian Political Activity in Ottoman Empire (1878-1912)" (PDF). World Journal of Islamic History and Civilization (në anglisht). IDOSI Publications. 3 (1): 2. ISSN 2225-0883.
- ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht) (bot. 2). Scarecrow Press. fq. 479. ISBN 978-0810861886.
- ^ Elsie, Robert (2005). Albanian Literature: A Short History (në anglisht). I. B. Tauris. fq. 69, 70, 71, 76, 81, 95, 98–99, 101–102, 118, 153. ISBN 978-1845110314. Marrë më 2013-09-12.
- ^ Clayer, Nathalie (2008). Aux origines du nationalisme albanais: La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe (në frëngjisht). Karthala editions. fq. 272. ISBN 9782811125356.
- ^ Lafe, Emil; Lloshi, Xhevat. "Statuti i Shoqërisë së Stambollit". malisheva.tv.