Hape menynë kryesore

Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip

organizatë


Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip ose Shoqëri e të shtypurit shkronjavet shqip 12 tetor 1879, Stamboll, Perandoria Osmane, ishte një organizatë patriotike e intelektualëve shqiptarë, që promovonin botimet në gjuhën shqipe, veçanërisht tekste shkollore, të cilat ishin jashtëzakonisht të rëndësishme për arsimin e brezave të rinj.[1][2][3]

Kur u krijua, mes 28 anëtarëve themelues, katër ishin katolikë nga Shkodra (Pashko Vasa, Ndoc Xhuxha, Nikollë e Gjon Bonati), katërmbëdhjetë ishin ortodoksë nga Korça e Gjirokastra dhe dhjetë ishin myslimanë. Ndër myslimanët, përpos dr. Ibrahim Starovës, nëntë të tjerët ishin nga Vilajeti i Janinës, ndër ta përfaqësues të familjeve të bejlerëve të vilajetit: Ferid pashë Vlora, Mehmet Ali pashë Vrioni, vëllezërit Vejsel dhe Ibrahim bej Dino, Mustafa bej Janina, Sejfullah bej Zavalani, Ahmed Shefki Gjirokastra si dhe Samiu me Naimin. Mund të përmendet edhe Mullà Daut Boriçi, i cili më 1882 i propozoi autoriteteve osmane që të botoheshin abetare dhe gramatika shqipe me shkronja arabe.[4]

Shih edheRedakto

ReferimeRedakto

  1. ^ Agata Biernat (2013). "Albanian Political Activity in Ottoman Empire (1878-1912)" (PDF). World Journal of Islamic History and Civilization. IDOSI Publications. 3 (1): 2.  2225-0883. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Robert Elsie (2010-03-19). Historical Dictionary of Albania (bot. 2)). Scarecrow Press. f. 479.  978-0810861886. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Elsie, Robert (2005-12-22). Albanian Literature: A Short History. I. B. Tauris. ff. 69, 70, 71, 76, 81, 95, 98–99, 101–102, 118, 153.  978-1845110314. Marrë më 2013-09-12. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Clayer, Nathalie (2018). Aux origines du nationalisme albanais: La naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe. Karthala editions. f. 272.  9782811125356. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)