Skerdilajd Faria
Skerdilajd Faria
RedaktoDr. Skerdilajd Faria, njohur edhe si dr. Skerdi, është mjek, personazh publik televiziv dhe sipërmarrës shqiptar (nënshtetas italian që nga vitit 2013), themelues dhe administrator i Spitalit Ditor KEIT, i cili ofron shërbime në fushën e kirurgjisë estetike.[1][2][3]
Jeta private
RedaktoI lindur më 21 Shtator 1971 në qytetin e Tiranës, fëmijë i vetëm i dy prindërve arsimtarë, z. Late Faria me prejardhje nga Kurjani i Fierit dhe znj. Liri Bakiri me prejardhje nga Gjirokastra.
Në vitin 1974 familja e dr. Skerdit u transferua në qytetin e Ballshit, ku kaloi fëmijërinë dhe përfundoi studimet 8 - vjeçare në shkollën "5 Shkurti" si dhe shkollën e mesme në gjimnazin "Dervish Hekali". Pas përfundimit të shkollës së mesme me rezultate shumë të larta në mësime në vitin 1989, u dekorua edhe me medaljen e artë nga Ministria e Arsimit.
I martuar, me dy fëmijë (Elena dhe Gjergji), tashmë jeton midis Tiranës dhe Romës ku aktualisht banon edhe familja e tij.
Studimet e larta
RedaktoNë vitin 1995 përfundoi studimet e larta në Universitetin e Mjekësisë, së Tiranës
Në vitin 1997 u transferua në Romë, ku në 2002 përfundoi specializimin në Higjenë dhe Mjekësi Parandaluese (me lode) pranë Universitetà degli Studi La Sapienza,
Në mars 2004 përfundoi studimet për njohjen e diplomës së mjekësisë pranë Universitetà degli Studi La Sapienza, Roma.
Në vitin 2006 përfundoi studimet dhe mbrojtjen e Doktoratës (PhD) pranë Universitetà degli Studi La Sapienza, Roma, me temë mbi studimin e infeksioneve spitalore (me lode).[4]
Më tej vazhdoi specializimin në Anestezi dhe Rianimacion pranë Universitetit Tor Vergata, Roma, studime të cilat i përfundoi në vitin 2009 (me lode).
Eksperienca e punës
RedaktoNë vitin 1996 punësohet pranë Istitutit të Shëndetit Publik, Tiranë ku punon deri në shkurt të vitit 1997.
Në vitin 1997 transferohet në Romë ku deri në vitin 2004 ka frekuentuar Istituto Superiore di Sanità duke kryer stazhin e specializimit.
Në vitin 2008 bëhet pjesë e Staffit Akademik të Universitetit Zoja e Këshillit të Mirë pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe Kirurgjisë për mësimdhënien e Epidemiologjisë.
Në periudhën 2009 - 2012 ka punuar si mjek anestezist reanimator, profesionist i lirë, në Romë.
Gjatë qëndrimit në Romë ka bashkëpunuar në një sërë studimesh shkencore në fushën e higjenës, epidemiologjisë, infeksioneve spitalore dhe anestezisë. [5][6][7][8][9][10][11][12][13][14][15][16][17]
Pas marrjes së përvojës në sistemin shëndetësor italian, Dr. Faria u kthye në Shqipëri për të themeluar në vitin 2011 Klinikën Estetike Italiane KEIT, të cilën e drejton edhe aktualisht ne rolin e CEO.[2][4]
Nderime
Redakto1989 - Medalja e Artë, dekoruar nga Ministri i Arsimit Prof. Dr. Skënder Gjinushi.
Përgjegjësia sociale
RedaktoNë vitin 2016 në kuadër të sipërmarrjes që drejton KEIT Day Hospital dhe së bashku me Kryqin e Kuq Shqiptar ndërmori nismën "Edhe unë dua të jetoj" për sensibilizimin e dhurimit vullnetar të gjakut në ndihmë të fëmijëve që vuajnë nga talasemia duke mbledhur 4,000 njësi gjaku deri në vitin 2022. [18] [19] [20] [21] [22] [23]
Duke filluar nga viti 2015 dhe në vazhdim ka kontribuar me 318 pemë për gjelbërimin e kryeqytetit për nismën e Bashkisë Tiranë "1 milionë pemë", ka dhuruar mbi 100 stola për komunitetin, 300 kosha për mbeturinat dhe ka ndërmarrë disa nisma për pastrimin e lagjeve të Tiranës. [24] [25] [26] [27] [28] [29]
Ka dhuruar mbi 1000 pako ushqimore për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Shqipëri duke u bashkuar me fondacionin Fundjavë Ndryshe. Ka ndihmuar njerëzit në nevojë dhe u ka rindërtuar shtëpitë familjeve në kushte të vështira ekonomike. [30] [31]
Në vitin 2022 ka mundësuar 40 bursa studimi çdo muaj për dy vite rresht për fëmijët e qendrës Tumo, për teknologjinë dhe inovacionin. [32]
Çdo vit në muajin tetor dhuron eko gjiri falas për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit pranë KEIT. Në tetor të vitit 2023 ndërmori nismën "Në emër të jetës" për sensibilizimin për dhurimin vullnetar të flokëve dhe përgatitja e parukeve duke mundësuar 50 të tilla për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. [33]
Media
RedaktoNë Shqipëri, disa nga emisionet ku ka qenë i ftuar janë:
- "Pasdite në Top Channel", në vitin 2011, i ftuar disa herë në këtë emision ku ka diskutuar për karrierën e tij, projektet në kirurgjinë estetike dhe çështje të tjera me interes publik.
- "Doktor KEIT", në vitin 2012 seriali i kirurgjise estetike ne Top Channel dhe Digitalb: Diskutime mbi kirurgjinë estetike, trendet e fundit etj.
- "Top Show" në vitin 2012 nga Alban Dudushi në Top Channel. I ftuar në këtë emision si pjesë e një paneli diskutimi, ku janë diskutuar tema të ndryshme mbi bukurinë dhe kirurgjinë estetike.
- "6 Ditë pa Ermalin" në vitin 2014 nga Ermal Mamaqi në Digitalb. Emision komik dhe satirik ku ka ndarë batuta por edhe detaje nga profesioni si mjek dhe eksperienca në kirurgjinë estetike.
- "Jamais Vu" nga Mustafa Nano në Ora News. Emision aktualiteti ku ka folur mbi tema të ndryshme përfshirë dhe rrugëtimin e tij dhe kirurgjinë estetike.
- "Fustani i ëndrrave" nga Orinda Huta në Vizion Plus. I ftuar në këtë emision për të dhënë opinionin e tij dhe për të ndarë eksperiencat personale dhe profesionale.
- "Një kat më lartë" në vitin 2017 nga Ermal Peci në In Tv. Në këtë emision janë trajtuar tema të ndryshme në lidhje me ndërhyrjet apo trajtimet estetike, duke përmendur këtu edhe personazhe të njohur të medias dhe televizionit në Shqipëri.[34]
- "C'est la vie" në vitin 2018 në TV Klan: Pjesëmarrës i programit argëtues ku ka treguar një anë tjetër të tij për publikun si një figurë e njohur në Shqipëri. [35]
- "Why Not" në vitin 2018 me Roza Latin në Ora News. Intervistë mbi familjen, punën dhe jetën personale.[36]
- "Xing me Ermalin" në vitin 2019, moderuar nga Ermal Mamaqi në TV Klan: Eksperienca personale dhe profesionale trajtuar me nota humori. [37]
- "Pop Culture" në vitin 2019 me Kelvi Kadillin dhe Dojna Memën. Emision argëtues në të cilin ka ndarë këshilla profesionale dhe detaje nga kirurgjia estetike.
- "Soriée" në vitin 2019 nga Jonida Shehu në Top Channel. Detaje nga puna, familja dhe jeta personale. [38]
- "Ftesë në 5" në vitin 2019, 2020 dhe 2021 në Top Channel moderuar nga Bieta Sulo, i ftuar për tema të ndryshme, histori personale dhe profesionale.[39]
- "E diela shqiptare" nga Ardit Gjebrea në TV Klan në vitin 2019, si i ftuar në disa rubrika si "Ka një mesazh për ty", "BE Coffee", "Për drekë me mua" etj. [40]
- "Ditë e re" në vitin 2020 në RTV Ora. Pjesë e panelit të diskutimeve, ku u diskutua mbi kirurgjinë estetike dhe tema të tjera sociale.
- "Shqipëria Live" në vitin 2021 në Top Channel: Tema aktuale dhe përvoja nga karriera e tij. [41]
- "Fit Station" në vitin 2021 me Çenkuela Hasën në News24, një intervistë ndryshe e realizuar në palestër në të cilën ka ndarë me publikun detaje mbi veten dhe familjen.
- "Natën me Aulonën" në vitin 2022 në MCN TV me Aulona Mustën: Intervistë mbi jetën personale dhe profesionale.
- "Rrugëtim me Anilën" në vitin 2022 në News 24 nga Anila Çela Teliti: Rrugëtimi i tij në fushën e mjekësisë duke ofruar një pasqyrë të karrierës së tij dhe vështirësive që ka hasur.
- "Opinion" në vitin 2023 në TV Klan nga Blendi Fevziu: Historia e jetës së tij dhe suksesi në sipërmarrje, diskutime mbi kirurgjinë estetike dhe çështje sociale. [42] [43] [2][3]
- "Luaj me mua" në vitin 2023 nga Bledi Strakosha në RTSH. Emision argëtues me fëmijë, ku si i ftuar i është përgjigjur pyetjeve dhe kuriziteteve të fëmijëve.
- “Shije shtëpie” në vitin 2024 në TV Klan: Detaje nga jeta e tij personale, i ftuar si panelist për tema të ndryshme duke ndarë dhe këshilla profesionale. [44]
- “Drejt” në vitin 2024 në Ora News: Pjesë e një paneli të ftuarish për temën mbi përfitimet dhe rreziqet e kirurgjisë estetike. [45]
- “Albano Show” në vitin 2024 në Vizion+ nga Albano Bogdo: Emision argëtues ku ka ndarë batuta por edhe këshilla mbi kirurgjinë estetike. [46]
- "Pasditja ime" në vitin 2024 në RTSH nga Gerta Gixhari. Në këtë emision ka diskutuar mbi familjen, jetën personale dhe rrugëtimin e tij.
- "Wake Up" në vitin 2024 në Top Channel, emision i përditshëm mëngjesi ku ka ndarë perspektivën e tij mbi zhvillimet personale dhe profesionale.
- "Pushime on Top" në vitin 2024 nga Eni Shehu dhe Lei Kraja, një emision veror ku ka ndarë planet e tij lidhur me sipërmarrjen që drejton.
Në Itali, ka marrë pjesë në disa prej emisioneve më të ndjekura, si:
- "Beato tra le donne" në vitin 1999 në Canale 5, Mediaset, drejtuar nga Enrico Papi, pjesëmarrës si konkurrent.
- "Nemo - Nessuno Escluso" në vitin 2017 me Enrico Lucci në Rai 2: Perspektiva mbi mjekësinë dhe kirurgjinë estetike.
- "La vita in Diretta" në vitin 2021 me Lorella Cuccarini në Rai 1, emision i përditshëm ku diskutohen lajme aktuale dhe tema sociale, ku ka prezantuar KEIT si një sipërmarrje e suksesshme në fushën e kirurgjisë estetike.
- "Dritto e Rovescio" në vitin 2023 në Rete 4 nga Paolo Del Debbio: Diskutime mbi mjekësinë estetike dhe KEIT Day Hospital. [47] [48]
- "Farwest" në 2023 në Rai 3 nga Salvo Sottile. Diskutime mbi trendet e reja të kirurgjisë estetike, impaktin në shoqëri dhe KEIT Day Hospital.
- "100 minuti" në vitin 2024 në LA7 nga Corrado Formigli dhe Alberto Nerazzini: Perspektiva mbi zhvillimet në kirurgjinë estetike. [49]
- "L’aria che tira" në vitin 2024 në LA7 nga David Parenzo: Diskutime mbi kirurgjinë estetike dhe zhvillimet e reja në KEIT Day Hospital. [50]
- "La Zanzara" në Radio24 nën drejtimin e Giuseppe Cruciani dhe David Parenzo: Prespektiva mbi trendet dhe zhvillimin e mjeksisë estetike.
Kinematografia
RedaktoNë mbështetje të artit dhe kulturës, ai ka qenë i ftuar dhe ka patur role në disa projekte filmike si:
- Filmi "Kokrrat" (2015) nga Erion Bubullima.
- Filmi "I Love Tropoja" (2020) nga Ermal Mamaqi. [51]
- Filmi "Falco" (2020) nga Besart Kallaku. [52]
- Filmi "Seder 2" (2022) nga Zebervoki.
- Filmi "Golden Brothers" (2024) nga Drilon Hoxha.
Referime
Redakto- ^ "Si një anije kozmike, prezantohen ambientet e reja të KEIT Day Hospital". 2024-02-24. Marrë më 2024-02-26.
- ^ a b c "Nga medalja e arit tek shitja e vajit të makinave në rrugë, Dr. Skerdi rrëfen vitet e tij të vështira". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-02-26.
- ^ a b Fevziu, Blendi (2023-10-24). "Opinion - Skerdi Faria, historia e studentit që shiste vaj makinash në rrugë!". Tv Klan (në anglisht). Marrë më 2024-02-26.
- ^ a b "Nga fëmijëria tek "shpikja" e KEIT, doktor Skerdi: Do të rritet shumë më tepër". Opinion.al. 2023-09-22. Marrë më 2024-02-26.
- ^ Schinaia, N.; Faria, S.; Sallabanda, A.; Kakarriqi, E.; Di Renzi, M.; Rossi, F. (2003). "[Population study of knowledge and practice in the Albanian population regarding water usage and diarrhea prevention]". Annali Di Igiene: Medicina Preventiva E Di Comunita. 15 (4): 329–339. ISSN 1120-9135. PMID 14552200.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sodano, L.; Faria, S.; Gjata, A.; Kasneci, A.; Byku, B.; Schinaia, N. (2003). "[Guidelines for a prevalence survey of nosocomial infections in the University Hospital "Madre Teresa" in Tirana, Albania]". Annali Di Igiene: Medicina Preventiva E Di Comunita. 15 (5): 693–700. ISSN 1120-9135. PMID 14969323.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sodano, L.; Faria, S.; Di Renzi, M.; Gabriele, S.; Gruppo dello Studio di Prevalenza (2004). "[The prevalence survey of nosocomial infections: a very informative tool in a big hospital setting]". Annali Di Igiene: Medicina Preventiva E Di Comunita. 16 (5): 647–663. ISSN 1120-9135. PMID 15552731.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Faria, S.; Sodano, L.; Gjata, A.; Dauri, M.; Sabato, A. F.; Mertiraj, O.; Schinaia, N.; Prevalence Study Group (2006-12). "The first point prevalence survey of nosocomial infections in Albania: pilot study". Journal of Chemotherapy (Florence, Italy). 18 (6): 652–655. doi:10.1179/joc.2006.18.6.652. ISSN 1120-009X. PMID 17267345.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Faria, S.; Sodano, L.; Gjata, A.; Dauri, M.; Sabato, A. F.; Bilaj, A.; Mertiraj, O.; Llazo, E.; Kodra, Y.; Schinaia, N.; Prevalence Study Group (2007-03). "The first prevalence survey of nosocomial infections in the University Hospital Centre 'Mother Teresa' of Tirana, Albania". The Journal of Hospital Infection. 65 (3): 244–250. doi:10.1016/j.jhin.2006.11.007. ISSN 0195-6701. PMID 17241694.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Dauri, Mario; Sidiropoulou, Tatiana; Fabbi, Eleonora; Giannelli, Marco; Faria, Skerdilajd; Mariani, Pierpaolo; Sabato, Alessandro Fabrizio (2007). "Efficacy of continuous femoral nerve block with stimulating catheters versus nonstimulating catheters for anterior cruciate ligament reconstruction". Regional Anesthesia and Pain Medicine. 32 (4): 282–287. doi:10.1016/j.rapm.2006.06.249. ISSN 1098-7339. PMID 17720111.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Faria, S.; Sodano, L.; Dauri, M.; Sabato, A. F.; Gjata, A.; Kito, I.; Llazo, E.; Bilaj, A.; Mertiraj, O.; Schinaia, N.; Prevalence Study Group (2008-05). "First point prevalence survey of nosocomial infections in the intensive care units of a tertiary care hospital in Albania". The Journal of Hospital Infection. 69 (1): 95–97. doi:10.1016/j.jhin.2008.01.029. ISSN 0195-6701. PMID 18346815.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Faria, S.; Dauri, M.; Schinaia, N.; Gjata, A.; Sabato, A. F.; Bilaj, A.; Llazo, E.; Mertiraj, O.; Sodano, L.; Prevalence Study Group (2008-12). "First prevalence survey of surgical site infections in the University Hospital Centre 'Mother Teresa' of Tirana". The Journal of Hospital Infection. 70 (4): 381–383. doi:10.1016/j.jhin.2008.07.005. ISSN 0195-6701. PMID 18848737.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Dauri, Mario; Fabbi, Eleonora; Mariani, Pierpaolo; Faria, Skerdilajd; Carpenedo, Roberta; Sidiropoulou, Tatiana; Coniglione, Filadelfo; Silvi, Maria B.; Sabato, Alessandro F. (2009). "Continuous femoral nerve block provides superior analgesia compared with continuous intra-articular and wound infusion after anterior cruciate ligament reconstruction". Regional Anesthesia and Pain Medicine. 34 (2): 95–99. doi:10.1097/AAP.0b013e31819baf98. ISSN 1532-8651. PMID 19282706.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Masala, Salvatore; Mammucari, Matteo; Angelopoulos, Georgios; Fiori, Roberto; Massari, Francesco; Faria, Skerdilajd; Simonetti, Giovanni (2009-09). "Percutaneous vertebroplasty in the management of vertebral osteoporotic fractures. Short-term, mid-term and long-term follow-up of 285 patients". Skeletal Radiology. 38 (9): 863–869. doi:10.1007/s00256-009-0712-z. ISSN 1432-2161. PMID 19434408.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Dauri, M.; Faria, S.; Celidonio, L.; Tarantino, U.; Fabbi, E.; Sabato, A. F. (2009-08). "Retroperitoneal haematoma in a patient with continuous psoas compartment block and enoxaparin administration for total knee replacement". British Journal of Anaesthesia. 103 (2): 309–310. doi:10.1093/bja/aep189. ISSN 1471-6771. PMID 19596765.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Dauri, M.; Faria, S.; Gatti, A.; Celidonio, L.; Carpenedo, R.; Sabato, A. F. (2009-08). "Gabapentin and pregabalin for the acute post-operative pain management. A systematic-narrative review of the recent clinical evidences". Current Drug Targets. 10 (8): 716–733. doi:10.2174/138945009788982513. ISSN 1873-5592. PMID 19702520.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Dauri, M.; Coniglione, F.; Faria, S.; Fiori, R.; Frunzo, F.; Massari, F.; Simonetti, G.; Sabato, A. F.; Masala, S. (2009-12). "Continuous i.v. infusion of remifentanil and intraosseous lidocaine provide better analgesia than intraosseous lidocaine alone in percutaneous vertebroplasty of osteoporotic fractures". British Journal of Anaesthesia. 103 (6): 901–902. doi:10.1093/bja/aep324. ISSN 1471-6771. PMID 19918028.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ kksh (2016-04-18). "Dhurimi vullnetar i gjakut, po kthehet në një traditë". Kryqi Kuq Shqiptar (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-09-16.
- ^ kksh (2016-10-26). "18 - 21 Tetor dhurimi vullnetar gjaku te Klinika "KEIT", Fabrika e çimentos "Antea Cement" dhe Bashkia Kavajë". Kryqi Kuq Shqiptar (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Presidenti - 'Aleanca e Dhurimit të Gjakut' ndihmon të sëmurën nga Lushnja, Meta e mban fjalën". Syri | Lajmi i fundit. 2018-11-21. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Jetoj në Shqipëri dhe jeta vlen shumë pak!". Opinion.al. 2016-04-09. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Presidenti Meta në një seancë të dhurimit të gjakut nga studentët e Strugës dhe të rinjtë e forumeve rinore të partive politike". https://arkiva.president.al/. 21 Nëntor 2018.
{{cite web}}
:|url-status=https://arkiva.president.al/presidenti-meta-ne-nje-seance-te-dhurimit-te-gjakut-nga-studentet-e-struges-dhe-te-rinjte-e-forumeve-rinore-te-partive-politike-2/
i pavlefshëm (Ndihmë!); Lidhje e jashtme në
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|url-status=
dhe|website=
|date=
(Ndihmë!) - ^ kksh (2016-03-03). "Institucionet e ndryshme shtetërore dhe private – në mbështetje të iniciativave humanitare të Kryqit të Kuq në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut". Kryqi Kuq Shqiptar (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-09-16.
- ^ "18 pemë për rrënjët shqiptare, Dr. Skerdi: Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri!". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030". Shqiptarja.com. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Të mbajmë të rinjtë në Shqipëri/ Nisma sociale e promovuese e Dr. Skerdilajd Faria, CEO i KEIT Day Hospital". Ora News. 29-07-2024.
{{cite news}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Si asnjëherë më parë, Dr. Skerdi prezanton të birin në këtë event të veçantë". www.anabelmagazine.com. 2024-07-31. Marrë më 2024-09-16.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Ja dhurata që Dr. Skerdi i dhuroi të birit për 18-vjetor". Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Ja dhurata që Dr. Skerdi i dhuroi të birit për 18-vjetor". Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Foto-Video/Ja si u transformua shtëpia e familjes Bardhi, në vetëm 11 ditë". Opinion.al. 2016-05-15. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Aksidenti në punë, Stop dhe klinika Keit, i ndryshojnë jetën Manjola Kullës". Tv Klan. 7 Qershor 2018.
{{cite news}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ Disha, Ira (2024-07-28). "KEIT për komunitetin". Kirurgjia Estetike Italiane Tirane. Marrë më 2024-09-16.
- ^ Disha, Ira (2024-07-28). "KEIT për komunitetin". Kirurgjia Estetike Italiane Tirane. Marrë më 2024-09-16.
- ^ "Mjeku estetik Skerdi Faria: Luana nuk ka bërë ndërhyrje (Foto/Video)". Telegrafi. 2017-12-16. Marrë më 2024-11-06.
- ^ "Marina "sherr" me Big Mama-n: Kujdes çfarë thua!".
- ^ "Skerdi Faria: Do jem plak zevzek që do u çaj dërrasat të gjithëve". Ora News.
- ^ "Skerdi Faria 'zbulon' VIP-at shqiptarë që kanë bërë operacione".
- ^ "A është xheloze? Doktori i VIP-ave, Skerdi Faria fler për herë të parë për gruan". Dosja.al. 25.09.2019.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!) - ^ "Dorëzohet dr. Skerdi, kërkon falje publike live. Kush (s') e besoi?".
- ^ ""Ç'të të dojë kokrra e qejfit", Skerdi Faria pranon kërkesat e Kiçes".
- ^ "Dr.Skerdi tregon 'sherrin' me gruan: Kam kaluar tre ditë duke fjetur në bodrum me minj".
- ^ "Operacionet në KEIT/ Skerdi Faria: Një kuzhinier e transformuam nga mashkull në femër, punon në televizion". Opinion.al. 2023-10-25. Marrë më 2024-11-04.
- ^ "Operacionet në KEIT/ Skerdi Faria: Një kuzhinier e transformuam nga mashkull në femër, punon në televizion". 24.10.2023.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ "Vetë shkoi për studime në Itali, habit dr. Skerdi: Nuk do e lejoj vajzën të largohet për në SHBA".
- ^ "Doktor Skerdi: Hunda ndër operacionet më të vështira, njeriu e ka gjithmonë para pasqyrës".
- ^ "Me cilën nga femrat e showbiz-it shqiptar do bënte s*ks? Skerdi Faria: Nuk është vetëm një…".
- ^ "Puna fantastike në klinikën "KEIT", media italiane artikull për doktor Skerdi Faria".
- ^ ""THYEN" KUFIJTË! "KEIT Day Hospital" në fokusin e medies italiane "Corriere Della Sera"-s".
- ^ "KEIT në Corriere della Sera".
- ^ "Top News/ Turizmi mjekësor në Shqipëri / KEIT dhe Skerdi Faria në televizionin italian La 7 - Top Channel". top-channel.tv (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-11-06.
- ^ "Ermal Mamaqi's new film brings together the most prominent names! The well-known doctor of VIPs part of it" (në anglisht).
- ^ "Shokon Dr. Skerdi: Kam qenë në burg, merresha me mall!".