Panajot Pano (7 Mars, 1939Durrës19 janar, 2010Jacksonville, Florida, ShBA) ishte futbollist shqiptar dhe mbahet si një legjendë në futbollin shqiptar.

Panajot Pano

Panajot Pano në vitin 1964
Të dhënat vetjake
Emri i plotëPanajot Thoma Pano
Datëlindja(7-03-1939)1939 mars 7 invalid day
VendlindjaDurrës, Shqipëri
Data e vdekjesGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
VendvdekjaJacksonville, Florida, Shba
PozicioniSulmues
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1957–196017 Nëntori28(8)
1960–1975Partizani210(136)
Gjithsej238(144)
Karriera ndërkombëtare
1963–1973Shqipëria28(4)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

E fillon karrierën e tij sportive me 12 vjeç në skuadrën e të rinjve të SK Tirana si portier. Më vonë në vitin 1959 mbasi emërohet në ushtri luan për skuadrën e KF Partizani si sulmues. Me këtë lojtar në gjirin e tij KF Partizani fiton katër herë kampionatin kombëtar dhe pesë herë kupën e Republikës. Panajot Pano luajti 25 herë për skuadrën kombëtare. Në vitin 1970 skuadra kombëtare fiton kupën e Ballkanit. Mbas vitit 1975 ai stërviti si trajner ekipin kombëtar dhe atë të të rinjve të KF Partizani.

I pajisur me një teknikë të përsosur driblimi, ai ishte një nga lojtarët më të mirë të kombëtares së futbollit. Në vitin 2003 me rastin e jubileut të UEFA-s u zgjodh si lojtari më i mirë i të gjitha kohërave nga Federata Shqiptare e Futbollit [1].

27 prill 2005 merr titullin "Mjeshtër i Madh i Punës", akorduar nga Presidenti i Republikës Alfred Moisiu. Ai vdiq me 19 janar të vitit 2010 në Jacksonville, Florida, SHBA nga një atak kardiak.

Suksese Redakto

Panajot Pano është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi me titullin më të larte : Nderi i Kombit. I njohur si Legjenda e futbollit shqiptar, ai është i pari sportist që merr titullin Nderi i Kombit

 
Panajot Pano duke marre titullin Mjeshtër i Madh i Punës nga Fatos Nano
  • katër herë kampion kombëtar me skuadrën KF Partizani
  • pesë herë fitues i kupës së Republikës me skuadrën KF Partizani
  • fitues i kupës së Ballkanit më 1970 me skuadrën kombëtare

Lidhje të jashtme Redakto