Hape menynë kryesore

Statuja (e njohur edhe si shtatore ose trupore) është një skulpturë e lirë në të cilën paraqiten figura të gjera realiste të personave apo kafshëve ose forma jo-përfaqësuese, të gdhendura në një material të qëndrueshëm si druri, metali apo guri. Statujat tipike janë të përmasave reale të jetës ose afër madhësisë reale; nëse një skulpturë që përfaqëson personat ose kafshët në figurë të plotë, është në përmasa dukshëm më të vogla se sa ato reale atëherë ajo quhet statuetë apo figurinë, ndërsa një skulpturë me përmasa dukshëm më të mëdha se përmasat e saj në jetën reale atëherë ajo quhet statujë kolosale . [1]

Statujat janë prodhuar në shumë kultura që nga parahistoria e deri në ditët tona; statuja më e vjetër e njohur deri më tani daton rreth 30.000 vjet më parë. Statujat përfaqësojnë njerëz dhe kafshë të ndryshme, të vërtetë dhe mitikë. Shumë statuja janë vendosur në vende publike si një formë e artit publik . Statuja më e lartë e botës, është Statuja e Unitetit, me një lartësi prej 182 metra (597 ft) dhe ndodhet pranë digës Narmada në Gujarat, Indi .

GaleriaRedakto

Shiko gjithashtuRedakto

ReferimetRedakto

  1. ^ Collins online dictionary: Colossal "2. (in figure sculpture) approximately twice life-size."; entry in the Getty Art & Architecture Thesaurus® Online