Vajza me pata
Vajza me pata është film i animuar shqiptar i metrazhit të shkurt për fëmijë, i realizuar me teknikën me kukulla dhe i prodhuar nga kinostudioja Shqipëria e Re më 1975. Është filmi i parë i animuar në shqip. Vajza me pata është përgatitur nën skenarin e Astrit Bishqemit, regjinë e Esat Musliut, me piktor Astrit Totën, ndërsa si operator është angazhuar Faruk Basha. Muzikën e filmit e ka kompozuar Alfons Ballici.[1]
Vajza me pata | |
---|---|
Regjia nga | Esat Musliu |
Shkruar nga | Astrit Bishqemi |
Muzika | Alfons Ballici |
Kompania prodhuese | |
Data e publikimit | 1975 |
Kohëzgjatja | 20 minuta |
Shteti | Shqipëri |
Gjuha | Shqip |
Përmbajtja
RedaktoNgjarja zhvillohet në vitet e para të pushtimit fashist. Jeta një vajzë e vogël është e detyruar të ruaj patat e zotit Kasem për të mbijetuar dhe në shtëpinë e zotit Kasem ajo ndjen shtypjen dhe shfrytëzimin. Për Jetën e zgjuar dhe të etur për dije s'ka lodra dhe as abetare siç ka djali i përkëdhelur i zotit Kasem. Me ndihmën e mësuesit, Jeta bëhen anëtarë të grupeve antifashiste së bashku me shokët e saj të varfër Skënderi, Ylli, Petriti etj.[1]
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ a b "Vajza me pata". AQSHF. Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2021. Marrë më 2021-03-28.