Kelvingrove Art Gallery and Museum, Glasgow

Historia e arteve përfshin çdo aktivitet ose produkt të krijuar nga njeriu për qëllime estetike ose komunikuese që shprehin ide, emocione ose në përgjithësi, një vizion të botës. Arti përdor metoda të ndryshme, të tilla si plastike, gjuhësore, sonore apo të përziera. Historia e arteve si një disiplinë akademike si dhe mjedisi institucional (muzetë, tregu i artit, departamentet e universiteteve dhe shtëpitë botuese) e kanë zakon ta kufizojnë atë në të ashtuquajturat arte pamore ose plastike (në thelb piktura, skulptura dhe arkitektura) ndërsa që artet e tjera studiohen në mënyrë më specifike nga disiplina të tjera, të përcaktuara qartë, si historia e letërsisë apo historia e muzikës, duke qenë të gjitha objekt vëmendjeje nga e ashtuquajtura histori e kulturës apo historia kulturore, së bashku me historitë sektoriale të fokusuara në manifestime të tjera të mendimit, si historia e shkencës, historia e filozofisë apo historia e religjioneve. Disa fusha të dijes të lidhura ngushtësisht me historinë e artit, janë estetika dhe teoria e artit.

Përgjatë kohës arti ka qenë klasifikuar në mënyra të ndryshme, që nga ai mesjetar në arte liberale dhe arte mekanike, në klasifikimin në arte të bukura dhe arte të aplikuara dhe deri te përcaktimet bashkëkohore, ku arti shihet si një shfaqje e kreativitetit njerëzor. Një ndarje e shekullit të XX e arteve, megjithëse nuk i përfshin të gjitha, është ajo e “nëntë arteve”. Ajo u hartua fillimisht në vitin 1923 nga poeti Italian Ricciotto Canudo dhe u zgjerua me dy zërat e fundit nga kritiku francez Claude Beylie në 1964. Kështu, lista e arteve kryesore në shekullin e XX përfshinte: arkitekturën, kërcimin, skulpturën, muzikënpikturënpoezinë (e përshkruar gjerësisht si letërsi me funksion estetik, e cila përfshin edhe llojet e veçanta të teatrit dhe rrëfimit), kinemaja, radio-televizioni dhe tregimet figurative (comics). Tanimë, përveç formave të vjetra të shprehjes artistike po konsiderohen edhe mënyra të reja shprehjeje artistike si moda, gastronomia, compiuter art-i, artet grafike, performaca, reklama, animimi dhe videolojërat.

Historia e artit është një degë shumëfushëse e arteve dhe shkencave, që kërkon një ekzaminim objektiv të artit përmes kohës, duke klasifikuar kulturat, vendosur periodizimet dhe duke vëzhguar karakteristikat dalluese dhe ndikuese të artit. Studimi i historisë së artit u zhvillua fillimisht gjatë Rilindjes, me qëllimin e saj të kufizuar në prodhimin artistik të qytetërimit perëndimor. Gjithësesi, me kalimin e kohës, vendosi një shikim më të gjerë të historisë së artit që ka një përmbledhje të përgjithëshme të gjithë qytetërimeve dhe analiza të prodhimit të tyre artistik sipas vetë vlerave të tyre (relativizmi kulturor) dhe jo vetëm sipas historisë së artit perëndimor.

Sot, arti gëzon një rrjet të gjerë studimi, përhapja dhe konservimi i gjithë trashëgimisë artistike të njeriut përgjatë historisë. Shekulli i XX ka parë përhapjen e institucioneve, fondacioneve, muzeumeve dhe galerive të artit, në sektorin publik dhe privat, dedikuar analizave dhe katalogimit të punëve artistike ashtu si dhe ekzibicione që synojnë një audiencë të zakonshme. Ngritja e mediave ka qenë themelore në përmirësimin e studimit dhe përhapjes së artit. Ngjarje ndërkombëtare dhe ekzibicione si Whitney Biennial dhe bienalet e Venecias dhe São Paulos ose the Documenta of Kassel kanë ndihmuar zhvillimin e stileve dhe trendeve të reja. Çmime si ai Turner i Tate Gallery-së, Wolf Prize in Arts, Pritzker Prize i arkitekturës, Pulitzer i fotografisë dhe ai Oscarkinematografi promovojnë gjithashtu punët më të mira krijuese në një nivel ndërkombëtar. Institucione si UNESCO, me vendosjen e listave të World Heritage Site, ndihmon gjithashtu në konservimin e monumenteve kryesore në botë.






Parapamje në vitrinë

Redakto