Xhamia Shahi e Gurait
Xhamia Shahi e Gurait është një faltore e vjetër myslimane e vendosur në fshatin Gurai të upazilës Nikli, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës së Bangladeshit që është shpallur monument arkeologjik.[1][2]
Xhamia Shahi e Gurait | |
---|---|
গুরই শাহী মসজিদ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Funksionale |
Tipi | Xhami |
Stili arkitektural | Arkitektura Mogule |
Vendndodhja | Fshati Gurai, upazila Nikli, distrikti i Kishoreganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 24°16′18″N 90°56′09″E / 24.271616°N 90.935703°E |
Përfundimi | 1680 |
Height | |
Architectural | 35 ft (11 m) |
Historia
RedaktoXhamia Shahi e Gurait paraqet Arkitekturën e Periudhës Mogule. Në bazën e kupolës së xhamisë ndodhet një mbishkrim i ngusht dhe i gjatë. Ai sugjeron se xhamia u ndërtua rreth vitit 1680. Në mbishkrim është gdhendur emri i sulltan Barbak Shahut.[3]
Përshkrimi
RedaktoXhamia Shahi e Gurait ka formë katrore. Lartësia e mureve është 22 ft (6.7 m) së brendshmi dhe 35 ft (11 m) së jashtmi. Në këndet e saj ndodhen katër kullëza tetëkëndore, që ngrihen duke përfunduar në një kupolëzë të vogël prej argjendi. Xhamia ka gjithashtu një kupolë të madhe në formë bulbore. Xhamia ka tre hyrje, nga një në muret veriore, jugore dhe lindore, që është dhe hyrja më e madhe qëndrore. Lartësia e hyrjes qëndrore është 7.3 ft (2.2 m), ndërsa gjerësia është 4.6 ft (1.4 m). Në murin perëndimor ndodhen tre mihrabë, ku i mesmi është më i madh se të tjerët. Ata kanë punime të bukura në terrakotë. Në këtë xhami mund të shihet ndikimi i Arkitekturës së Periudhës së Sulltanatit të Bengalit.[3]
Shiko gjithashtu
Redakto- Xhamia e Shah Mohamadit
- Xhamia Kutub Shah
- Xhamia Shahi e Parulias
- Xhamia Bhujanpara e Beraidit
- Xhamia e Pathrailit
- Xhamia Shahi e Muazampurit
- Xhamia Goaldi
- Xhamia e Baba Adamit
- Xhamia e Atias
- Xhamia me 201 kupola
- Xhamia e Aurangzebit
- Mazari dhe Xhamia e Haxhi Baba Saleh
- Xhamia Sat Gambuxh
- Xhamia e Khan Mohamad Mridhas
- Husaini Dalani
- Xhamia e Binat Bibit
- Xhamia e Shahbaz Khanit
- Arkitektura e Bengalit
- Islami në Bangladesh
- Lista e xhamive në divizionin e Dhakës
- Lista e monumenteve të rëndësishme në divizionin e Dhakës
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ "কিশোরগঞ্জের পর্যটন স্থান". kishoreganj.com (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2017. Marrë më 8 tetor 2017.
- ^ "নিকলী উপজেলা". Bangladesh National Information Portal, Nikli Upazila (në bengalisht). Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2016. Marrë më 8 tetor 2017.
- ^ a b Shamsuzzaman Khan (2013). Bāṃlādeśera lokaja saṃskr̥ti granthamālā: Kiśoragañja (në bengalisht). Bangla Academy. ISBN 984-07-5295-2.