Ahmed ibn Hanbeli
Aḥmad bin Muḥamed bin Ḥanbel Ebu Abdullah el-Shejbani (Arabisht: احمد بن محمد بن حنبل ابو عبد الله الشيباني, 780–855/164–241 pas hixhretit), ishte teolog dhe dijetar mysliman. Ai konsiderohet si themelues i medh-hebit Hanbeli, ai poashtu referohet si Shejh el-Islam. Hanbeli ishte një zëdhënës i fuqishëm për përdorimin e haditheve.
Ebu Abdilah Aḥmed Ibn Muḥamed Ibn Ḥanbel el-Thuhli أَبُو عَبْد ٱلله أَحْمَد ابْن مُحَمَّد ابْن حَنۢبَل الذهلي | |
---|---|
Titulli | Shejh el-Islam, Imam |
Personal | |
Lindur | 780 Rabi-ul-Euel 164 pas hixhretit[1] Bagdad, Hilafeti Abasit[2] |
Vdekur | 2 gusht 855 12 Rabi-ul-Euel 241 pas hixhretit (74-75 vjet)[1] Baghdad, Hilafeti Abasit[3] |
Feja | Islam |
Era | Epoka e Artë Islame |
Rajoni | Irak |
Jurispodenca | Ixhtihad |
Kredo | Athari |
Interesi kryesor (et) | Fëkëh, Hadith, Akide[3] |
Ide (të) e dukshme | Medh'hebi Hanbeli |
Puna (ët) e dukshme | Musnedi i Ahmed ibn Hanbelit Radd ʿala’l-Ḏj̲ahmiyya wa’l-Zanādiḳa Kitāb al-Sunnah |
Profesioni | Dijetar i Islamit, muhadith |
Muslim leader | |
Influenced by | |
Influenced
|
Jeta
RedaktoFamilja e Ahmed ibn Hanbelit ishte nga Basra të Irakut dhe i përkiste fisit arab Benu Dhuhl. Babai i tij ishte oficer i ushtrisë Abbasid në Horasan dhe më vonë u kthye në Bagdad në kohën kur u lind Ahmedi. Ibn Hanbeli ka pasur dy gra dhe shumë fëmijë.
Ahmed ibn Hanbeli ka studiuar në Bagdad dhe më vonë udhtoi dikun më larg për edukimin e tij. Ai filloi të studionte fikhun. Pas studimit të tij me Ebu Jusufin (nxënës i Ebu Hanifes), Ibn Hanbeli filloi të shkoj tek Iraku, Siria, Arabia për të mbledhur hadithe ose traditën e Profetit Muhammed. Ibn el-Xheuzi thotë se Ibn Hanbeli ka kontrolluar rreth 414 hadithe. Pas shumë viteve, ai filloi të kthehet në Bagdad për të studiuar në sheriatin e Imam Shafi’ut. Ai u bë mufti në pleqëri, por kujtohet si i popullarizuar dhe themelues i medh-hebit Hanbeli. Ibn Hanbeli vdiq 855 hixhri në Bagdad, Irak. Historianët tregojnë lidhje me varrimin e tij se 800,000 burra dhe 60,000 gra morrën pjesë, ndërsa 20,000 krishterë dhe jehudë u konvertuan në Islam në këtë ditë.
Punimet
Redakto- Usool as-Sunnah : "Themelet e traditës profetike (në besim)"
- asSunnah : "Tradita e Profetit (në besim)"
- Kitab al-`Ilal wa Ma‘rifat al-Rijal: "Libri i transmetimeve që përmbajnë të meta të fshehura dhe i diturisë së njerëzve (të hadithit)" Rijad: El-Maktabah el-Islamiyyah
- Kitab al-Manasik: "Libri i riteve të haxhit"
- Kitab al-Zuhd: "Libri i Abstinencës", Muhammad Zaghlul, Beirut: Dar al-Kitab al-'Arabi, 1994
- Kitab al-Iman: "Libri i Besimit"
- Kitab al-Masa'il: "Çështjet e Fikhut"
- Kitab al-Ashribah: "Libri i Pijeve"
- Kitab al-Fada'il Sahaba: "Virtytet e Shokëve"
- Kitab Tha'ah al-Rasul : "Libri i bindjes tek i dërguari"
- Kitab Mansukh: "Libri i Shfuqizimit"
- Kitab al-Fara'id: "Libri i veprave obligative"
- Kitab al-Radd `ala al-Zanadiqa wa'l-Jahmiyya: "Përgënjeshtrimet e heretikëve dhe xhahmitëve" (Kairo: 1973)
- Tefsir : "Shpjegimi"
- Musnedi i Imam Ahmed ibn Hanbelit