Hape menynë kryesore

Aḥmad bin Muḥammad bin Ḥanbal Abū ʿAbd Allāh al-Shaybānī (780-855 e.r/164-241 në vitin e hixhretit) (arabishtاحمد بن محمد بن حنبل ابو عبد الله الشيباني) ishte teolog dhe dijetar mysliman. Ai konsiderohet si themelues i medh-hebit Hanbeli, ai poashtu referohet si Shehj el-Islam. Hanbeli ishte një zëdhënës i fuqishëm për përdorimin e haditheve.

JetaRedakto

Familja e Ahmed ibn Hanbelit ishte nga Basra të Irakut dhe ishin fise së Sheybanit (fis arab). Babai i tij ishte oficer i ushtrisë Abbasid në Khorasan dhe më vonë u kthye në Bagdad në kohën kur u lind Ahmedi. Ibn Hanbeli ka pasur dy gra dhe shumë fëmijë.

Ahmed ibn Hanbeli ka studjuar në Bagdad dhe më vonë udhtoi dikun më larg për edukimin e tij. Ai filloi të studionte fikhun. Pas studimit të tij me Ebu Jusufin (nxënës i Ebu Hanifes), Ibn Hanbeli filloi të shkoj tek Iraku, Siria, Arabia për të mbledhur hadithe ose traditën e Profetit Muhammed. Ibn al-Jawzi thotë se Ibn Hanbeli ka kontrolluar rreth 414 hadithe. Pas shumë viteve, ai filloi të kthehet në Bagdad për të studiuar në sheriatin e Imam Shafi’ut. Ai u bë mufti në pleqëri, por kujtohet si i popullarizuar dhe themelues i medh-hebit Hanbeli. Ibn Hanbeli vdiq 855 hixhri në Bagdad, Irak. Historianët tregojnë lidhje me varrimin e tij se 80,000 burra dhe 60,000 gra morrën pjesë, ndërsa 20,000 krishterë dhe jehudë u konvertuan në Islam në këtë ditë.

PunimetRedakto

  • Usool as-Sunnah : "Themelet e traditës profetike (në besim)"
  • asSunnah : "Tradita e Profetitë (në besim)"
  • Kitab al-`Ilal wa Ma‘rifat al-Rijal
  • Kitab al-Manasik: "Libri i riteve të haxhit"
  • Kitab al-Zuhd: "Libri i Abstinencës, Muhammad Zaghlul, Beirut: Dar al-Kitab al-'Arabi, 1994
  • Kitab al-Iman: "Libri i Besimit"
  • Kitab al-Masa'il: "Çështjet e fikhut"
  • Kitab al-Ashribah: "Libri i Pijeve"
  • Kitab al-Fada'il Sahaba: "Virtytet e Shokëve"
  • Kitab Tha'ah al-Rasul : "Libri i bindjes tek i dërguari"
  • Kitab Mansukh: "Libri i Shfuqizimit"
  • Kitab al-Fara'id: "Libri i veprave obligative"
  • Kitab al-Radd `ala al-Zanadiqa wa'l-Jahmiyya
  • Tefsir : "Shpjegimi"