Ana e Malit, ose Anamali, është një krahinë gjeografike dhe etnografike e ndarë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, përkatësisht mes Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit. Shkrihet nën shpatet e malit të Krajës dhe malit të Taraboshti në veri, lumit të Megjureçit në perëndim, lumit Buna në lindje dhe liqenit të Shasit në jug. Popullsia e kësaj e përbëjnë Shqiptarët me rreth 99%.

Ana e Malit
Ana e Malit nga hapësira
Ana e Malit nga hapësira
Venndodhja e Anës së Malit
Venndodhja e Anës së Malit
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
Shqipëria Shqipëria
Bashkia/KomunaStampa:Country data Ulcinj Komuna e Ulqinit
Bashkia Shkodër
Sipërfaqja
 • Gjithsej159,6 km2 (616 sq mi)
Popullsia
 (2011)
 • Gjithsej8.850
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)

Gjeografi, Nexhad Avdiu, nga fshati Sukubinë thotë se ky vendbanim, i banuar qind për qind me shqiptarë, me shumicë dërmuese të besimit islam dhe një numër të vogël të besimit katolik, që nga lashtësia shtrihet në pjesën verilindore të Ulqinit dhe ka një sipërfaqe rreth 113 km² që njëherazi përbën diku afër 44.3 % të sipërfaqes së përgjithshme të komunës së Ulqinit. Në veri kufizohet më zonën e Krajës, në lindje me lumin Buna dhe komunën Ana-Malit, që ndodhet brenda territorit të Shqipërisë e pikërisht me fshatrat: Vidhgarë, Shtuf, Muriqan dhe Goricë, ndërsa në përëndim me komunën e Tivarit. Ana e Malit ka terren fushor të alternuar më atë kodrinoro–malor. Lartësia mesatare e relievit shkon nga 4 m. mbi nivelin e detit e deri në mbi 400–500 m mbi nivelin e detit.

Maja më e lartë është ajo e Lipojës, meë një lartësi rreth 1200 m mbi nivelin e detit; kjo shtrihet në pjesen veriore të kësaj zone duke i qënderuar si “kurorë” mbrojtëse Anës së Malit. Relievi i kësaj zone ka përbërje të ndryshme gjeologjike si flishe, ranorë, dolomite, gelqerorë, formacione lymore etj. Në formacionet gëlqerore të kësaj zone, që përbëjnë pjesët e relievit të lartë malor dhe kodrinor, është zhvilluar një veprimtari karstike tepër interesante si në malin e Shasit etj. Për hir të pozitës së përshtatshme gjeografike duke u gjendur pranë qendrave të njohura tregtare si Shkodra dhe Ulqini i njohur për detari, tregti etj. prej vitesh në këtë trevë kanë kaluar rrugë të rëndësishme si ajo Tivar – Katërkollë – Shkodër, e ndërtuar nga austrohungarezët gjatë viteve 1916-1918, pastaj rruga UlqinKatërkollëShkodër etj.

Ana e Malit karakterizohet nga një klimë e butë e ngrohtë dhe më lagështi, duke favorizuar kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore si atyre mesdhetare dhe të atyre tradicionale. Temperatura mesatare vjetore në këtë zonë sillet rreth 16 °C ku mesatarja e janarit sillet rreth 5.8 °C, ndërsa ajo e korrikut i kalon mbi 25 °C. Sasia e reshjeve vjetore shkon nga 1400–1500 mm reshje. Ngricat janë dukuri e zakonshme në këtë zonë, ndërsa bora është e rrallë. Në këtë zonë karakteristikë është edhe formimi i mikroklimave, sidomos pranë brigjeve të lumit Buna dhe liqenit të Shasit. Si pasojë e kushteve topografike në këtë zonë zotërojnë kryesisht erërat verilindore, lindore e përendimore si dhe erërat juglindore. Erërat karakteristike për këtë zonë janë: murlani, shiroku, veriu si dhe erërat vendore që shfaqen në periudha të ndryshme të vitit, të ndikuara edhe nga prania e mikroklimave etj.

Në zonat pyjore të kësaj treve që përfaqësohen nga dushku, shkoza e shkurret mesdhetare dhe që mbulojne zonat kodrinore rritet një botë e pasur shtazore e përfaqësuar nga: derri i egëer, lepuri, çakalli, dhelpra etj. Ana e Malit në këtë aspekt përbën edhe një rezervë të mirëfilltë gjuetie. Ngjarjet e ndryshme historike që shoqëruan popullin shqiptar në periudha të ndryshme padyshim që u pasuruan edhe në Anë të Malit, ku kulmi arriti më ndarjen nga Fuqitë e Mëdha të trevave shqiptare në vitin 1913.

Kështu, Ana e Malit u nda mekanikisht në dy pjesë: në Anën e Malit, që shtrihet brenda teritorit te Shqipërisë dhe në Anën e Malit, tjetër, që ndodhet brenda teritorit të Malit të Zi. Në vitin 1948, goditjen më të rëndë kësaj treve ia dha mbyllja e kufirit, i cili qëndroi i pakalueshëm deri në vitin 2002, kur u rivëndosën marrëdhëniet familjare, shpirtërore, ekonomike etj. midis dy vendeve. Në kohën e Jugosllavisë së vjetër kjo trevë kishte disa vendkalime kufitare me Shqipërinë, kurse sot ka vetëm një.

Banorët kryesisht duke u bazuar edhe tradita merren me bujqësi dhe blegtori si dhe me tregti, por për fat të keq çdo ditë më e pak.

Dita ditës popullsia po largohet për në mërgim pasi që kushtet ekonimike janë të vështira.

Fshatrat

Redakto
 
Mbjetje e një kishe në Shas, Ana Malit.
Mal të Zi: Shqipëri:

Demografia

Redakto
Popullsia e Anës së Malit (pjesa e Malit të Zi) sipas censuseve[1]
Fshati 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
Amull 108 135 172 196 168 56 31 34
Bojkë 135 143 229 234 205 248 199 161
Brajshë 550 577 679 696 799 859 767 682
Katërkollë 459 528 657 774 971 1019 802 757
Këllezën e Sipërme 229 248 244 283 252 241 164 165
Këllezën e Poshtme 254 291 347 408 294 260 151 126
Dragaj 139 165 172 196 199 203 163 72
Kaliman 92 102 114 121 27 15 8 5
Kosiq 242 267 251 274 312 277 259 306
Kravar 518 561 649 626 777 799 617 547
Krythë 610 620 681 821 882 1080 606 525
Leskoc 106 99 105 106 96 99 74 73
Lisna Borë 188 204 249 233 264 258 179 171
Megjureç 98 103 122 83 101 41 9 2
Millë 352 363 340 382 427 480 222 234
Rashtish 350 369 405 453 565 527 409 358
Sukobinë 304 355 409 457 485 471 375 367
Fraskanjell 119 136 189 222 152 191 76 57
Shas 207 226 249 277 329 355 268 238
Shtodhër 100 108 122 130 203 210 133 112
Gjithsej 5160 5600 6385 6972 7508 7689 5512 4992
Popullsia e Anës së Malit (pjesa e Shqipërisë) sipas censuseve
Fshati 1950[2] 1955[3] 1960[3] 1979[4] 1989[5] 2001[5] 2011[5]
Babot 199 188 221 158
Dramosh 112 109 131 162
Muriqan 696 728 734 1076
Oblikë 836 847 948 2356 2327
Oblikë e Sipërme 391 393 439 308
Obot 392 407 457 687
Shtuf 119 106 157 183
Vallas 116 113 140 134
Velinaj 350
Vidhgar 148 137 159 159
Gjithsej 3009 3028 3386 4705 5573 4815 3858

Struktura etnike

Redakto

Shumica e banorëve të Anës së Malit janë shqiptarë.

Përbërja etnike e Anës së Malit (pjesa e Malit të Zi)
Censusi 1948[6] 1953[7] 1961[8] 1971[9] 1981[10] 1991[11] 2003[12] 2011[13]
Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. % Nr. %
Shqiptarë 4782 92.67% 5262 93.96% 5876 92.03% 6631 95.11% 7134 95.02% 7364 95.77% 5255 95.34% 4836 96.88%
Malazezë 342 6.63% 309 5.52% 481 7.53% 37 0.53% 176 2.34% 27 0.35% 113 2.05% 22 0.44%
Myslimanë 28 0.54% 256 3.37% 118 1.57% 207 2.69% 49 0.89% 96 1.92%
Tjetër 8 0.16% 29 0.52% 28 0.44% 48 0.69% 80 1.07% 91 1.18% 95 1.72% 25 0.50%
Gjithsej[1] 5160 5600 6385 6972 7508 7689 5512 4992

Referime

Redakto
  1. ^ a b "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Albania - All places: 1950 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ a b "Albania - All places: 1955, 1960 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  4. ^ "Albania - All communes: 1979 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  5. ^ a b c "Albania - All places/communes: 1989, 2001, 2011 censuses (today's division)". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  6. ^ "Montenegro censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ "Ethnic composition of Montenegro 1953". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  8. ^ "Ethnic composition of Montenegro 1960". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  9. ^ "Ethnic composition of Montenegro 1971". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  10. ^ "Ethnic composition of Montenegro 1981". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  11. ^ "Ethnic composition of Montenegro 1991". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  12. ^ "Ethnic composition, all places: 2003 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 22 maj 2022. Marrë më 22 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  13. ^ "Ethnic composition, all places: 2011 census". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 18 maj 2022. Marrë më 18 maj 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Shiko dhe

Redakto