Aqif Përmeti
Aqif Përmeti (28 nëntor 1884 – 14 prill 1945) ishte një oficer ushtarak dhe politikan shqiptar. Ai shërbeu si Ministër i Mbrojtjes gjatë pushtimit italian të Shqipërisë. Në vitin 1944 u arrestua nga regjimi komunist dhe një vit më vonë u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 14 prill në Tiranë.[1]
Aqif Përmeti | |
---|---|
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë | |
Në detyrë 12 prill 1939 – 28 prill 1943 | |
Monarku | Viktor Emanueli III |
Kryeministri | Shefqet Vërlaci Mustafa Merlika-Kruja Eqrem Libohova Maliq Bushati |
Paraprirë nga | Xhemal Aranitasi |
Pasuar nga | Prenk Pervizi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 28 nëntor 1884 Përmet, Vilajeti i Janinës, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 14 prill 1945 (60 vjet) Tiranë, Shqipëri |
Profesioni | Oficer ushtarak, politikan |
Biografia
RedaktoU lind rreth vitit 1884 në Përmet, asokohe pjesë e Vilajetit të Janinës të Perandorisë Osmane.[2] Ndoqi akademinë ushtarake në Stamboll.[2] Në vitin 1915, Përmeti u shpërngul në Shtetet e Bashkuara.[3] Më vonë, Përmeti u kthye në Evropë për të komanduar një batalion shqiptaro-amerikan të ushtrisë amerikane.[4]
Në vitin 1920, Përmeti u kthye në Shqipëri për të mbështetur Qeverinë e sapokrijuar të Delvinës.[4] Më pas Përmeti iu bashkua ushtrisë shqiptare dhe shërbeu si komandant në Shqipërinë e Jugut.[4] Në vitin 1924 shërbeu si komandant i xhandarmërisë së Tiranës. Po atë vit, pas ardhjes në krye të Ahmet Zogut, ai u largua nga Shqipëria me Fan Nolin, por më vonë u kthye.[4] Pasi u pajtua me Zogun, Përmetit iu dha një pozitë komanduese në Shkodër.[4] Në vitin 1929, ai organizoi një shtëpi botuese ushtarake. Në vitin 1934, Përmeti punoi në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.[4]
Shërbimi i Përmetit në ushtri vazhdoi edhe gjatë pushtimit italian të Shqipërisë.[4] Ai u emërua përfundimisht si Ministër i Mbrojtjes për Protektoratin Italian të Shqipërisë, duke shërbyer nga 12 prill 1939 deri më 28 prill 1943. Më 5 mars 1943, ai u gradua gjeneral nga Renzo Dalmazzo.[4]
Në prill 1945, Përmeti u dënua me vdekje nga Gjykata Speciale për Kriminelët e Luftës dhe Armiqtë e Popullit,[4] i dënuar me vdekje u ekzekutua më 14 prill 1945.[3]
Referime
Redakto- ^ Priftit, Aqif Përmeti Informacione Personale Emër/Mbiemër: Aqif Përmeti Vendlindja: Përmet Datëlindja: 28/11/1884 Datë Vdekja: 13/4/1945 Vënd Vdekja: Kodra e; Special, Tiranë Ngjarja i përfshirë: Gjyqi; Pushkatuar, 17 Të; Priftit, 60 të dënuar me burgim Gjyqi Data e Arrestimit: 18/11/1944 Ekzekutimi Akuza: "kriminel lufte" Gjykata: Gjykata Speciale e Tiranës Data Ekzekutimit: 13/4/1945 Vendi Ekzekutimit: Kodra e; Tiranë. "Aqif Përmeti". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Marrë më 2019-09-02.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja) - ^ a b Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). New York: I.B. Tauris. fq. 355. ISBN 978-1-78076-431-3.
- ^ a b Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). fq. 355–56.
- ^ a b c d e f g h i Elsie, Robert (2013). Biographical Dictionary of Albanian History (në anglisht). fq. 356.