Beteja e Kumanovës (turqisht: Komanova Muharebesi) - natën e 23-24 korrikut Armata e tretë serbe filloi një marshim drejt Shkupit e Kumanovës. Më 24 tetor pushtoi Lipjanin dhe po në këtë ditë iu afrua Ferizajt. Edhe mbrojtja e tij u mbeti rreth 10 000 vullnetarëve shqiptarë. Në mesditën e 25 tetorit ushtria serbe filloi sulmin e përgjithshëm mbi qytetin, të cilin e pushtoi në mbrëmjen e 25 tetorit. Forcat shqiptare u tërhoqën drejt Kaçanikut.

Katër vilajetet shqiptare të Shkodrës, Kosovës, Manastirit dhe Janinës që u propozuan për autonomi nga Lidhja e Prizrenit English: League of Prizren has asked from Ottoman authorities unification of four vilayets (Kosovo, Skadar, Janjina, and Bitolj) into one large Albanian vilayet.
LUFTARAT BALLKANIKE PER COPTIMIN E TERRITOREVE ETNIKE
Oficierët turq të zanun rob

Por luftimet më të mëdha u bënë në Grykën e Carralevës. Pas dy ditë lufte me 2 000-3 000 vullnetarë shqiptarë, forcat serbe, pasi lanë këtu shumë ushtarë të vrarë e të plagosur, më 26 tetor e pushtuan këtë grykë. Më 30 tetor u pushtua Prizreni.

Beteja më e madhe e trevës së Kosovës ishte ajo e Kumanovës (22-24 tetor), ku serbët hodhën ushtrinë e Armatës së parë, të përbërë nga 126 000 veta. Armata turke e Vardarit kishte vendosur në këtë front 50 000 luftëtarë. Midis tyre kishte edhe disa mijëra ushtarë shqiptarë, përveç forcave vullnetare të ardhura nga treva e Kumanovës e rrethet e tjera.

Kumanova, Macedonia c. 1913. ''-Para 100 viteve (23 -24 tetor 1912) në këtë lokalitet u zhvillua skena më e përgjakshme e ballafaqimit ushtarak, në mes të Armatës së Parë të Mbretërisë së Serbisë, e udhëhequr nga trashëgimtari i fronit mbretëror, Aleksandar Karagjorgjeviqi dhe Armatës Turke të Vardarit, e udhëhequr nga Zeki Pasha, që në histori njihet si '''Beteja e Kumanovës''', apo prologu i Luftërave Ballkanike. Pas luftimeve të përgjakshme, rezistenca e ushtrisë turke thehet dhe Zeki Pasha i dërgon një depesh komanadantit të Aramates Perëndimore turke, me seli në Selanik, Ali Riza pashës, me këtë përmbajtje: “Unë jam shumë fatkeq që më duhet t’ju njoftoj se beteja jonë e madhe është humbur''.

Më 24 tetor ushtria turke u thye përfundimisht në Kumanovë. Pas pushtimit të Kumanovës, më 26 tetor forcat e Armatës së parë serbe pushtuan pa luftë Shkupin. Me pushtimin e Shkupit përfundoi faza e parë e Luftës Balkanike. Periudha e dytë ishte ajo e luftës për pushtimin e territoreve shqiptare në pjesën perëndimore të vilajetit të Kosovës, në vilajetet e Manastirit, të Shkodrës e të Janinës.

Sikurse shkruajnë gjeneralët turq, pjesëmarrës në këto beteja, shqiptarët luftuan me trimëri të madhe për të mbrojtur atdheun e vet, tokën amtare. Ata nuk e braktisën asnjëherë frontin dhe shpesh luftuan edhe pasi ushtria turke kishte braktisur vijën e luftës. Në Betejën e Kumanovës u vra gjithë efektivi i batalionit të ushtarëve të Gjilanit. Ndërsa numri i përgjithshëm i shqiptarëve, që u vranë në këtë betejë, arrin në 10 000 veta.

Pas pushtimit të Shkupit, ushtria serbe vazhdoi mësymjen drejt pjesës perëndimore të vilajetit të Kosovës (drejt Prizrenit, Pejës, Gjakovës etj.), drejt vilajeteve të Manastirit (pushtuan Manastirin), të Shkodrës e të Janinës. Ata kaluan nëpër luginën e Drinit, pushtuan Lumën, Mirditën e Matin, dolën në Lezhë dhe u dyndën në Shqipërinë e Mesme. Një pjesë e tyre iu drejtua Durrësit, kurse kolona të tjera u nisën drejt veriut dhe, së bashku me forcat malazeze që kishin marrë Shëngjinin, plotësuan rrethimin e Shkodrës.

Shqiptarët, të braktisur nga ushtritë osmane, edhe pse luftuan kudo me trimëri, nuk qenë në gjendje të ndalnin sulmin e kombinuar të aleatëve ballkanikë, të përgatitur ushtarakisht prej dhjetëra vjetësh dhe të armatosur deri në dhëmbë. Në fillim të dhjetorit të vitit 1912 ushtritë serbo-malazeze kishin pushtuar pjesën më të madhe të Shqipërisë dhe arritën në jug deri në luginën e Shkumbinit, në vijën Durrës-Kavajë-Peqin-Elbasan-Pogradec-Strugë.

Në territorin midis Kumanovës e Shkupit, sipas njoftimeve të shtypit të kohës, u vranë 3 000 veta, nga të cilët 2 000 në rrethin e Shkupit. Terrorit të paparë iu nënshtrua edhe popullsia e qytetit të Shkupit. Çdo ditë oficerët serbë organizonin ekspedita në fshatrat rreth Shkupit për të terrorizuar dhe për të masakruar fshatarët. Mijëra njërëz të pambrojtur vinin nga Kumanova e nga Presheva, duke shpresuar të gjenin shpëtim në Shkup. Por edhe këtu i priste vdekja nga ushtarët serbë ose nga uria. Masakra të mëdha u bënë në Malin e Zi të Shkupit, ku u dogjën 29 fshatra shqiptare. Pas pushtimit të Ferizajt, u vranë këtu 1 200 veta.

Gjatë kësaj fushate persekutimesh ndaj shqiptarëve u arrestuan në rrethet e Shkupit, në muajin nëntor, Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Idriz Seferi, Sait Hoxha, Kosum Seferi dhe mjaft udhëheqës të tjerë të lëvizjes shqiptare, të cilët, meqë nuk pranuan të nënshkruanin deklaratat e besnikërisë ndaj Serbisë, u hodhën në burgjet e Beogradit, ku u mbajtën deri më 16 maj 1913. Sipas këtyre raporteve pushtimi i Kosovës u shoqërua me shpërngulje në masë të popullsisë shqiptare nga trojet e tyre amtare. Vetëm në periudhë të Lufta e Parë Ballkanike u shpërngulën nga vise të ndryshme të vilajetit të Kosovës rreth 150 000 shqiptarë.[1]

Reflektimi publik në gazetat kryesore të Parisit, Berlinit, Londrës, Moskës, Danimarkës kishin dërguar reporterët e tyre të luftës dhe nga dora e pare njoftonin lexuesit e tyre me zhvillimet në këtë pjesë të Ballkanit të trazuar. Për ta ishte me shumë interes se si do të përfundonte kjo dramë e madhe që pritej t’i jepte fund një epoke perandorake otomane dhe lindjen e një aleance të re ballkanike. Kishte prej këtyre reporterëve që detajizonte mikrongjarje rrëqethëse, por edhe ndonjëri portrertizonte dramën fizike e morale të Karaxhorgjeviqit të ri.

“Karakteristike, është se shumë pak nga të vrarët dhe të arrestuarit janë trupa të rregullta turke, shumica që luftojnë në këtë front janë shqiptarë. Shqiptarë janë edhe gjithë të arrestuarit që sot i kam parë këtu në qytet, që ishin në grupe të vogla të lidhur me litarë të hollë. Shumica e tyre kanë të veshur uniforma ngjyrë si të dheut. Janë të zbathur dhe shikojnë përpara vetes kur ecin”,[2]

Ai, me sensin e një kronisti besnik përshkruante në hollësi të gjitha ngjarjet që ndërlidheshin me Betejën e Kumanovës, mbi të gjitha, me pasojat që kjo betejë po linte mbi popullatën e pambrojtur civile. Duke fokusuar vëmendjen e lexuesit tek jehona dhe efektet që shkaktonte Beteja e Kumanovës në opinionin publik, Magnussen shkruante: “Këtu në Vranjë fitohet përshtypja e vërtetë për entuziazmin ndaj luftës që i josh serbët. Oficerët janë të palodhshëm të paraqesin shkaqet kryesore të saj, që sllavët e jugut i kanë kundër armiqve të vet të vjetër. “Arnautët (shqiptarët) janë si kafshë të egra”: është thënia e zakonshme këtu.

Ata që i kanë parë duke luftuar në Prishtinë dhe Egri Palanka kanë kuptuar se janë një mijë vite pas zhvillimit. Është urrejtja e madhe te sllavët ndaj shqiptarëve: aq më shumë nxiten shqiptarët që në luftën e përgjakshme dhe vdekjeprurëse, akoma më shumë i kundërvihen kundërshtarit fitimtar. Lëndimet që vijnë si pasojë e luftës së ashpër u ngjajnë mishtoreve. Ushtarët sllavë me lëndime të tmerrshme të shtruar në spitalin e Vranjës, janë dëshmi e një përleshjeje të karakterit mesjetar.” Epilogu i Betejës së Kumanovës nuk do të mund të kishte një rrjedhë të tillë favorizuese për serbët dhe aleatët tjerë ballkanikë (grekët, bullgarët e malazezës), sikur të mos funksiononte diplomacia e standardeve të dyfishta të fuqive të atëhershme Perëndimore, të cilat haptazi mohuan të drejtën e shqiptarëve për t’u organizuar ushtarakisht në mbrojtje të viseve të tyre që gradualisht po dilnin nga dominimi turk.

Në anën tjetër, historia do t’u japë të drejtë të gjithë atyre që shprehën rezerva të hapura ndaj veprimeve të pamatura të krerëve shqiptarë, të cilët pa kurrfarë kushti pranuan ultimatumin e Fuqive të Mëdha për të dorëzuar armët dhe për t’i urdhëruar ushtarët shqiptarët të shkojnë në shtëpi vetëm disa ditë pas triumfit që kishin pasur në Shkup (11-14 gusht 1912).[3]

Shih edhe

Redakto

Pas Betejës së Kumanovës dhe pushtimit të qytetit, më 26 tetor ushtria serbe e pushtoi pa luftë Shkupin. Gjatë rrugëtimit të saj për në Shkup ajo vrau e masakroi pa mëshirë rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Atë ditë pas rënies së Shkupit, ushtria serbe i kapi të gjallë 13 krerë të Kryengritjes Kombëtare Shqiptare si:

  1. Hasan Prishtina, i cili ishte kapur në rrethinën e Shkupit derisa po bënte përpjekje mbinjerëzore për ta ndalur tërheqjen u ushtrisë shqiptare nga fronti i luftës dhe shpërnguljen e popullatës shqiptare nga frika e barbarisë serbe. Pastaj aty u nxunë në befasi edhe:
  2. Nexhip Draga nga Mitrovica,
  3. Seid Efendiu nga Shkupi,
  4. Shaben Pasha nga Prishtina,
  5. Qemajl Beu nga Shkupi,
  6. Hurshid Omeri nga Shkupi,
  7. Rushit Beu nga Dobratini i Prishtinës,
  8. Muharrem Efendiu nga Prishtina,
  9. Xhemajl Beu nga Prishtina,
  10. Jashar Pasha nga Peja,
  11. Ibrahim Bej Kokola nga Prishtina,
  12. Idriz Seferi nga Gjilani,
  13. Kasum Seferi nga Gjilani,
  14. Mustafë Muhsini nga Stambolli, profesor i gjimnazit të Shkupit, dhe se të arrestuarit do të internohen dhe izolohen në Kështjellën e Kalemejdanit afër Beogradit.[3Kryengritja e përgjithshme shqiptare e vitit 1912 -mirëfilli se sundimi pesë shekullor i Perandorisë Osmane në Ballkan, përfundoi me kryengritjen e përgjithshme shqiptare të vitit 1912. Nisma për organizimin e kësaj kryengritjeje të përgjithshme u morë pas këshillimeve që u zhvilluan ndërmjet Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës, të cilët më 12 janar 1912 thirrën në Pera Palace (Stamboll) një takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej Libohova, Aziz pashë Vrionin, Sylejman bej Vlora dhe Esat pashë Toptanin, Ismail QemaliHasan Prishtina,...[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]

Në burg, komandanti i armatës së III serbe, Bozhidar Jankoviq me qëllim të “qetësimit” të gjendjes në Kosovë kërkoi ekzekutimin e këtyre prijësve shqiptarë. Mirëpo qeveria serbe për shkak të famës që e kishte ajo në popullin e saj, iu shmang një veprimi të tillë. Pas qëndrimit disa muaj në burg më 16 maj 1913, ata do të liroheshin nga burgu me kusht: “se do të bëheshin qytetarë besnik (lojal) të Serbisë”. Në ngjarjet e mëvonshme, ndonëse emrat e disa nga të liruarit nuk do të përmenden më kurrë ndoshta për shkak të lojalitetit ndaj pushtuesve serbë të Karpateve. “Të tjerët me në krye atdhetarin Hasan Prishtinën do t’i bashkëngjiten qëndresës shqiptare deri në vdekje”.[4[4]][1] Arkivuar 27 qershor 2019 tek Wayback Machine

Me përfundimin e Betejës së Kumanovës, forcat ushtarake serbe u përqendruan në Shkup, ndërsa Komanda e Lartë vendosi që njësitë e Armatës se III, t’i vazhdonin operacionet pushtuese në drejtim të Rrafshit të Dukagjinit.

Me vendosjen e Komandës së III serbe me seli në Shkup, do të fillonin vrasjet, dhunimet, torturimet dhe djegiet e fshatrave dhe lagjeve të qyteteve shqiptare si në Karadakun e Preshevës dhe në atë të Shkupit, të gjitha këto veprime piromane të ushtrisë serbe,[5].[6]

M’u për këtë, shënimet e këtyre dy studiuesve të spikatur hebraikë, janë përkthyer dhe redaktuar edhe në gjuhën angleze, gjatë luftërave të përsëritura ballkanike... nuk deshët ta parandalonit gjenocidin shfarosës ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1878-1913. Andaj, do të realizohej dhe arsyetohej ajo thënia e filozofit amerikan, Xorxh Santianës që thoshte : “Ata që i harrojnë përvojat nga e kaluara, do të detyrohen t’i përjetonin përsëri”|[7]

Lidhje tjera

Redakto

|[http://www.dielli.net/pdf/historia/MuslimanetMaqedon .p f|Më 1912–1913, Maqedonia ishte në zjarr. Faktori më i rëndësishëm nxitës në luftërat ballkanike nuk ishte feja, por nacionalizmi agresiv. Pasionet nacional-shoviniste dhe intoleranca fetare u pasqyruan në vrasjet, degdisjet, plaçkitjet dhe djegien e shtëpive të muslimanëve. Në këtë nuk mbeti prapa asnjë nga ushtritë e shteteve ballkanike][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] ̈- MUSLIMANËT NË MAQEDONI DHE LUFTA E PARË BALLKANIKE Safet Banxhoviq ̈

Referimet

Redakto
  1. ^ Në hotel “Vranja” ndodhej edhe udhëheqësi i Betejës së Kumanovës, trashëgimtari i fronit mbretëror, Aleksandar Karagjorgeviqi. Ai herë pas herë dilte në ballkonin e hotelit dhe me dylbi shikonte në drejtim të Kumanovës. Ndonëse i ri, Karagjorgjeviqi ishte i mprehtë pasi që trashëgonte nga familja e mbretërore dhunti të lindura, por kishte bë edhe një shkollim solid në Perëndim dhe njihte disa gjuhë europiane. Ky ishte edhe favori i tij për të komunikuar me gazetarët e huaj që kishin ardhur ta përcillnin nga afër...
  2. ^ “Figura kryesore rreth së cilës sillen të gjithë është princi, Alexis Karagjorgjeviç, përndryshe djali i axhës i mbretit Petar Karagjorgjeviç. Alexis është një oficer i çmueshëm, i cili nuk lodhet nga pyetjet tona të shumta që ia parashtrojmë çdo ditë kur kthehet nga fusha e betejës në Kumanovë. Ai ulet në mesin tonë me një çerek litër verë në dorë dhe na tregon në gjuhën frënge, gjermane dhe angleze se çfarë ka parë gjatë ditës, raportonte nga Vranja, më 24 tetor 1912, reporteri i gazetës s“Riget” nga Danimarka, Fritz Magnussen.
  3. ^ Gazeta ”Liria e Shqipërisë” më 29 gusht 1912 për këtë akt, të pamenduar mirë të krerëve shqiptar shkruante: ”Dalja e shqiptarëve nga Shkupi me kondita dhe me premtime të pasiguruara, vërtet mund të quhej nisja e fundit, meqë nga kjo dalje vareshin shumë gjëra me rëndësi...”
  4. ^ Reshat AVDIU Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve me seli në Preshevë”. Nëntor, 2012 Preshevë
  5. ^ do t’i përshkruante deri edhe në detale majtisti hebraik rus Leon Trocki, i cili flet për veprime devijante të shteteve ballkanike ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë viteve 1912-1913, sepse shteti dhe qeveria djathtiste e Dumës Ruse, atëbotë i heshtte këto krime të kryera nga aleatët e sajë pan-sllavistë në Gadishullin Ilirik, ndaj shqiptarëve të Shqipërisë së Vjetër Verilindore
  6. ^ Shënimet e L. Trockit dhe të L. Frojndliht për Ballkanin Jugor, janë për më tepër edhe tema tabu, për atë tragjedi dhe golgotë shqiptare që ishte shkaktuar dhe do të vazhdonte të shkaktohej për një shekull rresht nga po e njëjta ushtri vrastare dhe piromane e serbit të Karpateve të Rusisë. Në fund kur Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë (SANA), edhe me predikimin e Kishës Autoqefale pansllaviste, e kishte përpiluar elaboratin e fundit për zhdukjen dhe eliminimin qenjës biologjike të mbarë kombit shqiptar! Shkohej me devizën serbe se 610 vjetori i betejës së humbur të Kosovës (1389) të festohej pa shqiptarë. SHBA-të, duke e parë këtë rrezik permanent që po i kanosej mbarë një popullate të pafajshme intervenuan për mrekulli të Zotit, në kohën dhe momentin e duhur, duke e evituar eksodin dhe gjakderdhjen vendimtare dhe të fundit atë të patkoit që ishte përgatitur, dhe orkestruar nga qarqet shoviniste serbe të Beogradit.
  7. ^ Në Shkup e pashë se deri në ç’nivel/ njeriu varet nga rrethanat e krijuara / nga lufta barbare. (Leon Trocki)