Bllaca (Therandë)
Bllacë është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Fshati shtrihet rreth 8 km në veri të sajë.
Bllacë | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Bllacjan |
Demografia
RedaktoMe emrin Blladçi përmendet në defterin kadastral të vilajetit Vëllk të vitit 1455 me 34 shtëpi.
Jeton popullsia autoktone shqiptare. Sa i përket numrit të banorëve sipas shënimeve të konsullit rus Jastrebovit,rreth vitit 1879 kishe 60 shtëpi,të gjitha shqiptare.Kjo po përputhet edhe me deklarimet e Mahmut Sherif Fangut të cilët thonin se: E mbajmë mend Munish Dergutin 1875-1948 kur thoshte se e kujtoj fshatin Bllacë me 60 shtëpi të gjitha të mbuluara me kashtë. Në fund të shekullit XIX kishe 100 shtëpi.Në regjistrimin e vitit 1913 kishe 1052 banorë. Para se të flasim për arsimin në Bllacë,që është i pandarë me historinë e arsimit të Duhlës,duhet të themi dy fjalë për historinë në tërësi.Por gjithsesi, ngado që ta nisim,çfarëdo që të themi, ne nuk mund të dalim askund dhe nuk do të bëjmë dot asgjë,nëse nuk e fillojmë e mbarojmë me figura të tilla si Fetah Bllaca pjesëmarrës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e i shumë kuvendeve shqiptare.Ramë Bllaca, Qazim Bllaca e Asllan Fazlia që janë në themel të historisë së Bllacës e të krejt Kosovës,pra që janë krenaria e nderi ynë.
Kultura
RedaktoËshtë tashme e njohur nga të gjithë figura frymëzuese e patriotit të madh Ramë Bllaca, që me fjalën, punën e veprën e tij mbajti gjallë shpresën e shqiptarëve,frymëzoi shqiptarët për të mos e lëshuar Kosovën,për të mos ua dhënë Kosovën serbëve.
Është e njohur dhe mjaft imponuese figura e Asllan Fazlisë,që në kushtet e pushtimit serbosllav bëri aq shumë për Kosovën.
Është e njohur dhe e vlerësuar sakrifica e pashembullt e Qazim Bllacës,që ia shkriu rininë e Ti ne kohen e komunizmi nëpër burgje e internime sa në Kosovë e Shqipëri.
Pa hyrë në këtë rast për të folur për figura të tjera që i bëjnë nder Bllacës, Duhles e krejt Kosovës.
Por edhe pse s’është rasti e vendi,nuk mund të mos themi se Bllaca ka nxjerrë njerëz të tillë të shquar sepse është vend me tradita.Është vend që ka ditur të luftojë kundër perandorisë turke. Është jo rastësisht në histori toponim i njohur “Qafa e Duhles”si vend ku janë mundur ushtritë pushtuese.Bllacjanët kanë luftuar kundër turqve,kanë luftuar pa rreshtur kundër serbëve.Kanë lindë,rrite e vdekë në luftra kundër shovinistëve serbë,pushtuesve bullgarë e kundër çfarëdo pushtuesi e sunduesi.Bllacjanët morën pjesë dhe sakrifikuan në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare për të larguar pushtuesit e huaj. Shumë Bllacjanë humbën jetën në Tivar. E ndërsa flasim në këto dy radhë për luftra e qëndresës,duhet të pohojmë me të madhe e krenari luftën e fundit të shqiptarëve kundër serbëve-Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kemi folë e shkruar për njësitë e Bllacës në këtë luftë të UÇK-së.
Lidhje të jashtme
Redakto
Bllaca | Budakova | Bukoshi | Buzhala | Çadraku | Delloci | Dobërdelani | Dubrava | Duhla | Dvorani | Gelanca | Greiçeci | Greikoci | Gjinoci | Javori | Kastërca | Krushica e Epërme | Krushica e Poshtme | Leshani | Luzhnica | Maçiteva | Mohlani | Mushtishti | Nepërbishti | Nishori | Papazi | Peqani | Popolani | Reshtani | Reçani | Sallagrazhda | Samadrexha | Savrova | Semetishti | Sllapuzhani | Sopia | Stravuçina | Studençani | Tërnja | Vërsheci | Vraniqi
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |