Muhammad Ali

(Përcjellë nga Cassius Clay)
This is the stable version, checked on 29 prill 2023. 1 pending change awaits review.

Muhammad Ali (sq: Muhamed Ali, i lindur Cassius Marcellus Clay, Jr. 17 janar 1942Louisville, ShBA - 3 qershor 2016) ishte një boksier profesional amerikan, ai konsiderohet si një ndër boksierët më të mëdhejnë në kategorinë e rëndë. Një figurë kontroverze gjatë fillimit të karrierës, Ali është sot i njohur jo vetëm për aftësitë e tija në ring por edhe për vlerat që ai mbështeti: lirinë fetare dhe drejtësinë racore. Konsiderohet një ndër figurat më të njohura të sportit në 100 vitet e fundit. Vetëm në moshën 22 vjeçare arriti të bëhej kampion i botës në peshat e rënda, në vitin 1964 duke fituar ndaj Sonny Listonit.[1] Pak pas asaj ndeshjeje ai u konvertua në Islam.

Muhammad Ali
Muhammal Ali
Lindi17 janar 1942
Vdiq3 qershor 2016 (74 vjeç)
Scottsdale, Arizona, ShBA
Emrat e tjerëCassius Marcellus Clay,Jr.
ProfesioniBoksier

Ai ishte aktiv prej vitit 1960 deri 1967 dhe prej 1970 deri 1981. Gjatë karrierës arriti të bëhet boksieri më i mirë në kategorinë e tij dhe llogaritur sipas pikëve është boksieri më i mirë i të gjitha kohërave me 1,971 pikë. Nga 61 ndeshje boksi ai ka arritur 56 fitore (36 me nokaut) dhe 5 humbje. Muhammad Ali ndërroi jetë në një spital të Arizonas në 3 qershor 2016.[2]

Kalimi në Islam

Redakto

Pas ndeshjes më 25 shkurt të vitit 1964 me boksierin Sonny Liston në kategorinë e rëndë për Titullin Botërorë gjer në atë kohë i njohuri Cassius Clay e ndërroi emrin e tij fillimisht në Muhammad X e pastaj në Muhammad Ali me të cilin do të njihet gjat gjithë jetës së tijë të më vonshme. Me këtë ai dëshmoi kalimin e tij publik në Islam. Për këtë vendim ndikim të madh kishte miku i tij i ngushtë Malcolm X.[3]

Marrja e licensës për boksim

Redakto

Nga viti 1967 gjer në vitin 1970 për tri vite me radh iu mor licensa e boksimit për shkak të refuzimit dhe protestës së tijë që të shkonte në luftë në Vietnam.

Jeta personale

Redakto

Muhammedi u martua katër herë dhe ka nëntë fëmijë: shtatë vajza dhe dy djem. Për herë të parë, ai u martua më 14 gusht 1964 me Sonji Roi, por u divorcuan më 10 janar 1966. Më 17 gusht 1967, ai u martua me Belinda Boyd. Më vonë, ajo u knovertua në Islam dhe e ndryshoi emrin e saj në "Khalilah Ali". Ata kishin katër fëmijë: Maryum, binjakët Jamillah and Rasheda dhe Muhammed Ali, Jr..

Më 1977, ai u martua me Veronica Porsche. Ata kishin një vajzë me emrin Lejla Ali. Muhammedi dhe Porsche u divorcuan në vitin 1986.

Më 19 nëntorë 1986, ai u martua me Yolanda "Lonnie" Williams, ku më vonë Lonnie konvertohet në Islam.

Statistikat

Redakto
S T A T I S T I K A T
Takimi Data Kundërshtari Vendi Rezulati Runde Kategoria
61 1981-12-11 Trevor Berbick Nassau, Bahamet Humbje 10 nga 10
60 1980-10-02 Larry Holmes Las Vegas, ShBA Humbje 10 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
59 1978-09-15 Leon Spinks New Orleans, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBA
58 1978-02-15 Leon Spinks Las Vegas, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
57 1977-09-29 Earnie Shavers New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
56 1977-05-16 Alfredo Evangelista Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
55 1976-09-28 Ken Norton Bronx, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
54 1976-05-24 Richard Dunn München, ShBA Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
53 1976-04-30 Jimmy Young Landover, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
52 1976-02-20 Jean-Pierre Coopman Hato Rey, Porto Riko Fitore 5 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
51 1975-10-01 Joe Frazier Quezon City, Filipinet Fitore 14 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
50 1975-06-30 Joe Bugner Kuala Lumpur, Malajzia Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
49 1975-05-16 Ron Lyle Las Vegas, ShBA Fitore 11 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
48 1975-03-24 Chuck Wepner Richfield, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
47 1974-10-30 George Foreman Kinshasa, Congo,
Republika Domenikane
Fitore 8 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
46 1974-01-28 Joe Frazier New York, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
45 1973-10-20 Rudi Lubbers Jakarta, Indonezia Fitore 12 nga 12
44 1973-09-10 Ken Norton Inglewood, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
43 1973-03-31 Ken Norton San Diego, ShBA Humbje 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
42 1973-02-14 Joe Bugner Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 12
41 1972-11-21 Bob Foster Stateline, ShBA Fitore 8 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
40 1972-09-20 Floyd Patterson New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë - NABF
39 1972-07-19 Alvin Lewis Dublin, Irlanda Fitore 11 nga 12
38 1972-06-27 Jerry Quarry Las Vegas, ShBA Fitore 7 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
37 1972-05-01 George Chuvalo Vancouver, Kanada Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
36 1972-04-01 Mac Foster Tokyo, Japoni Fitore 15 nga 15
35 1971-12-26 Jurgen Blin Cyrih, Zvicër Fitore 7 nga 12
34 1971-11-17 Buster Mathis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - NABF
33 1971-07-26 Jimmy Ellis Houston, ShBA Fitore 12 nga 12 Kategoria e Rëndë - Vacant NABF
32 1971-03-08 Joe Frazier New York, ShBA Humbje 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBC
Kategoria e Rëndë - WBA
31 1970-12-07 Oscar Natalio Bonavena New York, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - NABF
30 1970-10-26 Jerry Quarry Atlanta, ShBA Fitore 3 nga 15
29 1967-03-22 Zora Folley New York, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBA
28 1967-02-06 Ernie Terrell Houston, ShBA Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - WBA
27 1966-11-14 Cleveland Williams Houston, ShBA Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
26 1966-09-10 Karl Mildenberger Frankfurt am Main, Gjermani Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
25 1966-08-06 Brian London Londër, Angli Fitore 3 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
24 1966-05-21 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 6 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
23 1966-03-29 George Chuvalo Toronto, Kanada Fitore 15 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
22 1965-11-22 Floyd Patterson Las Vegas, ShBA Fitore 12 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
21 1965-05-25 Sonny Liston Lewiston, ShBA Fitore 1 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
20 1964-02-25 Sonny Liston Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 15 Kategoria e Rëndë - Titulli Botërorë
19 1963-06-18 Henry Cooper Londër, Angli Fitore 5 nga 10
18 1963-03-13 Doug Jones New York, ShBA Fitore 10 nga 10
17 1963-01-24 Charley Powell Pittsburgh, ShBA Fitore 3 nga 0
16 1962-11-15 Archie Moore Los Angeles, ShBA Fitore 4 nga 12
15 1962-07-20 Alejandro Lavorante Los Angeles, ShBA Fitore 5 nga 10
14 1962-05-19 Billy Daniels New York, ShBA Fitore 7 nga 10
13 1962-04-23 George Logan Los Angeles, ShBA Fitore 4 10
12 1962-03-28 Don Warner Miami Beach, ShBA Fitore 0 nga 4
11 1962-02-10 Sonny Banks New York, ShBA Fitore 4 nga 10
10 29 nëntor, 1961 Willi Besmanoff Louisville, ShBA Fitore 7 nga 10
9 7 tetor, 1961 Alex Miteff Louisville, ShBA Fitore 6 nga 10
8 22 korrik, 1961 Alonzo Johnson Louisville, ShBA Fitore 10 nga 10
7 26 qershor, 1961 Duke Sabedong Las Vegas, ShBA Fitore 10 nga 10
6 19 prill, 1961 LaMar Clark Louisville, ShBA Fitore 2 nga 10
5 21 shkurt, 1961 Donnie Fleeman Miami Beach, ShBA Fitore 7 nga 8
4 7 shkurt, 1961 Jimmy Robinson Miami Beach, ShBA Fitore 1 nga 8
3 17 janar, 1961 Tony Esperti Miami Beach, ShBA Fitore 3 nga 8
2 27 dhjetor, 1960 Herb Siler Miami Beach, ShBA Fitore 4 nga 6
1 29 tetor, 1960 Tunney Hunsaker Louisville, ShBA Fitore 6 nga 6

Citate

Redakto
  • Vitet janë çfardo që mendon se janë. Je i vjetër aq sa mendon se je.
  • Fluturo si flutur, thumbo si bletë.
  • Frazier është aq i shumtuar aq sa duhet t'i dhuroj fytyrën e tijë US Bureau of Wild Life (sq.: Byroja Amerikane për Jetë të Egër).
  • Jam astronaut i boksit. Joe Louis dhe Dempsey ishin vetëm xhet pilotë. Unë jamë në botën time.
  • Besoj në fenë Islame. Besoj në All-llahun dhe paqen.
  • E urreja çdo minutë të trajnimit, por thoja:"Mos u dorzo. Vuaj tash dhe jeto pjesën e mbetur të jetës si kampion."
  • Kam me e rrah aq keq sa do ti duhet mbathëse këpucësh që ta fus kapelën në kokë.
  • Dashuria është rrjetë që i kap zemrat si peshqit.
  • Lufta ime më e fortë ishte me gruan time të parë.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto
  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2016. Marrë më 4 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 qershor 2016. Marrë më 4 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 qershor 2016. Marrë më 4 qershor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)