DigitAlb

Kompani mediatike transmetuese shqiptare
(Përcjellë nga Digit-Alb)

DigitAlb Sh.A. është një kompani mediatike shqiptare, si dhe platformë e televizionit tokësor dhe digjital satelitor, me seli në Tiranë, Shqipëri. Kompania u themelua më 24 mars 2004 nga moguli medial Dritan Hoxha si pjesë e grupit Top Media bashkë me televizionin e tij kryesor Top Channel dhe shumë të tjera.[1]

DigitAlb Sh.A.
LlojiShoqëri aksionare
IndustriaKomunikimi
Argëtimi
Prodhimi televiziv
Themeluar në24 mars 2004
ThemeluesiDritan Hoxha
Zyrat qendroreRruga "Pavarësia" nr 39, ,
Zona e shërbimit
Shqipëri, Kosovë, Europë (përmes satelitit dhe OTT), Amerikë Veriore (përmes OTT), Australi (përmes OTT)
Njerëzit kyç
Vjollca Hoxha
Arben Taipi
ProdhimiPrograme televizive dhe video-on-demand
ShërbimetSinjal digjital MPEG-4
Kanale televizive me pagesë (pay-per-view)
Owner
  • DEM Capital (8.9%)
  • E&E Investment (8.9%)
  • Itan Hoxha (8.56%)
  • Alba Gina (8%)
  • Albsea Transport (8%)
  • Redia Hoxha (4.19%)
  • Loresa (30.07%)
  • Arch Investor (3.2%)
  • Alban Jaho (2.52%)
  • Enkelejd Joti (2.52%)
  • Union Grup (13.6%)
  • Eduard Poda (1.52%)
PrindiTop Media
Faqja e internetitOfficial Website

Ajo filloi veprimtarinë më 15 korrik 2004 me sinjal tokësor përgjatë Shqipërisë, dhe filloi transmetim satelitor nga dhjetori i atij viti; nga dhjetor 2007 filloi transmetim në HD.[2] Ai ofron një paketë të kanaleve televizive me pagesë duke përfshirë video-on-demand përmes shërbimit OTT (ky i fundit që prej 2018). Në Europë, ai transmeton kanalet e veta përmes Eutelsat.

Kompania prodhon edhe seriale origjinale dhe filma artistikë.

Sipas Revistës Monitor, DigitAlb renditi në vendin e 41-të për nga qarkullimi vjetor në vitin 2014, duke qarkulluar 5,46 miliardë Lekë.[3]

Informacionet teknike

Redakto

DigitAlb transmeton nga sateliti Eutelsat W3C 16° EAST EUROPE B në këto frekuenca : Freq 10762, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK Freq 10803, Band 29950, FEC 2/3, POL H, MOD 8PSK Freq 10845, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK Freq 10886, Band 30000, FEC 3/5, POL H, MOD 8PSK.

Që prej fillimeve të tij DigitAlb e nisi me dekodera në teknologjinë SD (standard-definition), Opentech ODS 3000C, më pas nga viti 2007 u implementua teknologjia HDTV (High Definition Television) me dekoder të tipit KSF-S660HDCO. Prej vitit 2013 DigitAlb hodhi në treg dekoderin FlyBox fjala e fundit e teknologjisë. Ky dekoder shumëpërdorimësh ka një sërë funksionesh interaktive si PVR, Timeshift, Push VOD ka të bëjë me qasjen e katalogut Popcorn (këto funksione mundësohen me Hard Disk-un e DigitAlb). Por dekoderi FlyBox mund të lidhet edhe me internet nëpërmjet LAN (kabëll) ose WIFI dhe mundëson VOD-katalogu Popcorn, radio nga interneti, lajme, shtypin e ditës, horoskopin etj.

Modelet e dekoderave dhe pajisjeve që DigitAlb ka lançuar që nga krijimi i tij:

Redakto
  • Dekodera SD Opentech ODS 3000C, Opentech ODS 2000C
  • Dekodera HD Kaon KSF-S660HDCO, Opentech ODS 3000H, ODS 2000H
  • Dekodera DVB-T2 HD ZAPPER
  • Dekodera FlyBox
  • HDD (Hard Disk i DigitAlb)
  • FlyBox mini

Të gjithë dekoderat e DigitAlb janë të mbrojtur nga teknologjia 'Conax Embedded'.

Historia

Redakto

Viti 2004, do shënohet si një vit kulmor në fushën e zhvillimit tërësor të medias elektronike në Shqipëri duke krijuar në të njëjtën kohë, premisat e duhura për fillimin e transmetimeve të programeve televizive dhe radio nëpërmjet një tjetër teknologjie transmetimi, atë dixhitale.

E pikërisht në këtë kohë, më 15 korrik të vitit 2004 nisi zyrtarisht transmetimet platforma e parë televizive dixhitale në Shqipëri. Lindi DigitAlb, një ndër të parat platforma dixhitale tokësore në Evropë, duke shënuar kështu dhe zhvillimin më të madh në historinë e transmetimeve televizive shqiptare.

Ideja dhe iniciativa e Dritan Hoxhës, filloj të realizohej dhe të merrte jetë edhe pse mes kundërshtive të forta politike e institucionale të kohës, përplasjeve me konceptet dhe mentalitetet skeptike ekzistuese dhe pesimizmit të elementëve të ndryshëm të tregut.

Menjëherë u ndje fillimi i një ere të re. Fillimisht u mbulua me sinjal Tirana dhe Durrësi dhe më pas një nga një, Fieri, Lushnja, Elbasani, Shkodra e Vlora. Një gamë e gjerë programesh, nga çdo zhanër, ofruar përmes kanaleve tematikë të platformës nisi të plotësojë “oreksin” e publikut për të ndjekur gjithçka donte në ekran e të gjitha këto përmes cilësisë tepër të lartë të figurës dhe zërit, info elektronike EPG, dekoder të personalizuar me menu në shqip, deri atëherë e pamendueshme. Për herë të parë lindën kanalet e fëmijëve 24 orë të dubluara në shqip.

15 dhjetor të vitit 2004, vetëm 5 muaj nga lindja, DigitAlb shënon një hap të ri, ai fillon edhe transmetimin e kanaleve të tij në satelit në mbarë Evropën duke qenë e vetmja platformë e re dixhitale e kontinentit të vjetër në transmetime tokësore dhe satelitore njëkohësisht. Kështu DigitAlb nisi të përçonte Shqipërinë kudo ku punojnë e jetojnë shqiptarë.

Në vitet e para dhe ne vazhdimësi, DigitAlb, shtonte numrin e kanaleve të platformës së tij, duke plotësuar më mirë gamën e kërkesave dhe shijeve të publikut, me më shumë kanale për fëmijë, më shumë kanale filmash, më shumë dokumentarë, dhe të gjitha në shqip, me më shumë muzikë dhe sport.

Duke shtuar vazhdimisht numrin e shërbimeve dhe nivelin e kualitetit në transmetimin e programeve, DigitAlb ka qenë dhe mbetet përherë pararojë absolute e teknologjisë më të fundit digjitale dhe programacionit më të plotë dhe cilësor, jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë; në rajon e Evropë.

Në dhjetor të vitit 2007 DigitAlb implementon në platformën satelitore stadin më të avancuar të transmetimeve televizive digjitale ; HDTV - High Definition Television me anë të së cilës arrihet të përcillet në masën më perfektë të mundshme, çdo detaj i figurës dhe zërit. DigitAlb ishte e vetmja platformë në Evropë që hidhte në satelit 6 kanale të rinj tematikë me profile të ndryshëm që transmetojnë në këtë kualitet filma, dokumentarë, sport, seriale, programe për të rritur, show dhe spektakël e çdo gjë tjetër dhe duke u identifikuar kështu nga të gjithë si një platformë lider.

DigitAlb, vazhdon të thyejë njëpasnjëshëm kufijtë duke qenë gjithnjë e më i kërkuar në treg e duke shtuar vit pas viti shërbimet dhe numrin e abonentëve.

Më 3 nëntor të 2008-ës, DigitAlb nis në transmetim Tokësor & Satelitor shërbimin televiziv PAY-PER-VIEW, nëpërmjet kanalit të posaçëm Digi Gold ku ofrohen përmes pagesës së dedikuar për çdo event, filmat më të fundit dhe programe të zhanreve të tjera. Pjesë e paketës PPV të DigitAlb janë edhe 2 kanalet sezonalë Big Brother të cilët transmetojnë LIVE 24 orë në 24 gjithçka që ndodh mes banorëve të shtëpisë më të vëzhguar në Shqipëri.

DigitAlb futi një frymë krejt të re në ekranet shqiptare, duke sanksionuar imazh dhe zë zyrtar, duke promovuar në një formë krejtësisht të veçantë e origjinale, ç'ka e bëjnë të jetë gjithnjë e më tërheqës për publikun.

Kanale vetanake

Redakto
  • Top Channel - televizion gjeneralist
  • Top News - 24 orë lajme
  • T - kanal kushtuar prodhimeve origjinale shqiptare
  • My Music
  • Melody TV
  • Explorer Shkencë
  • Explorer Histori
  • Explorer Natyra
  • Stinë
  • Gold (Digi Gold)
  • Family
  • Film Max
  • Film Autor
  • Film Hits
  • Film Thriller
  • Film Dramë
  • Film Aksion
  • Film Komedi
  • EuroFilm
  • Çufo
  • Bang Bang
  • Junior
  • SuperSport 1
  • SuperSport 2
  • SuperSport 3
  • SuperSport 4
  • SuperSport 5
  • SuperSport 6
  • SuperSport 7

Referime

Redakto
  1. ^ "DIGIT-ALB (perthithur SUPERSPORT - K62031001W)". OpenCorporates.al. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2024. Marrë më 23 tetor 2024.
  2. ^ "Digitalb Satelitor". Digitalb. Marrë më 23 tetor 2024.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  3. ^ Harka, Juna (16 prill 2016). "Zbardhen aksionerët e 100 kompanive VIP". Revista Monitor. Marrë më 23 tetor 2024.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto