Donald Trump
Donald John Trump (shq. Donald Xhon Tramp) (lindur më 14 qershor 1946) është një politikan, biznesmen dhe personalitet i medias amerikane që shërbeu si presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021 dhe është presidenti aktual i zgjedhur pas zgjedhjeve të 2024. Ai pritet të marrë detyrën si presidenti i 47-të më 20 janar 2025. Anëtar i Partisë Republikane, Trump është presidenti i parë në historinë e SHBA-së që është dënuar për një krim, i vetmi pa përvojë paraprake ushtarake ose qeveritare, dhe i vetmi i dyti që u zgjodh dy herë në mandate jo të njëpasnjëshme, pas Grover Cleveland në 1892. [1]
Donald Trump | |
---|---|
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara | |
Në detyrë 20 janar 2017 – 20 janar 2021 | |
Paraprirë nga | Barack Obama |
Pasuar nga | Xho Baiden (i zgjedhur) |
Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara | |
Titullar | |
Në detyrë 20 janar 2025 | |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | New York City, New York, SHBA | 14 qershor 1946
Partia politike | Partia Republikane |
Bashkëshortja/et | Ivana Zelníčková (m.1977; divorcuar 1991) Marla Maples (m.1993; divorcuar 1999) Melania Trump (m.2005) |
Fëmijët | |
Shkollimi | Universiteti i Fordhamit, Universiteti i Pensilvanisë |
Nënshkrimi | |
Në qershor 2015, Trump vendosi të kandidojë si presidenti i ardhshëm i SHBA-ve. Më 8 nëntor 2016, ai u shpall si presidenti i 45-të i SHBA-ve duke mposhtur kandidaten demokrate Hillary Clinton.[2] Ai mori postin më 20 janar 2017. Për nga mosha, Trump është presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së.
Jeta personale dhe familja
RedaktoAi lindi dhe u rrit në New York dhe morri diplomën Bachelor në ekonomi në shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë në vitin 1968.
Donald Trump ka pesë fëmijë prej tri martesave dhe tetë nipa dhe mbesa.[3][4] Së pari u martua me modelen çeke Ivana Zelníčková më 7 prill 1977. Ata kishin tre fëmijë Donald Trump, Jr., Ivanka Trump dhe Eric Trump, të cilët janë zv.presidentët ekzekutiv në ''The Trump Organization''. Ata u divorcuan në vitin 1991.
Pas divorcit, Donald u martua me aktoren amerikane Marla Maples në vitin 1993. Ata kanë një vajzë Tiffany Trump. Ata u ndanë në maj 1997[5] dhe u divorcuan në qershor 1999.[6][7]
Donald Trump u fejua me Melania Knauss në prill 2014[8] dhe u martua me të në vitin 2015.[9][10][11] Së bashku kanë një djalë, Barron Trump.
Karriera e biznesit
RedaktoTrump e filloi karrierën e tij në biznes, si trashëgimtar i pronave të lëna nga babai i tij, atij dhe vëllezërve të tjerë e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë ka thënë se e ka filluar karrierën e tij me një borxh prej 1 milion dollarësh[12] prej babait të tij. Në momentin e kandidimit për president, pasuria e tij e deklaruar zyrtarisht arrinte në 8,737,540,000$.[13]
Asetet kryesore të pasurisë së tij përfshijnë godinat e shumta dhe pasuri të patundshme. Pothuaj në cdo qytet kryesor të Shteteve të Bashkuara ndodhet një godinë e lartë e organizatës Trump, e cila drejtohej prej Donald Trump që prej viti 1971. Organizata e tij zotëron gjithashtu dhe një numër të madh objektesh të tjera luksi si kazino, fusha golfi etj.
Trump është angazhuar dhe në fushën e medias, duke qenë ideator i një reality show të quajtur “The Apprentice” dhe gjithashtu përmes zotërimit të të drejtave të transmetimit të programit “Miss Universe”, të drejtat e së cilit i shiti në vitin 2015.[14]
Pas zgjedhjes si president, fëmijët e tij drejtojnë organizatën Trump.
Konfliktet e interesit
RedaktoNë dhjetor 2015, Trump tha në një intervistë në radio se ai kishte një "konflikt interesi" në marrëdhëniet me Turqinë dhe presidentin turk Tayyip Erdoğan për shkak të Kullave të tij Trump në Stamboll, duke thënë "Unë kam një konflikt të vogël interesi sepse kam një ndërtesë madhore në Stamboll dhe është një punë jashtëzakonisht e suksesshme ... Quhet Kullat Trump – dy kulla në vend të një ... Unë e kam njohur Turqinë shumë mirë."[15][16]
Karriera politike
RedaktoAktivitetet politike deri në vitin 2015
RedaktoTrump ka ndryshuar parti disa herë në karrierën e tij. Ai u regjistrua si republikan në Manhattan në vitin 1987, kurse dy vite më vonë kaloi te Partia e Reformës. Në vitin 2001, ai u bë pjesë e Partisë Demokratike para se të kalonte sërisht te republikanët në vitin 2009.[17]
Në 1987, Trump vendosi reklama me faqe të plota në tre gazeta të mëdha,[18] për të mbrojtur paqen në Amerikën Qendrore, përshpejtuar bisedimet e çarmatimit bërthamor me Bashkimin Sovjetik dhe uljen e deficitit të buxhetit federal duke i bërë aleatët amerikanë të paguanin "pjesën e tyre të drejtë" për mbrojtjen ushtarake.[19] Ai përjashtoi mundësinë për të kandiduar për zyrën lokale por jo për presidencën.[18]
Fushata presidenciale 2000
RedaktoNë vitin 1999, Trump ngriti një komitet hulumtues për të kërkuar nominimin e Partisë së Reformës për zgjedhjet presidenciale të vitit 2000.[20][21] Një sondazh i kryer në korrik 1999 e vendosi atë kundrejt kandidatit të mundshëm republikan George W. Bush dhe kandidatit të mundshëm demokrat Al Gore; Trump kishte 7% mbështetje. Ai hoqi dorë nga gara për president në shkurt 2000.[22]
Fushata presidenciale 2016
RedaktoZgjedhja për presidencën
RedaktoProtestat
RedaktoDisa mitingje të mbajtura gjatë sezonit të parë u shoqëruan me protesta dhe dhunë, brenda dhe jashtë ambienteve.[23][24] Fitorja e zgjedhjeve nga Trumpi shkaktoi protesta në Shtetet e Bashkuara; protestuesit kundërshtonin politikat e tij si dhe disa nga fjalimet që ai mbajti gjatë fushatës.[25][26][27] Trump shkroi në Twitter se ata ishin "protestues profesionistë, të nxitur nga media" dhe "të padrejtë", por më vonë shtoi: "Më pëlqen fakti se grupet e vogla të protestuesve natën e kaluar kanë pasion për vendin tonë të madh."[28]
Fushata presidenciale 2020
RedaktoTrump sinjalizoi synimin e tij për të kandiduar për një mandat të dytë duke paraqitur në FEC brenda disa orësh nga marrja e presidencës. Kjo e shndërroi komitetin e tij zgjedhor 2016 në një rizgjedhje të vitit 2020. Trump shënoi fillimin zyrtar të fushatës me një tubim në Melbourne, Florida, më 18 shkurt 2017, më pak se një muaj pasi mori detyrën. Në dy vitet e tij të para në detyrë, komiteti i rizgjedhjes së Trump njoftoi ngritjen e 67.5 milion dollarë, duke e lejuar atë të fillonte vitin 2019 me 19.3 milion dollarë para në dorë. Nga fillimi i vitit 2019 deri në korrik të vitit 2020, fushata e Trump dhe Partia Republikane mblodhën 1.1 miliard dollarë, por shpenzuan 800 milion dollarë të kësaj shume, duke avulluar avantazhin e tyre të mëparshëm të parave mbi ish-nënkryetarin e nominuar demokrat, Xho Baiden. Kriza e parave të fushatës duke detyruar një kthim mbrapsht në shpenzimet e reklamave.
Trump u bë i nominuari Republikan më 24 gusht, 2020. Duke filluar në pranverën e vitit 2020, Trump filloi të mbillte dyshime në lidhje me zgjedhjet, duke paralajmëruar vazhdimisht se zgjedhjet do të "manipuloheshin" dhe duke pretenduar pa prova se përdorimi i pritur i përhapur i votimit me postë do të prodhonte "mashtrim masiv zgjedhor". Kur Dhoma e Përfaqësuesve votoi për një grant prej 25 miliardë dollarësh për Shërbimin Postar të SHBA, për ta lejuar atë të trajtojë rritjen e pritshme të votimit me postë, Trump bllokoi financimin, duke thënë se ai donte të parandalonte çdo rritje të votimit me postë. [834] Në atë që New York Times e quajti një "shkelje të jashtëzakonshme të dekorit presidencial", Trump ngriti idenë më 30 korrik të shtyrjes së zgjedhjeve. Ai ka refuzuar vazhdimisht të thotë nëse do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve dhe do të angazhohet për një tranzicion paqësor të pushtetit nëse humbet.
Reklamat e fushatës Trump janë përqendruar në krim, duke pretenduar se qytetet do të kalonin në paligjshmëri nëse kundërshtari i tij Biden, fitonte presidencën. Trump ka keqinterpretuar pozicionet e Biden gjatë fushatës. Disa burime e përshkruan mesazhin e fushatës së Trump si zhvendosur në "retorikë raciste" në një përpjekje për të rimarrë votuesit e humbur nga baza e tij.
Më 7 nëntor 2020, pas katër ditëve të numërimit të votave, shumica e mediave kryesore parashikuan Biden si fitues të zgjedhjeve presidenciale. Trump tregoi se nuk e pranon këtë rezultat dhe tha "këto zgjedhje nuk kanë mbaruar kurrë". Ai ringjalli pretendimet e tij për mashtrime zgjedhore dhe tha se do të vazhdojë të nisë sfidat ligjore në shtetet kryesore në lëvizje.
Presidenca
RedaktoPolitika e brendshme
RedaktoNë ditën e inaugurimit të tij si president, kundërshtuesit e politikave të Trump, duke pretenduar se Rusia dhe forca të tjera të huaja kishin ndikuar rezultatin e zgjedhjeve, organizuan protesta mbarëkombëtare, që u ndoqën dhe nga përkrahës në vende të ndrysme te botës. Protesta më e madhe, e organizuar në formën e një marshimi ishte ajo që u quajt “Women’s March” (Marshimi i Grave), e cila mblodhi mbi mbi 3.5 milion protestues.[29] vetëm në Shba dhe mendohet se rreth 5 milion protestues në të gjithë botën. Temë kryesore e protestës ishtë kundërshtimi i ligjeve që ndalonin të drejtën e abortit apo që pendonin hyrjen e emigrantëve dhe familjarëve të tyre në ShBA.[30]
Në 100 ditët e para në zyrë Trump filloi presidencën e tij duke hedhur poshtë dekrete të rëndësishme të firmosura nga paraardhësi i tij Barack Obama. Dekrete që kishin të bënin më shëndetësinë dhe tregtinë, ku më i rëndësishmi ishtë dekreti që nxorri ShBA-të jashtë bashkimit tregtar me shtetet e Paqësorit.
Ai dha urdhër për rifillimin e punimveve për dy naftësjellës shumë të kundërshtuar, të cilët kalojnë në tokat dhe rezervatet e indianëve të amerikës.[31] Përmes dekreteve që pasuan Trump ndaloi hyrjen e emigrantëve që vinin nga shtete promovese apo bashkëpuntore me terroristët.[32][33] Dekret ky që solli shumë konflikte politike por edhe institucionale dhe që u kundërshtua e u bllokua nga shumë gjykatës federalë , gjë që bëri që edhe të shtyhej miratimi i tij nga Kongresi amerikan.[34] Vendimet e tij hasën kundërshtim nga organizata të ndryshme civile dhe grupe që prekeshin nga vendimet e tij, kryesisht emigrantët dhe gratë.
Ekonomia dhe tregtia
RedaktoNë prill 2020, niveli zyrtar i papunësisë u rrit në 14.7% për shkak të pandemisë COVID-19. Ky ishte një nënvlerësim i nivelit aktual të papunësisë, por gjithsesi ishte niveli më i lartë i papunësisë që nga viti 1939.[35]
Energjia dhe klima
RedaktoMë 1 qershor 2017 Trump njoftoi tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, duke mbajtur premtimin e dhënë gjatë fushatës së tij në emër të mbrojtjes së punësimit amerikan dhe të sloganit të tij “Amerika në fillim”.[36]
Shëndetsia
RedaktoGjatë fushatës së tij, Trump në mënyrë të përsëritur u zotua të shfuqizojë dhe zëvendësojë Aktin për Mbrojtjen e Pacientit dhe Kujdesin e Përballueshëm (ACA ose "Obamacare").[37]
Emigracioni
RedaktoMuri i Trump
RedaktoSi një kandidat për president, Trump këmbënguli që përgjatë kufirit jugor me Meksikën ai do të ndërtonte një mur – jo një gardh – në mënyrë që të ndalohet emigrimi i paligjshëm, duke thënë se është një "ndryshim i madh" dhe duke përmendur "betoni po shkon shumë lart". Në janar 2018 ai përsëri qarkulloi idenë e ndërtimit të një muri me beton të ngurtë.[38]
Politika e jashtme
RedaktoNë politikën e jashtme ai i kushtoi rëndësi të madhe luftimit ë militantëve terrorist të SHtetit Islamik, ku autorizoi dhe fushata ushtarake kundrejt tyre. Rëndësi të vecantë i kushtoi dhe konfliktit me Korenë e Veriut, duke u përpjekur përmes sanksioneve të shtuara ndalimin e zhvillimit të mëtejshëm të programit nuklear të Koresë së Veriut. Përmes një turi diplomatik në Azi, sekretari i shtetit dhe zv.Presidenti, siguruan mbështetjen e fuqive aziatike në luftën kundër Koresë së Veriut.
ISIS, Siria, dhe Afganistan
RedaktoNë dhjetor 2018, Trump deklaroi "ne kemi fituar kundër ISIS" dhe urdhëroi tërheqjen e të gjithë trupave nga Siria, duke kundërshtuar vlerësimet e Departamentit të Mbrojtjes.[39][40] Mattis dha dorëheqjen të nesërmen për shkak të mosmarrëveshjeve në politikën e jashtme, duke e quajtur këtë vendim një braktisje të aleatëve Kurdë të cilët kishin luajtur një rol kryesor në luftimin e ISIS.[41][42] Një javë pas njoftimit të tij, Trump tha se nuk do të miratonte asnjë zgjatje të vendosjes së Amerikës në Siri.[43] Më 6 janar 2019, këshilltari i sigurisë kombëtare John Bolton njoftoi se Amerika do të mbetet në Siri derisa ISIS të çrrënjoset dhe Turqia të garantojë se nuk do të godasë aleatët kurdë të Amerikës.[44]
Izraeli
RedaktoTrump ka mbështetur politikat e kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu.[45][46] Ai zyrtarisht njohu Jeruzalemin si kryeqytetit të Izraelit më 6 dhjetor 2017,[47][48] paravësisht paralajmërimeve dhe kritikave nga udhëheqësit e tjerë botëror.[49] Në maj 2018, Shba-ja hapi ambasadën e re amerikane në Jeruzalem.[50] Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e dënoi këtë veprim, duke miratuar një rezolutë që "u bën thirrje të gjitha Shteteve të përmbahen nga vendosja e misioneve diplomatike në Qytetin e Shenjtë të Jeruzalemit".[51][52] Në mars 2019, Trump ktheu dekada të politikës së Shba-së duke njohur aneksimin e Izraelit mbi Lartësitë Golan, një lëvizje e dënuar nga Bashkimi Evropian dhe Lidhja Arabe.[53]
Kina
Redakto- Artikulli kryesor: Lufta tregtare Kinë–Shtetet e Bashkuara
Para dhe gjatë presidencës së tij, Trump ka akuzuar vazhdimisht Kinën se po përfiton padrejtësisht nga Shba-ja.[54] Gjatë presidencës së tij, Trump ka filluar një luftë tregtare kundër Kinës, duke sanksionuar Huawei për lidhjet e saj të pretenduara me Iranin,[55] duke rritur ndjeshëm kufizimet e vizave për studentët dhe studiuesit e kombësisë kineze[56][57] dhe e klasifikoi Kinën si një "manipulues të monedhës".[58]
Trump tha se ai rezistoi në ndëshkimin e Kinës për abuzimet e të drejtave të njeriut kundër pakicave etnike në rajonin veriperëndimor të Xinjiang nga frika e rrezikimit të negociatave tregtare Shba-Kinë.[59]
Koreja e Veriut
RedaktoNë vitin 2017, armët bërthamore të Koresë së Veriut u panë gjithnjë e më shumë si një kërcënim serioz për Shtetet e Bashkuara.[60] Në gusht 2017, Trump përshkallëzoi retorikën e tij, duke paralajmëruar se kërcënimet e Koresë së Veriut do të përballen me "zjarr dhe tërbim siç bota nuk i ka parë kurrë".[61] Koreja e Veriut u përgjigj duke lëshuar plane për provat e raketave që do të uleshin pranë Guam.[62] Në shtator 2017, Trump iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke thënë se Shba do të "shkatërronte totalisht Korenë e Veriut" nëse do të "detyrohej" të mbronte veten ose aleatët e saj.[63] Po në këtë muaj, Trump rriti sanksionet ndaj Koresë së Veriut, duke deklaruar se ai donte "denuklearizimin e plotë" të Koresë së Veriut dhe u angazhua në thirrjen e emrit me udhëheqësin Kim Jong-un.[64][65]
Në mars 2018, Trump menjëherë ra dakord me propozimin e Kim për një takim.[66] Më 12 qershor 2018, Trump dhe Kim u takuan në Singapor; gjatë takimit, Kim pohoi qëllimin e tij "për të punuar drejt denuklearizimit të plotë të Gadishullit Korean."[67][68]
Një samit i dytë Trump–Kim në Hanoi në shkurt 2019 u ndërpre papritmas pa arritur një marrëveshje; të dy vendet fajësuan njëri-tjetrin dhe ofruan llogari të ndryshme të negociatave.[69] Më 30 qershor 2019, Trump, Kim dhe Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in zhvilluan bisedime të shkurtra në Zonën e Demilitarizuar Koreane, duke shënuar herën e parë që një president në detyrë i Shba-së kishte shkelur në tokën e Koresë së Veriut. Trump dhe Kim ranë dakord të rinisnin negociatat.[70] Bisedimet dypalëshe filluan në Stokholm në tetor 2019, por u ndërprenë pas një dite.[71] Koreja e Veriut nuk ka treguar asnjë tregues se është e gatshme të denuklearizojë në mënyrë të njëanshme.[72]
Rusia
RedaktoGjatë fushatës së tij dhe si president, Trump ka pohuar vazhdimisht se ai dëshiron marrëdhënie më të mira me Rusinë.[73][74] Ai gjithashtu tha se Rusia mund të ndihmojë Shba-në në luftën e saj kundër ISIS.[75] Sipas Putinit dhe disa ekspertëve dhe diplomatëve politikë, marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat ishin tashmë në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë, janë përkeqësuar më tej që kur Trump mori detyrën në janar 2017.[76][77][78]
Trump ka kritikuar Rusinë në lidhje me Sirinë,[79] Ukrainën, Korenë e Veriut, Venezuelën dhe helmimin në Skripal, por ka dërguar mesazhe të përziera në lidhje me Krime. Ai mbështeti sanksionet që ndalojnë kompanitë amerikane të naftës të shpojnë në Rusi.
Venezuela
RedaktoMë 11 gusht 2017, Trump tha se ai do të përjashtonte mundësinë e një ndërhyrje ushtarake për tu përballur me qeverinë e Nicolás Maduros.[80] Në shtator 2018, Trump bëri thirrje për "rivendosjen e demokracisë në Venezuelë" dhe tha se "socializmi ka falimentuar kombin e pasur me naftë dhe ka shtyrë njerëzit e tij në varfëri të rëndë".[81] Më 23 janar 2019, Maduro njoftoi se Venezuela po do të prishte marrëdhënjet me Shtetet e Bashkuara pas njoftimit të Trump për njohjen e Juan Guaidó, kryetarit të opozitës, si president i përkohshëm i Venezuelës.[82][83]
Pandemia e COVID-19
Redakto- Artikulli kryesor: Pandemia e COVID-19 në Shtetet e Bashkuara
Në dhjetor 2019, një shpërthim i sëmundjes së koronavirusit (COVID-19) u identifikua për herë të parë në Wuhan të Kinës, dhe më pas u shpërnda në të gjithë botën për pak javë.[84][85]
Trump ishte i ngadaltë për të adresuar pandeminë, duke hedhur poshtë fillimisht kërcënimin e afërt dhe duke injoruar thirrjet për veprim nga ekspertët e shëndetit të qeverisë dhe sekretarit Azar.[86][87] Gjatë gjithë janarit dhe shkurtit, ai hodhi poshtë paralajmërimet e vazhdueshme të shëndetit publik nga zyrtarë brenda administratës së tij, duke u përqëndruar në vend në konsideratat ekonomike dhe politike të shpërthimit.[88][87] Ai vazhdoi të pretendonte se një vaksinë ishte disa muaj larg, megjithëse zyrtarët e HHS dhe CDC i kishin thënë vazhdimisht se do të duheshin 12–18 muaj për të prodhuar një vaksinë.[89][90] Trump gjithashtu pretendoi në mënyrë të gabuar se "kushdo që dëshiron një test mund të marrë një test", pavarësisht se disponueshmëria e testeve është shumë e kufizuar.[91][92]
Referime
Redakto- ^ "Kush është Donald Trump, presidenti i 45-të i ShBA-së?". trt.net.tr. 9 nëntor 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA". aa.com.tr. 9 nëntor 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ Sarah Michaud (3 tetor 2011). "Donald Trump, Jr. Welcomes Son Tristan Milos" [Donald Trump, Jr. mikpret djalin Tristan Milos] (në anglisht). People. Arkivuar nga origjinali më 6 janar 2017. Marrë më 5 tetor 2011.
- ^ "Trump's daughter, Ivanka, gives birth to third child" [Vajza e Trump, Ivanka, lind fëmijën e tretë] (në anglisht). Fox News Channel. 27 mars 2016. Marrë më 28 mars 2016.
- ^ Salvatore Arena; K. C. Baker (9 qershor 1999). "Marla caves on prenup battle, takes $2 million in divorce" (në anglisht). New York: Daily News. Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2016. Marrë më 9 janar 2016.
- ^ "Marla Maples Still Loves Donald Trump" [Marla Maples ende e do Donald Trump] (në anglisht). People. gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 24 prill 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Trump always says 'I do' to having a prenup" (në anglisht). Chicago Tribune. 21 janar 2005. Arkivuar nga origjinali më 11 mars 2017. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "The Donald is getting married – again" [Donaldi po martohet – sërisht] (në anglisht). CNN. 29 prill 2004. Marrë më 10 janar 2016.
- ^ Joshua Gillin (21 korrik 2015). "The Clintons really did attend Donald Trump's 2005 wedding" (në anglisht). PolitiFact.com. Marrë më 21 gusht 2015.
- ^ Alyson Krueger (27 qershor 2011). "Top 12 May–December Romances: Donald Trump and Melania Trump & Ivana Trump and Rossano Rubicondi (24 years)" (në anglisht). Time. Marrë më 29 gusht 2015.
- ^ Tina Brown (27 janar 2005). "Donald Trump, Settling Down" (në anglisht). The Washington Post. Marrë më 22 maj 2008.
- ^ https://www.cnbc.com/2015/10/26/donald-trump-my-dad-gave-me-a-small-loan-of-1-million-to-get-started.html[lidhje e vdekur]
- ^ https://www.washingtonpost.com/politics/exclusive-trump-will-declare-9-billion-net-worth-as-he-reveals-2016-plans/2015/06/15/a00e74c0-137c-11e5-9ddc-e3353542100c_story.html?utm_term=.ce77b32617fb[lidhje e vdekur]
- ^ https://www.nytimes.com/2015/09/15/business/media/trump-sells-miss-universe-organization-to-wme-img-talent-agency.html[lidhje e vdekur]
- ^ Philip Bump (7 tetor 2019). "Trump's decision on Syria crystallizes questions about his business – and his presidency" [Vendimi i Trump mbi Sirinë kristalizon pyetjet rreth biznesit së tij – dhe presidencës së tij] (në anglisht). The Washington Post. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ Heidi Przybyla; Anna Schecter (9 tetor 2019). "Donald Trump's longtime business connections in Turkey back in the spotlight" [Lidhja e gjata të biznesit të Donald Trump në Turqi rikthehen në qëndër të vëmëndjes] (në anglisht). NBC News. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ Joshua Gillin (24 gusht 2015). "Bush says Trump was a Democrat longer than a Republican 'in the last decade'" [Bush thotë se Trump ishte një demokrat më gjatë sesa një republikan 'në dekadën e fundit'] (në anglisht). PolitiFact. Marrë më 18 mars 2017.
- ^ a b Michael Oreskes (2 shtator 1987). "Trump Gives a Vague Hint of Candidacy" [Trump jep një aluzion të paqartë të kandidimit] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 17 shkurt 2016.
- ^ Fox Butterfield (18 nëntor 1987). "Trump Urged To Head Gala Of Democrats" [Trump nxitet të kryesojë galanë e Demokratëve] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ Donald Trump (19 shkurt 2000). "What I Saw at the Revolution" [Çfarë pash te Revolution] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ Richard Winger (25 dhjetor 2011). "Donald Trump Ran For President in 2000 in Several Reform Party Presidential Primaries" [Donald Trump garoi për President në vitin 2000 në disa zgjedhje presidenciale të Partisë së Reformës] (në anglisht). Ballot Access News.
- ^ Eleanor Clift (13 prill 2017). "The Last Time Trump Wrecked a Party" [Hera e fundit që Trump shkatërroi një festë] (në anglisht). The Daily Beast. Marrë më 25 shkurt 2020.
- ^ "Në SHBA vazhdojnë protestat kundër Trumpit". aa.com.tr. 2 shkurt 2017. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Protesta kundër Trumpit në disa qytete amerikane". aa.com.tr. 13 dhjetor 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "ShBA - Vazhdojnë protestat anti-Trump". trt.net.tr. 13 nëntor 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Protesta kundër Trump në Amerikë". Pars Today. 17 mars 2017. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "SHBA, mijëra amerikanë protestuan kundër Trump në mbarë vendin". aa.com.tr. 10 nëntor 2016. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ William Cummings (11 nëntor 2016). "Trump calls protests 'unfair' in first controversial tweet as president-elect" [Trump i quan protestuesit 'të padrejtë' në statusin e parë polemizues në Twitter si president i zgjedhur] (në anglisht). USA Today. Marrë më 27 nëntor 2016.
- ^ https://www.theatlantic.com/technology/archive/2017/01/womens-march-protest-count/514166/
- ^ http://aa.com.tr/en/europe/european-women-march-against-trump/732213
- ^ http://www.botasot.info/amerika-bota/644781/presidenti-trump-nenshkruan-urdher-ekzekutiv-per-naftesjellesin/
- ^ https://www.evropaelire.org/a/28268468.html
- ^ https://sot.com.al/bota/urdh%C3%ABr-ekzekutiv-i-presidentit-trump-t%C3%AB-ardhurit-nuk-hyjn%C3%AB-dot-gjykata-bllokon-deportimin
- ^ https://www.theguardian.com/us-news/2017/jan/28/airports-us-immigration-ban-muslim-countries-trump
- ^ "SHBA publikon raportet e para, papunësia arrin vlera historike dhe kalon "Depresionin i Madh"". faxweb.al. 8 maj 2020. Marrë më 6 shtator 2020.
- ^ "Trump njofton tërheqjen e Amerikës nga Marrëveshja për Klimën". trt.net.tr. 2 qershor 2017. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ "Trump për ObamaCare". Radio Televizioni Shqiptar. 24 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2017. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ "Trump: Do të ngremë një mur të madh në kufi". TV Klan. 22 korrik 2016. Marrë më 2 shtator 2020.
- ^ "Tërheqja e trupave nga Siria, Trump kritikohet ashpër". a2news.com. 20 dhjetor 2018. Marrë më 4 shtator 2020.
- ^ "SHBA tërheq trupat amerikane nga Siria". Rilindja Demokratike. 20 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 26 shtator 2020. Marrë më 4 shtator 2020.
- ^ "Jep dorëheqje James Mattis, njeriu që dha bekimin për formimin e ushtrisë së Kosovës". Epoka e Re. 21 dhjetor 2018. Marrë më 6 shtator 2020.
- ^ "Profil: Kush është James Matiss, që sot dha dorëheqje". Gazeta Blic. 21 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2021. Marrë më 6 shtator 2020.
- ^ Karoun Demirjian (6 janar 2019). "Contradicting Trump, Bolton says no withdrawal from Syria until ISIS destroyed, Kurds' safety guaranteed" [Duke kundërshtuar Trump, Bolton thotë se ska asnjë tërheqje nga Siria derisa ISIS të shkatërrohet, siguria e Kurdëve është e garantuar] (në anglisht). The Washington Post. Marrë më 6 janar 2019.
- ^ David E. Sanger; Noah Weiland; Eric P. Schmitt (6 janar 2019). "Bolton Puts Conditions on Syria Withdrawal, Suggesting a Delay of Months or Years" (në anglisht). The New York Times. Marrë më 6 janar 2019.
- ^ "Netanyahu mbështet Trumpin, ndërtimi i murit ide gjeniale". aa.com.tr. 29 janar 2017. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Akuzat ndaj Iranit/ Trump mbështet Netanyahun: Ka të drejtë..." Syri.net. 30 prill 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "SHBA njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit". Opinion.al. 6 dhjetor 2017. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Tramp njeh Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit, reagon komuniteti ndërkombëtar". Radio Televizioni Shqiptar. 7 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 7 dhjetor 2017. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Bota e dënon vendimin e Trumpit mbi Jerusalemin". RTV21.tv. 7 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "SHBA hap ambasadën në Jeruzalem, dhjetra palestinezë të vrarë në Gazë". Zëri i Amerikës. 14 maj 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Edhe Shqipëria kundër Trump, OKB rrëzon vendimin e SHBA për të njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit". Gazeta Panorama. 21 dhjetor 2017. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Vendet anëtare të OKB-së dhe OJQ-të kritikojnë kërcënimet e Trump-it". aa.com.tr. 22 dhjetor 2017. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "SHBA njeh sovranitetin e Izraelit mbi Lartësitë Golan". dw.com. 26 mars 2019. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ Nandita Bose; Andrea Shalal (7 gusht 2019). "Trump says China is 'killing us with unfair trade deals'" [Trump thotë Kina 'po na vret me marrëveshjet e padrejta tregtare'] (në anglisht). Reuters. Marrë më 24 gusht 2019.
- ^ "Uashingtoni shtrëngon sanksionet ndaj Huawei, Trump beson se ata kërcënojnë sigurinë e SHBA-së". Telegrafi.com. 18 gusht 2020. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Trump's Next Trade War Target: Chinese Students in the U.S." [Objektivi i Rradhës së Luftës Tregtare të Trump: Studentët Kinezë në Shba]. Time (në anglisht). Marrë më 24 gusht 2019.
- ^ "Visas Are The Newest Weapon In U.S.-China Rivalry" [Vizat janë armët më të reja në rivalitetin Shba-Kinë] (në anglisht). NPR. 25 prill 2019. Marrë më 24 gusht 2019.
- ^ Sam Meredith (6 gusht 2019). "China responds to US after Treasury designates Beijing a 'currency manipulator'" [Kina i përgjigjet Shba-së pasi Thesari e dizenjoi Pekinin si 'manipulues të monedhës'] (në anglisht). CNBC. Marrë më 6 gusht 2019.
- ^ "Trump held off sanctioning Chinese over Uighurs to pursue trade deal" [Trump mbajti sanksionimin e kinezëve mbi Ujgurët për të ndjekur marrëveshjen tregtare] (në anglisht). BBC News. 22 qershor 2020. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Vringëllima të reja armësh nga Koreja e Veriut". dw.com. 2 maj 2017. Marrë më 31 gusht 2020.
- ^ "Trump i përgjigjet kërcënimit të Koresë së Veriut". Zëri i Amerikës. 8 gusht 2017. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ "Koreja e Veriut kërcënon me një plan sulmi mbi Guamin". Zëri i Amerikës. 9 gusht 2017. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ "Trump: SHBA do ta shkatërrojë Korenë V. nëse i duhet të mbrohet". Radio Evropa e Lirë. 19 shtator 2017. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ "SHBA vendos sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut". Lajmi.net. 27 shtator 2017. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ Phil McCausland (22 shtator 2017). "Kim Jong Un Calls President Trump 'Dotard' and 'Frightened Dog'" [Kim Jong Un e quan Presidentin Trump 'Dotard' dhe 'Qen të Frikësuar'] (në anglisht). NBC News. Reuters. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ "Historike: Donald Trump pranon ftesën e Kim Jong-un për takim". Periskopi.com. 9 mars 2018. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Historike, Trump dhe Kim takohen në Singapor". acbnews.al. 12 qershor 2018. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Trump, Kim takohen në Singapor". Zëri i Amerikës. 12 qershor 2018. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Dështon takimi Trump-Kim, nuk ka marrëveshje. Presidenti amerikan zbulon detaje". Tirana Today. 28 shkurt 2019. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Trumpi dhe Kimi takohen në kufirin midis dy Koreve". dw.com. 30 qershor 2019. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "SHBA dhe Korea e Veriut rinisin bisedimet bërthamore". Radio Evropa e Lirë. 5 tetor 2019. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Koreja e Veriut nuk heqë dorë nga armatimi bërthamor". trt.net.tr. 31 dhjetor 2017. Marrë më 9 shtator 2020.
- ^ "Tillerson: Trump kërkon ripërtëritjen e marrëdhënieve me Rusinë". Radio Televizioni Shqiptar. 6 qershor 2017. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Trump thotë se Rusia nuk ka më në shënjestër SHBA-të". aa.com.tr. 18 korrik 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Trump suggests U.S. accept Russia's annexation of Crimea" [Trump sugjeron që SHBA të pranojnë aneksimin e Krimesë nga Rusia] (në anglisht). PBS NewsHour. Associated Press. 1 gusht 2016. Marrë më 19 shkurt 2017.
- ^ Oliver Caroll (19 janar 2018). "US–Russia relations fail to improve in Trump's first year and they are likely to get worse" [Marrëdhëniet Shba-Rusi kanë dështuar të përmirësohen në vitin e parë të Trump dhe ka të ngjarë të përkeqësohen] (në anglisht). The Independent. Marrë më 7 shtator 2020.
- ^ Samuel Osborne (12 prill 2017). "Vladimir Putin says US–Russia relations are worse since Donald Trump took office" [Vladimir Putin thotë se marrëdhëniet Shba-Rusi janë më të këqija që kur Donald Trump mori detyrën] (në anglisht). The Independent. Marrë më 7 shtator 2020.
- ^ Alexander Smith (30 mars 2018). "U.S.-Russian relations worst Ambassador Antonov can remember" [Marrëdhëniet Shba-Rusi mund të kujtojë Ambasadori më i keq Antonov] (në anglisht). NBC News. Marrë më 8 shtator 2020.
- ^ "Trump kritikon Rusinë për çështjen e Sirisë". Pars Today. 5 tetor 2016. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Paralajmërimi i Trump, mund të ndërhyjmë ushtarakisht në Venezuelë". Newsbomb.al. 12 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "SHBA vendos sanksione ndaj gruas së presidentit të Venezuelës". Evropa e Lirë. 25 shtator 2018. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "BE bashkohet me qëndrimin e SHBA, njeh Guaidon president të Venezuelës". American Eye. 4 shkurt 2019. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Venezuela ndërpren marrëdhëniet me SHBA-në". Ekonomia Online. 24 janar 2019. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Pyetje dhe përgjigje të shpeshta: Virusi dhe sëmundja nga COVID-19". Instituti i Shëndetit Publik. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ "Mbi 12 milionë raste me COVID-19 në të gjithë botën". aa.com.tr. 9 korrik 2020. Marrë më 1 shtator 2020.
- ^ David Cloud; Paul Pringle; Eli Stokols (19 prill 2020). "How Trump let the U.S. fall behind the curve on coronavirus threat" [Si Trump e la Shba-në të binte prapa kurbës mbi kërcënimin e koronavirusit] (në anglisht). Los Angeles Times. Marrë më 21 prill 2020.
- ^ a b Eric Lipton; David E. Sanger; Maggie Haberman; Michael D. Shear; Mark Mazzetti; Julian E. Barnes (11 prill 2020). "He Could Have Seen What Was Coming: Behind Trump's Failure on the Virus" [Ai mund të kishte parë atë që po vinte: Pas dështimit të virusit nga Trump] (në anglisht). The New York Times. Marrë më 11 prill 2020.
- ^ Caroline Kelly (21 mars 2020). "Washington Post: US intelligence warned Trump in January and February as he dismissed coronavirus threat" [Washington Post: Inteligjenca amerikane paralajmëroi Trump në janar dhe shkurt ndërsa ai hodhi poshtë kërcënimin e koronavirusit] (në anglisht). CNN. Marrë më 21 prill 2020.
- ^ Joe Palca (12 shkurt 2020). "Timetable for a Vaccine Against the New Coronavirus? Maybe This Fall" [Orari për një Vaksinë Kundër Koronavirusit të Ri? Ndoshta Kjo Vjeshtë] (në anglisht). NPR. Marrë më 3 mars 2020.
- ^ Arthur Allen; Meredith McGraw (5 mars 2020). "Trump gets a fact check on coronavirus vaccines – from his own officials" [Trump merr një kontroll të fakteve mbi vaksinat e koronavirusit - nga zyrtarët e tij] (në anglisht). Politico. Marrë më 12 prill 2020.
- ^ Miriam Valverde (12 mars 2020). "Donald Trump's Wrong Claim That 'Anybody' Can Get Tested For Coronavirus" [Pretendimi i gabuar i Donald Trump se 'kushdo' mund të testohet për koronavirusin] (në anglisht). Kaiser Health News. Marrë më 18 mars 2020.
- ^ Calvin Woodward (11 prill 2020). "Trump Leaves Trail of Unmet Promises in Coronavirus Response" [Trump lë gjurmë premtimesh të paplotësuara në përgjigjen e koronavirusit] (në anglisht). U.S. News & World Report. Associated Press. Marrë më 12 prill 2020.
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Donald Trump. |