Ergys Kaçe (lindur më 8 korrik 1993) është një futbollist shqiptar i cili luan aktualisht me PAOKSuperligën Greke dhe me kombëtaren shqiptare. Ai është përshkruar nga media si një "mefushori mbrojtës klasik dhe i shkathët".[1] Kaçe është gjithashtu lojtar i kombëtares U–21 dhe është kapiten i saj.[2]

Ergys Kaçe
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1993-07-08) 8 korrik 1993 (31 vjeç)
VendlindjaKorçë, Shqipëri
Gjatësia1.63 m (5 ft 4 in)
PozicioniMefushor–mbrojtës
Karriera me të rinjtë
0–2004Achilleas Triandrias
2004–2010PAOK
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2010–PAOK64(5)
2011–2012Anagennisi Epanomi (huazim)19(1)
Karriera ndërkombëtare
2011–Shqipëria U215(0)
2013–Shqipëria11(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 23 shkurt 2014
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 18 nëntor 2013

Jeta e hershme

Redakto

Kaçe ka lindur në KorçëShqipërisë,[3] por familja e tij lëvizi në Greqi kur ai ishte vetëm tre vjeç. Ai filloi karrierën e tij të rinisë te Achilleas Triandrias, ku më pas ai u transferua te akademia e PAOK në vitin 2005,[4] dhe firmosi kontratën e tij të parë profesioniste në dhjetor 2010.[5]

Karriera me klube

Redakto

Kaçe bëri debutimin në ligë me PAOK-un më 5 janar 2011 gjatë barazimit 1–1 jashtë fushe kundër Panserraikos, ai zëvëndësoi Stefanos Athanasiadis në minutën e 68.[6] Ai nuk luajti më asnjë ndeshje me skuadrës e parë gjatë sezonit 2010–11 sepse ishte vendosur në skuadrën nën-20.[7]

Huazimi te Anagennisi Epanomi

Redakto

Kaçe u huazua te skuadra greke Anagennisi EpanomiFootball League për sezonin 2011–12.[8] Më vonë, ai u vendos si titullar pas performancave të mira në fillim të sezonit,[9] dhe e përfundoi sezonin me 19 ndeshje në ligë dhe një gol të shënuar kundër Panachaiki në fitoren 6–1 në shtëpi.[10]

Rikthimi tek PAOK

Redakto

Pas rikthimit të tij te PAOK, trajneri i ri i klubit Giorgos Donis i besoi atij një vend në formacionin startues, sëbashku me të rinjtë e tjerë të skuadrës.[11] Kaçe ishte i pranishëm në të dyja ndeshjet e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Europës 2012–13 kundër Bnei Yehuda, dhe sigurisht në të dy ndeshjet play–off kundër Rapid Wien.[12][13] Më 31 tetor, lojtari rinovoi kontratën e tij me klubin për katër deri në pesë vitet e ardhshme.[14] Kontrata e re erdhi si një shpërblim për performancat e mira të bëra gjatë sezonit.[15] Më 3 mars, ai shënoi golin e parë për klubin nga një gjuajte prej 33 metrash distancë në fitoren 4–2 kundër Panionios.[16] Kaçe pati një sezon shumë të mirë me PAOK-un duke shënuar një gol dhe duke dhuruar dy assista në 41 ndeshje.

Kaçe filloi sezonin e tij të dytë me PAOK-un kundër Schalkes në dy ndeshjet e raundit play–off të Ligës së Kampioneve dhe filloi Superligën kundër Panetolikos.

Kontradiktat me PAOK-un dhe mendimi i Greqisë

Redakto

Më 4 shtator 2013, Kaçe ishte përfshirë në një skandal politik racist pas ai shpërndau një foto të vetën i veshur një bluzë me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në faqen e tij në Facebook. Kjo gjë solli shpërthimin e mediave në Greqi dhe Kaçe u kritikua për xhestin e tij.[17] Kaçe deklaroi se ai nuk e dinte domethënien e simbolit pasi ai kishte lënë Shqipërinë që në moshën tre vjeçare, por u gjobit nga klubi dhe më vonë u kritikua nga pala greke neo-naziste Agimi i Artë, gjë që solli që një grup tifozësh të PAOK-ut të sulmonin Agimin i Artë.[18] UEFA tha: "Mos u merrni me një lojtarë ku kjo nuk është në kompetencën tuaj", ndërsa trajneri i kombëtares shqiptare Gianni De Biasi i foli presidentit të PAOK-ut Zisis Vryzas, duke i thënë që ta linin lojtarin në paqe dhe të mos fajsoheshe kot.[19] Sali Berisha, ish kryeministri i Shqipërisë, i cili gjithashtu erdhi në mbrojtje të Kaçes, tha: "Kace është viktimë e nacionalizmit raciste",[20] ndërkohë që trajneri i skuadrës Huub Stevens akuzoi klubin duke thënë: "ju jeni duke e ekzagjeruar me atë lojtar".[21] Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dërgoi një letër te presidenti i UEFA-s Michel Platini duke pretenduar se situata është ekzagjëruar.[22] Kaçe i kërkoi falje klubit por sërisht mbeti i pezulluar.[23] Pasi i mbaroi pezullimi, Kaçe u rikthye në stërvitje por klubi vendosi që t'a nxirrte në shitje në merkaton dimërore.[24]

Rikthimi i papritur

Redakto

Pas gjith kësaj, Kaçe bëri një rikthim të papritur në skuadër. Ai u rikthye në një seancë stërvitore dhe më 18 dhjetor 2013 u grrumbullua për ndeshjen kundër Atromitos, por që ishte një zëvëndësues i papërdorur gjatë ndeshjes.[25] Ai luajti ndeshjen e parë pas pezullimit më 9 janar 2014 kundër Iraklis, një ndeshje e vlefshme për Kupën e futbollit Grek ku Kaçe hyri në fushe në minutën e 76 në vend të Alexandros Tziolis.[26] Në ligë, pasi qëndroi pesë ndeshje si zëvëndësim i papërdorur, më 26 janar ai luajti ndeshjen e parë në ligë pas pezullimit kundër Veriës ku ai luajti në të gjithë ndeshjen që rezultoi një fitore 4–1.[27] Ai u rikthye për të luajtur në fazën nokaut të 2013–14 Ligës së Europës kundër Benficës më 20 shkurt 2014, ndeshja u humb me rezultatin 0–1 me Kaçen që luajti në të gjithë ndeshjen.[28] Kaçe shënoi një gol në fitoren 3–0 kundër Panthrakikos më 23 shkurt 2014,[29] ai më vonë u shpall lojtari i ndeshjes.[30]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Kaçe luajti 4 ndeshje me kombëtaren shqiptare U–21 të futbollit në një turnament miqësorë në Slloveni ndërmjet 23 dhe 30 marsit të vitit 2011.[31][32]

Në një intervistë me Panorama Sport, një gazetë shqiptare futbolli, Kaçe tha se ai është duke parë përpara për të luajtur me kombëtaren e parë shqiptare.[33] Herët në vitin 2013, ai hodhi dyshime mbi këtë deklaratë duke refuzuar thirrjen e bërë për të luajtur në miqësoren kundër Gjeorgjisë dhe aplikoi për nënshtetsi greke, ndërsa më vonë deklaroi se kishte dëshirë për të luajtur me Greqinë.[34] Megjithatë, mediat greke dhe shqiptare sygjeruan se Kaçe kishte pranuar thirrjen e bërë nga Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares, për tu bashkuar skuadrës për ndeshjen e kualifikueseve të 2014 Kupës së Botës kundër Norvegjisë më 7 qershor 2013 në Tiranë.[35] Më 14 gusht 2013, Kaçe shënoi golin e parë me kombëtaren në fitoren 2–0 kundër Armenisë në një ndeshje miqësore që u luajt në stadiumin Qemal Stafa.[36]

Në listën e thirrjeve publikuar nga trajneri Gianni De Biasi për miqësoren kundër Bjellorusisë, Kaçe nuk ishte pjesë sepse ishte thirrur nga kombëtarja U–21 për ndeshjet e rradhës kundër Hungarisë U–21 dhe Spanjës U–21 respektivisht më 14 dhe 18 nëntor për kualifikueset e 2015 UEFA Kampionatit U–21 të futbollit.[37] Në ndeshjen e parë kundër Hungarisë U–21, ai u emërua kapiten i skuadrës dhe ndeshja u fitua me rezultatin 0–2 në Budapest.[38]

Golat me kombëtaren

Redakto
Ndeshjet dhe rezultatet me kombëtaren Shqiptare.
Nr Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 14 gusht 2013 Stadiumi Qemal Stafa, Tiranë, Shqipëri   Armenia 2–0 2–0 Ndeshje Miqësore
2. 13 qershor 2015 Elbasan Arena, Elbasan, Shqipëri   Franca 1–0 1–0 Ndeshje Miqësore

Statistikat

Redakto

Klubet

Redakto

Redaktuar më 27 shkurt 2014 [39][40]

Klubi Sezoni Liga Kupa e Ligës Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
PAOK 2010–11 1 0 0 0 - - 1 0
Anagennisi Epanomi 2011–12 19 1 0 0 - - 19 1
Total 19 1 0 0 0 0 19 1
PAOK 2012–13 31 1 6 0 4 0 41 1
2013–14 8 1 4 0 4 0 16 1
Total PAOK 40 2 10 0 8 0 58 2
Karriera në total 59 3 10 0 8 0 77 3

Kombëtarja

Redakto
Kombëtarja shqiptare
Viti Ndeshje Gola
2013 6 1
2014 0 0
Total 6 1

Personale

Referime

Redakto
  1. ^ Chastas, Theodoros (3 janar 2011). "ΠΑΟΚ Τόπο στα νιάτα" [PAOK: Vënd për të rinjtë]. Makedonia. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Shpresat / Kaçe: Çfarë kënaqësie të jesh kapiten". albaniansport.net. Arkivuar nga origjinali më 7 mars 2016. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Ergys Kace profile". paokfc.gr. Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2012. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Chatzigeorgoudis, Vangelis (31 dhjetor 2010). "Αυτοί είναι οι "νέοι" του ΠΑΟΚ" [Këta janë "fillestarët" e PAOK]. olapaok.gr. Arkivuar nga origjinali më 2 janar 2011. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Stafylidis and Kace signed a contract" [Stafylidis dhe Kaçe firmosin një kontratë]. paokfc.gr. 30 dhjetor 2010. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]
  6. ^ Tzoumas, Christodoulos (5 janar 2011). "Το 1-0 δεν είναι πάντα αρκετό..." [1-0 nuk është gjithnjë e mjaftueshme...]. SentraGoal. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2011. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Tsakaleas, Antonis (10 shkurt 2011). "Ολοι περιμένουν την ευκαιρία" [Të gjithë presin një mundësi]. Goal News. Arkivuar nga origjinali më 14 shkurt 2011. Marrë më 18 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Κάτσε: "Πολλές επιλογές"" [Kaçe: "Shumë zgjedhje"]. epanomifc.gr. 8 gusht 2011. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Κάτσε: "Στο χέρι μας η εξάδα"" [A top-6 placing in our hands]. epanomifc.gr. 16 janar 2012. Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2013. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Anagennisi Epanomis vs. Panachaiki - 9 January 2012". Soccerway. 16 janar 2012. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Tsakaleas, Antonis (19 gusht 2012). "Ο Δώνης τεστάρει συνέχεια τους πιτσιρικάδες" [Donis continuously checking the youngsters]. Goal News. Arkivuar nga origjinali më 22 shtator 2012. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Rapid Wien vs. PAOK - 30 August 2012". Soccerway.com. 30 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "PAOK vs. Rapid Wien - 23 August 2012". Soccerway.com. 23 gusht 2012. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Συμφωνία της ΠΑΕ ΠΑΟΚ με τον Ergys Kace". paokfc.gr. Arkivuar nga origjinali më 7 janar 2013. Marrë më 31 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Ο Κάτσε και το κίνητρο στους υπόλοιπους". paok24.com. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2013. Marrë më 31 tetor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Paok 4-2 Panionios / Ergys Kace Goal". YouTube. 19 shkurt 2012. Marrë më 14 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Ergys Kaçe me bluzën e UÇK-së, bëhet çështje në Greqi, irritohen tifozët e PAOK-ut". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 14 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Golden Dawn vs PAOK Fans: Uproar over Albanian Player Ergys Kace Sparks Thessaloniki Clashes". Ibtimes.co.uk. 12 tetor 2013. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "UEFA dhe De Biasi dalin në mbrojtje të Kaçes". Asport.info. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Berisha: Kaçe viktima e fundit e albanofobisë". aSport.info. 18 shtator 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Stivens: Po e ekzagjerojnë me Kaçen". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2013. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Çështja "Kaçe": Duka i shkruan letër UEFA-s". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2014. Marrë më 27 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Kaçe del para bordit të klubit: Kërkon falje por mbetet i pezulluar". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Hamburgu, Udineze e Verona pas Ergys Kaçes". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Atromitos vs. PAOK - 18 December 2013". Soccerway.com. 18 dhjetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Iraklis vs. PAOK - 9 January 2014". Soccerway.com. 9 janar 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "PAOK vs. Veria - 26 January 2014". Soccerway.com. 26 janar 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ "PAOK vs. Benfica - 20 February 2014". Soccerway.com. 20 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ "PAOK vs. Panthrakikos - 23 February 2014". Soccerway.com. 23 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ "Videolajm: Kace vlersohet si lojtari i ndeshjes". Sport Ekspres. 23 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Ergys Kaçe merr pasaportë greke". Panorama. 8 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2012. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Bushati merr 10 talente ne Slloveni". Panorama-sport. 16 mars 2011. Arkivuar nga origjinali më 5 tetor 2013. Marrë më 19 shtator 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Kaçe refuzon kombetaren e greqise dua te vishem kuqezi". Panorama-sport. 24 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2012. Marrë më 28 shkurt 2014.
  34. ^ ""Οχι" του Κάτσε στην Αλβανία για το φιλικό με την Γεωργία, περιμένει ελληνικό διαβατήριο και... Σάντος — ΣΚΑΪ". www.skai.gr. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2013. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Ergys Kaçe zgjedh Shqipërinë, kuqezi që ndaj Norvegjisë". Panorama Sport. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Kuqezinjtë mposhtën 2-0 Armeninë. Rama konfirmohet goleador, Kaçe bën debutim spektakolar si kuqezi". Time.al. Arkivuar nga origjinali më 28 tetor 2019. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Lista anti-Bjellorusi: De Biazi rikthen Memushajn, Sadikun e Mehën, Vajushi e Salihi jashtë". aSport.info. Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Under-21 2015 - Hungary-Albania Report –". Uefa.com. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Albania - E. Kaçe - Profile with news, career statistics and history - Soccerway". Soccerway.com. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  40. ^ "Ergys Kaçe – National Football Teams". NationalFootballTeams.com. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  41. ^ "Ergys Kaçe, lojtari i ri më i mirë i vitit 2013". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2014. Marrë më 28 shkurt 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

Redakto