Ergys Luga (lindur më 30 Korrik 1988Tiranë) ish-futbollist Shqiptar dhe Trajner (sport)

Ergys Luga
Të dhënat vetjake
Emri i plotëErgys Luga
Datëlindja (1988-07-30) 30 korrik 1988 (35 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
Gjatësia1.78 m (5 ft 10 in)
PozicioniMbrojtes
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KS Kamza
Skuadra të menaxhuara
KS Kamza

Prejardhja failjare e tij është autoktone Tiranase , Luga dhe Katroshi nga ana e së ëmes. Ish futbollist në akademine e KS Dinamo nga ku kaloi adoleshencen e tij. I rritur në rrugën e “Fortuzit” e ashtëquajtur “Materniteti i futollit Shqiptar” ku kane dalë emra te njohur si , Indrit Fortuzi, Alban Tafaj,Blendi Nallbani , Astrit Nallbani e shumë të tjerë. Ai ka kryer studimet Master në Universiteti i Tiranës . Atij i u dha mundesia gjithashtu të luaj në Gjermani deri në moshën 21 vjecare ,por fatkeqsisht e la futbollin në kulmin e karrierës për shkak dëmtimi. Pas perfundimit të studimeve të larta, në moshën 27 vjecare i u rikthye futbollit por këtë herë në rolin e trajnerit , ku kreu kurset UEFA në shkollën e trajnerve në Federata Shqiptare e Futbollit drejtuar nga një emer i njohur i futbollit Shqiptar Astrit Maci. Ai dërgohet praktikant si trajner për një kohë të gjatë tek KF Tirana-U19 perkrah Astrit Hafizi i cili ka qenë ish trajner i pare tek Kombëtarja shqiptare e futbollit dhe Sokol Bulku ku fitoj eksperjencën e mjaftueshme në botën e trajningut .Ai punoi si trajner i pare asistent trajner tek ekipi i KS Kamza.Aktualisht ai është trajner dhe zbulues talentesh ne Akademine e Futbollit ne Shenzhen te Kine .

Karriera Redakto

Karriera e tij si futbollist filloi ne moshën 9 vjecare në akademitë e KF Tirana ,duke e vazhduar në adoleshence tek KS Dinamo nga ku e mbylli me sukses dhe për ta vazhduar në GjermaniaMynihu ku lozi rreth 2 vite dhe i u ofrua nje provë tek SpVgg Unterhaching në atë kohë e drejtuar nga Ralph Hasenhüttl ,provë e cila nuk u kalua me sukses për shkak te komplikacioneve të demtimit të nervit Shiatiku. Ai u kthye në Shqipëri për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës . Në moshe 27 vjecare ai kreu kurset përkatëse të trajnerit në F.Sh.F ku me pas mer drejtimin në sektorin e para të rinjve tek KS Kamza Puna e tij ne sektorin e te rinjve beri qe te kaloj si asistent trajner ne ekipin e pare ne Kategoria Superiore dhe me pas te mari drejtimin e ekipit. Gjithashtu ai eshte dekoruar me Çertifikaten e “Mirenjohes se Qytetit te Kamzes” nga ish Kryeatari i Bashkise Kamez Xhelal Meziu . Aktualisht ai jeton ne Kine ku punon ne sektorin e te rinjve ne Akademine e Futbollit ne Shenzhen .

== Referime == https://www.transfermarkt.us/ergys-luga/profil/trainer/68515

Lidhje të jashtme Redakto