Gaillac

komunë në departamentin Tarn, Francë

Gaillac ( shqiptimi frëngjisht: [ɡajak] ; Ocitanisht: Galhac ; Shqip: Galjaku) është një komunëdepartamentin TarnFrancën jugore. Ajo kishte në vitin 2013 një popullsi prej 14,334 banorësh.

Galjak
Galhac (Ocitanisht)
Gaillac (Frëngjisht)
Komunë
Place du Griffoul në Galjak
Place du Griffoul në Galjak
Stema Galjak
VendiFranca
RajoniOccitania
DepartamentiTarn
QarkuAlbi
KantoniGaillac
NdërkomunalitetCA Gaillac-Graulhet
Qeveria
 • Kryetari (2020–2026) Martine Souquet[1]
Sipërfaqja
1
50.930 km2 (19.664 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2020)
15.245
 • Dendësia300/km2 (780/sq mi)
Zona kohoreUTC+01:00 (CET)
 • Verës (DST)UTC+02:00 (CEST)
INSEE/Kodi postar
81099 /81600
Lartësia105–288 m (344–945 ft)
(avg. 140 m or 460 ft)
1 French Land Register data, which excludes lakes, ponds, glaciers > 1 km2 (0.386 sq mi or 247 acres) and river estuaries.

Gjeografia Redakto

Galjaku është një qytet i vendosur midis Tuluzës, Albit dhe Montaubanit . Ai ka fituar shumë njohje për shkak të verërave që mbajnë emrin e qytetit. Lumi Tarn rrjedh përgjatë kufirit të qytetit nga jugu, lindja dhe perëndimi. Është 50 km në veri-lindje të Tuluzës. Është një qytet tregu dhe është qendra tregtare e veriperëndimit të Tarnit.

Vera lokale e Galjakut, e prodhuar për herë të parë pothuajse dy mijë vjet më parë, është e dy emërtimeve zyrtare (AOC). Terroiri përbëhet nga dhera balte, gëlqerore, rëre dhe sileks. Galjaku merr më shumë orë dielli se Bordoja dhe është zbukuruar nga një klimë e ftohtë detare. Duras është emri i rrushit që është vendas në këtë zonë dhe i një AOC dhe qyteti në veriperëndim të dy emërtimeve "Gaillac".

Historia Redakto

Qyteti u themelua në shekullin e dytë të erës sonë nga Galët të cilët krijuan një port lumi nga ku mund të eksportonin verën e tyre në provincën Gallia Narbonensis . Kur Aquitania u pushtua nga Roma, Galjaku lulëzoi prej verës së tij. Megjithatë, pushtimet barbare e asgjësuan qytetin dhe nuk lanë asgjë pas. Vetëm kur murgjit e Saint-Michel fituan privilegjet e vreshtarisë nga peshkopi i Albit, në vitin 972, popullsia u stabilizua dhe Galjaku filloi të bëhej përsëri një qytet. Verërat e tyre fillimisht u dërguan në Bordo ku më pas do të eksportoheshin në Angli. Abacia e Shën Michelit u ndërtua në shekullin e X-të dhe u rindërtua në 1271. Në 1524 abacia u laicizua, por titulli i abacisë u ruajt.

Gjatë luftërave fetare, Galjakasit refuzuan të ndryshojnë fenë e tyre dhe mbetën katolikë dhe u përzunë nga qyteti nga protestantët. Ata u strehuan në Castelnau-de-Montmiral . Pas masakrës së Ditës së Shën Bartolomeut më 24 gusht 1572, në Paris, Galjakasit masakruan 74 nga 90 Huguenotë e qytetit. Abacia u rindërtua edhe një herë midis 1572-1620. Në shekullin e shtatëmbëdhjetë u ngrit Kështjella Foucaud.

Ishte nga qyteti Galjak që Louis-Philippe I drejtoi fjalët:

Nous chercherons à nous tenir dans un juste miieu, également éloigné des excès du pouvoir populaire et des abus du pouvoir royal.

E cila mund të përkthehet: "Ne kërkojmë të mbajmë veten në gjendjen e duhur, të larguar nga teprimet e pushtetit popullor dhe nga abuzimet e pushtetit mbretëror". Kjo fjali do të përcaktonte Monarkinë e Korrikut .

Popullsia Redakto

Popullsia në vite
VitiPop.±%
196810.315—    
197510.573+2.5%
198210.389−1.7%
199010.378−0.1%
199911.073+6.7%
200712.939+16.9%
201213.820+6.8%
201715.294+10.7%

Transporti Redakto

Stacioni Gaillac ka lidhje hekurudhore me Tuluzën, Arijakun, Albin dhe Rodezin. Stacioni Tessonnières është në linjën për në Albi.

Referime Redakto

  1. ^ "Répertoire national des élus: les maires" (në frëngjisht). data.gouv.fr, Plateforme ouverte des données publiques françaises. 13 shtator 2022.