Ocitania (Shqip : Ocitania ; Ocitanisht: Occitània [utsiˈtanjɔ] ; Katalanisht: Occitània [uksiˈtaniə]; Frëngjisht: Occitanie [ɔksitani]) është rajoni më jugor i Francës, duke mos përfshirë Korsikën, i krijuar nga rajonet e mëparshme nga Lengadok-Rruseljo dhe Mesdita-Pirenejtë. Këshilli i Shtetit e miratoi 'Ocitania' si emrin e ri të regjionit më 28 Shtator 2016 dhe vendimi hyri në fuqi më 30 Shtator 2016.

Ocitania
Një pamje nga Artigasi në Pirenej
Një pamje nga Artigasi në Pirenej
Location of Ocitania
Departament
Sipërfaqja
 • Gjithsej72.724 km2 (28,079 sq mi)
Popullsia
 (Janar 2020)
 • Gjithsej5.973.969
Emri i banorëveOcitanë

Rajoni administrativ modern e ka marrë emrin nga rajoni më i gjerë historiko-kulturor i Ocitanisë, i cili është i njëvlershëm me një të tretën e jugut të Francës. Tanimë rajoni mbulon një territor të përafërt me atë të qeverisur nga Kontët e Tuluzës në shekujt XII-XIII. Flamuri i betejës i këtyre të fundit, i njohur si Kryqi Occitan, përdoret si simbol zyrtar i rajonit modern dhe është një simbol kulturor mjaft i dashur. Në 2015, Ocitania kishte një popullsi prej 5,839,867 banorësh.

Qyteti më i madh i rajonit është Tuluza.

Toponimia

Redakto

E miratuar më 2014, reforma territoriale e rajoneve franceze kishte qenë subjekt debati për shumë vite. Ligji i reformës përdori si emër të përkohshëm për rajonin e ri variantin me vizë në mes të dy rajoneve përbërëse: Languedoc-Roussillon dhe Midi-Pyrénées. Më 24 Qershor 2016, Këshilli Rajonal i Languedoc-Roussillon-Midi-Pyrénées adoptoi emrin Occitania pas një konsultimi publik të gjatë. Emri i përkohshëm u tërhoq më 30 Shtator 2016, kur emri i ri hyri në fuqi.

Occitania, emri i ri, rrjedh nga emërtimi historik i rajonit më të gjerë dhe i referohet përdorimit historik nëpër atë territor të gjuhës ocitane dhe dialekteve të saj. Rreth 450,000 katalanët francezë që jetojnë në rajon shprehën zhgënjim ndaj rezolutës së asamblesë, e cila sipas tyre injoronte ekzistencën e tyre. Më 10 Shtator 2016, rreth 10,000 njerëz demonstruan në Përpinjan, duke kërkuar që emri i ri i rajonit të përmbante fjalët Pays catalan (sq. 'Shteti katalan').

Komunitetet madhore

Redakto

Komunat më të mëdha të Ocitanisë (popullsia përditësuar më 2017) janë:

 
Tuluza, prefektura e Ocitanisë dhe qyteti më i madh

Ekonomia

Redakto
 
Pont du Gard nga kohët romake, një nga sajtet e Ocitanisë dhe tërheqje turistike

Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i rajonit ishte 171.2 bilionë euro në vitin 2018, duke qenë 7.3% e outputit ekonomik të Francës. PBB për frymë i përshtatur ndaj fuqisë blerëse ishte 86,000 euro ose 86% e mesatares së BE-së në të njëjtin vit. PBB për punëtor ishte 102% e mesatares së BE.

Politika

Redakto

Pas krijimit të rajonit në vitin 2016, Carole Delga, anëtare e Partisë Socialiste, u zgjodh në krye të presidencës së këshillit rajonal. Ndërtesa ku mblidhet këshilli ndodhet në Tuluzë.

Identiteti historik

Redakto
 
Hartë e rajonit të ri me 13 departamentet e tij, të ngjyrosur sipas provincave historike ashtu siç ekzistonin para Revolucionit Francez (1790)