Lozère ( shqiptimi frëngjisht[lɔzɛʁ]  ( dëgjoni); Ocitanisht: Losera [luˈzeɾɔ]) është një departament pa dalje në det në rajonin e Ocitanisë në Francën Jugore, i vendosur pranë Masivit Qendror, i kufizuar në verilindje nga Luara-e-Epërme, në lindje nga Ardèche, në jug nga Garda, në perëndim nga Avejroni, dhe në veriperëndim nga Kantali. Është emëruar sipas Mont Lozère. Me 76,604 banorë që nga viti 2019, [3] Lozerra është departamenti francez më pak i populluar dhe më pak i dendur në popullsi.

Lozerrë
Losera(Ocitanisht)
Lozère(Frëngjisht)
Nga majtas-djathtas,lart-poshtë: Shën-Enimi, Gryka e Tarnës në Malena, Kështjella e Florakut, Mali Lozerrë
Flag of Lozère
Coat of arms
Vendndodhja e Lozerrës në Francë
Vendndodhja e Lozerrës në Francë
Koordinatat: 44°20′N 3°36′E / 44.333°N 3.600°E / 44.333; 3.600
ShtetFranca
RajonOcitania
Departement4 Mars 1790
PrefekturaMendë
NënprefekturaFlorak-Tre Lumenj
Qeveria
 • President(e) e Këshillit të DepartamentitSophie Pantel[1] (PS)
Sipërfaqja
 • Gjithsej5.166,9 km2 (19,950 sq mi)
Popullsia
 (2019)
 • Gjithsej76.604
 • Vendi102nd
 • Dendësia15/km2 (40/sq mi)
Emri i banorëveLozerrar dhe Lozerrare (Shqip)
Lozériens (Frëngjisht)
Zona kohoreUTC+1 (CET)
 • Verës (DST)UTC+2 (CEST)
Kodi ISO 3166FR-48
Faqja zyrtarelozere.fr

Historia

Redakto

Lozère u krijua në 1790 gjatë Revolucionit Francez, kur e gjithë Franca u nda në departamente, duke zëvendësuar kështu provincat e trashëguara nga koha e Regjimit të Vjetër. Lozerra u formua nga një pjesë e provincës së vjetër të Lengodokut .

Historia Natyrore e Plinit vlerësoi djathin e Lozerrës:

Llojet e djathit që lartësohen më shumë në Romë, ku të mirat e ndryshme të të gjitha kombeve gjykohen sipas krahasimeve, janë ato që vijnë nga provincat e Nemausus, dhe veçanërisht zona [N 1] atje e Lesurës dhe Gabalis (Lozerrë dhe Gjevadan); por përsosmëria e tij është shumë e shkurtër dhe duhet të hahet sa është e freskët. [4]

Gjatë periudhës 1764–67, Bisha e Gjevadanit, një krijesë që besohet të ketë qenë një ujk, terrorizoi zonën e përgjithshme në malet Margeride të ish-provincës së Gjevadanit (pothuajse e njëjtë me departamentin modern Lozerrë).

Gjeografia

Redakto

Lozère ka një sipërfaqe prej 5,166.9 km2 . Është departamenti më verior i rajonit Ocitani dhe është i rrethuar nga pesë departamente që u përkasin dy rajoneve : departamentet Kantal, Luarë-e-Sipërme dhe Ardèche të rajonit Auvernja-Rona-Alpet dhe departamentet Gard dhe Avejron të rajonit Ocitani .

Gjeografia e Lozerës është e ndërlikuar, duke mbuluar katër vargmale. Në veriperëndim, pllaja e bazaltit të Aubrakut ngrihet midis 1,000 dhe 1,400 metrash, me një klimë të ftohtë të lagësht të ndikuar nga Atlantiku . Veriu dhe verilindja e departamentit përmban malet Margeride, të cilat janë të formuara nga graniti dhe kanë maja midis 1,000 dhe 1,500 metrash . Klima këtu është gjithashtu e ftohtë, por më e thatë se në Aubrak, me më pak borë.

Causses janë një seri pllajash gëlqerore shumë të thata në jug-perëndim, dhe juglindja përmban Cévennes, të cilat përfshijnë pikën më të lartë në departament, graniti Malin Lozerrë në 1,702 metra .

Departamenti përmban gjithashtu lumenj të shumtë, mbi dhe nën tokë, duke përfshirë Tarnën, burimi i së cilës është në Malin Lozerrë dhe që rrjedh nëpër Gryka e Tarnit në Causses.

Pamje mbi cirkun e Pougnadoire dhe fshtatit Saint-Chély-du-Tarn , në Grykën e Tarnës

Demografia

Redakto

Zhvillimi i popullsisë që nga viti 1801:

Popullsia në vite
VitiPop.±%
1801126,503—    
1806143,247+13.2%
1821133,934−6.5%
1831140,347+4.8%
1841140,788+0.3%
1851144,705+2.8%
1861137,367−5.1%
1872135,19−1.6%
1881143,565+6.2%
1891135,517−5.6%
1901128,866−4.9%
1911122,738−4.8%
1921108,822−11.3%
1931101,849−6.4%
193698,48−3.3%
194690,523−8.1%
195482,391−9.0%
196281,868−0.6%
196877,258−5.6%
197574,825−3.1%
198274,294−0.7%
199072,825−2.0%
199973,509+0.9%
200676,806+4.5%
201177,156+0.5%
201676,422−1.0%

Lozère është departamenti francez më pak i populluar. Ka një popullsi, në vitin 2019, prej 76,604 banorësh, me një dendësi popullsie prej 14.8 banorë/ km2 . Departamenti mbart një popullsi të ngjashme në madhësi me atë të vendit të Andorrës . Arsyet për shpopullimin e Lozerrës janë të shumta por një ndër faktorët kryesorë ka qenë stanjacioni i pagave të bujqësisë në Francë krahasuar me profesionet e tjera. Kjo bëri që fuqia e blerjes të vinte në rënie, kështu njerëzit iu drejtuan qyteteve për mundësi më të mira punësimi. Banorët e Lozerrës njihen, në frëngjisht, si Lozériens dhe Lozériennes . [5]

Qytetet kryesore

Redakto

Komuna më e populluar është Menda, prefektura. Që nga viti 2019, ka 3 komuna me më shumë se 3000 banorë: [3]

Komuna Popullsia (2019)
Mendë 12,318
Marvegjol 4,684
Shën-Qeli-i Apiqerit 4,211

Ndarjet administrative

Redakto

Departamenti menaxhohet nga Këshilli i Departamentit të Lozerrës në Mendë. Në 2015, Kryetare e këshillit është Sophie Pantel. Lozerra është pjesë e rajonit më të madh të Ocitanisë.

Në Lozère ka 2 rrethe, 13 kantone dhe 152 komuna . [6]

INSEE
kodi
Qarku Kryeqyteti Popullsia [3]
(2019)
Zona
(km 2 )
Dendësia
(banorë/km 2 )
Komunat
481 Florak Florak 13,050   1687   7.7 38
482 Mendë Mendë 63.554   3,479   18.3 114

Më poshtë është një listë e 13 kantonevedepartamentit Lozère (me kodet e tyre INSEE ), pas riorganizimit të kantonit francez që hyri në fuqi në mars 2015: [7]

Ekonomia

Redakto

Aktivitetet kryesore janë blegtoria dhe turizmi. Nuk ka pothuajse tokë të punueshme në Lozerrë për shkak të cilësisë së dobët të tokës. Aubraku i guximshëm është raca më e zakonshme e bagëtive të mbarështuara këtu.

Rajoni ka një nga nivelet më të ulëta të papunësisë në Francë, gjë që mund të rrjedhë prej traditës së sforcuar shumëvjeçare ku të rinjtë emigrojnë në qytete si Lioni, Marseja, Montpeljeja kur arrijnë moshën e punës.

Përdorimi i tokës

Redakto
 
Fushat me drithëra pranë Les Bondons, të dominuara nga kodrat e quajtura Puechs des Bondons .

Lozère është një departament rural, me relativisht pak tokë të zënë nga rrugët dhe ndërtesat. Në përgjithësi, përdorimi i tokës është i ndarë si më poshtë:

  • Pyll 43.81%
  • Toka të tjera të hapura 31.19%
  • Toka e punueshme 12.74%
  • Fushat 11.36%
  • Rrugët dhe ndërtesat 0.54%
  • Lumenjtë dhe pellgjet 0.3

Përfaqësuesi aktual i Asamblesë Kombëtare

Redakto
Njësia elektorale Anëtar [8] Partia
style="background-color: #0066CC

" |

zona e Lozerrës Pierre Morel-À-L'Huissier Republikanët

Turizmi

Redakto

Aktivitetet turistike përfshijnë eksplorimin e shpellave dhe një sërë sportesh, të tilla si skijimi dhe kajaku . Lozerra përmban një pjesë të Parkut Kombëtar Cévennes . Departamenti konsiderohet si një nga zonat më të mira në Francë për peshkimin e troftës . Lumenjtë si Loti, Tarna dhe Tryjera shquhen veçanërisht për popullatat e tyre të troftës.

Shiko gjithashtu

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Répertoire national des élus: les conseillers départementaux". data.gouv.fr, Plateforme ouverte des données publiques françaises (në frëngjisht). 4 maj 2022.
  2. ^ "Département de La Lozère (48) - Résumé statistique". Publications et statistiques pour la France ou les régions (në frëngjisht). Institut national de la statistique et des études économiques - INSEE. Marrë më 18 gusht 2015.
  3. ^ a b c Populations légales 2019: 48 Lozère, INSEE
  4. ^ Pliny, Naturalis Historia book XI, ch 97:200-202.
  5. ^ "Lozère (48)" (në frëngjisht). habitants.fr. Marrë më 18 gusht 2015.
  6. ^ "Département de La Lozère (48)" (në frëngjisht). Institut national de la statistique et des études économiques - INSEE. Marrë më 11 shtator 2020.
  7. ^ "Décret n° 2014-245 du 25 février 2014 portant délimitation des cantons dans le département de la Lozère" (në frëngjisht). Légifrance.gouv.fr. Marrë më 18 gusht 2015.
  8. ^ Nationale, Assemblée. "Assemblée nationale ~ Les députés, le vote de la loi, le Parlement français". Assemblée nationale. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë për një grup të quajtur "N", por nuk u gjet etiketa korresponduese <references group="N"/>