Gaspër Jakova Mërturi (Shkodër, 1870 - 1941) ka qenë një klerik katolik i përfshirë në Rilindjen Kombëtare Shqiptare, arsimtar, publicist dhe botues i të përkohshmes Laimtari i Shcypenies.[1]

Biografia

Redakto

U lind në Shkodër, ku ndoqi shkollimin fillor dhe të mesëm në Kolegjin Saverian. Shërbeu për një periudhë si famullitar në fshatrat e veriut, iku nga Shqipëria dhe nisi një jetë endacake.[2] U hoqr nga detyra si prift katolik dhe ishte një ish-jezuit. Italia rekrutoi individë nga kleri katolik shqiptar për të punuar për ta dhe ai u punësua si instruktor në Kolegjin e Sant'Adriano-s dhe më vonë si publicist duke redaktuar vepra si gazeta në shqip. Mërturi së bashku me italo-shqiptarin Anselmo Lorecchio gjatë qershorit 1904 botuan një gazetë të përditshme në gjuhën italiane Agenzia Balcanica ed Italiana që fokusohej në politikë, financa dhe informacion tregtar. Synimet e tij ishin "të ndriçonte opinionin publik europian" për të drejtat dhe reformat e nevojshme për vilajetet e Üskübit, Shkodrës, Manastirit, Janinës dhe Selanikut.[3]

Romë, Mërturi filloi botimin e një gazete dyjavore Laimtari i Shcypenies, shkruar kryesisht në italisht më 15 shtator 1904, e cila fokusohej në pavarësinë dhe unitetin e Shqipërisë, pa hyrë në detaje se si do të arriheshin ato.[3] Mërturi inkurajoi talentet e të shkruarit të studentëve të tij si Luigj Gurakuqi, i cili u bë edhe kontribues në zgjimin kombëtar shqiptar.[4]

Hartoi po ashtu një gramatikë të shqipes në italisht "Gramatica della lingua albanese", ku në faqen 139 ka disa biseda në dy shtylla shqip-italisht. Pas këtyre gjendet studimi i Vaso Pashës me titullin “Shqypnija e shqyptarët”, të cilin e ka nxjerrë nga “Alfabetarja e Stambollit” të vjetit 1879. Prej faqes 168 deri në 186 ka përmbledhë disa kangë dhe vjersha popullore shqipe, ndër të cilat janë për t’u përmendë “Kanga e Brahim Pashës” e vjetit 1572, ashtu edhe rapsodija “Chéto Bashè Muji”. Ndërmjet këtyre vjershave ka edhe disa të vetat, nga të cilat vëret trilli poetik i vetë autorit. Libri mbyllet me një fjalorth shqip-italisht, në të cilin ka përmbledhë fjalët kryesore të shqipes.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ Skendi 1967, pp. 229, 269, 327-328.
  2. ^ a b Gurakuqi, Karl; Koliqi, Ernest (1941). Shkrimtarët Shqiptarë 1878-1941. Tiranë: Botim i Ministrís s'Arsimit. fq. 135–136.
  3. ^ a b Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 229. ISBN 9781400847761.
  4. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian literature: A short history (në anglisht). London: I.B. Tauris. fq. 90. ISBN 9781845110314.