Gjeografia e Gjermanisë

(Përcjellë nga Gjeografia e Shteteve - Gjermania)
This is the stable version, checked on 9 tetor 2022. 5 pending changes await review.

Gjermania ndodhet në pjesën qendrore të Evropës, me dalje në detin Baltik dhe detin e Veriut, në mes të Holandës dhe Polonisë në veri të Austrisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Gjermanisë është 357,021 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 7,798 km² ujë.

DANIMARKA
POLONIA
REPUBLIKA
ÇEKE
AUSTRIA
LIHTENSTAJNI
ZVICRA
FRANCA
LUKS.
BELGJ.
HOLANDA
Dresdeni
Kili
Rostoku
Lybeki
Hamburgu
Porti Bremen
Emdeni
Bremeni
Hanoferi
Magdeburgu
Duisburgu
Eseni
Dyseldorfi
Kaseli
Lajpcigu
Kolognja
Boni
Frankfurti
Nyrëmberg
Visbadeni
Manhajmi
Shtutgarti
Munihu
redaktoni hartën

Vija bregdetare e Gjermanisë është 2,389 km e gjatë dhe vija kufitare tokësore është 3,621 km që e ndajnë atë nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Çekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km).

Relievi

Redakto

Pjesa më e madhe e relievit në veri dhe perëndim e përbëjnë terrenet e rrafshëta dhe malet e ulëta,në pjesën jugore e posaçërisht në Bavari tereni është malorë dhe përshkohet nga Alpet. Pika më e ultë e relievit gjendet nën nivelin e detit në Wilstermarsch (lexo: Vilstemásh) është 3.54m nën nivelin e detit (-3.54m) kurse më e larta në lartësi mbidetare prej 2,962 metrave në vendin e quajtur Zugspitze (lexo: Cugshpicë).

Pjesa më e madhe e Gjermanisë ka një klimë transitore, në të cilën dominojnë erërat e lagështa perëndimore. Klima varet prej Oqeanit Atlantik, përkatësisht Rrymës Veri-Atlantike, që është pjesa veriore e Rrymës së Golfit. Ky ujë i ngrohtë i prek zonat që kanë dalje në Detin e Veriut përfshirë gadishullin Jutland dhe zonën përgjatë Rinit, që derdhet në Detin e Veriut. Rrjedhimisht në veriperëndim dhe në veri, klima është oqeanike; Reshjet i hasim gjatë tërë vitit me maksimumin gjatë verës. Dimrat në këtë pjesë janë kryesisht të butë kurse verërat priren si të freskëta, megjithëse temperaturat mund të tejkalojnë 30 °C (86 °F) në disa periudha. Në lindje, klima është më shumë kontinentale; dimrat mund të jenë shumë të ftohtë kurse verërat shumë të ngrohta, dhe periudha të gjata thatësie janë shënuar shpesh. Gjermania qendrore dhe jugore janë regjione tranzite ku mund të ketë si klimë oqeanike ashtu edhe kontinentale. Sërish, temperatura maksimale mund të arrijë 30 °C (86 °F) gjatë verës.[1][2]

Të dhënat klimatike (mesatarja e nxjerr nga vitet 19611990):[3]

Viti marsmaj QerGu ShtNën DhjShk Jan Shk mars Pri maj Qer Korr Gu Sht Tet Nën Dhj
T-mes (°C) 8,4 7,8 16,5 9,1 0,9 −0,5 0,5 3,7 7,6 12,2 15,5 17,1 16,9 13,8 9,4 4,2 0,9
T-min (°C) 4,6 3,4 11,6 5,5 −2,4 −3,0 −2,5 0,0 3,0 7,3 10,6 12,3 12,0 9,3 5,7 1,6 −1,5
T-max (°C) 12,4 12,3 21,4 12,8 2,9 2,0 3,4 7,5 12,1 17,2 20,4 22,0 21,9 18,4 13,1 6,9 3,2
T-kaluar (°C) 7,8 8,8 9,8 7,3 5,2 5,0 5,9 7,4 9,1 9,9 9,8 9,7 9,8 9,0 7,5 5,3 4,7
Ngrica 103,9 27,5 0,7 16,9 58,7 21,0 19,3 16,4 9,0 2,2 0,3 0,2 0,2 0,8 4,5 11,6 18,4
Shiu 178,2 44,0 44,3 43,0 46,8 16,6 13,4 14,9 14,3 14,9 15,1 14,8 14,4 13,6 13,5 15,9 16,8
Reshje (mm) 700 163 221 166 150 51 40 48 51 65 77 72 71 57 50 58 59
Era (hPa−1000) 9,3 8,1 13,7 9,9 5,7 5,5 5,5 6,4 7,6 10,2 12,9 14,2 14,2 12,4 9,9 7,3 6,0
Mot i lig (%) 72,0 69,3 63,0 73,8 81,9 83,5 78,0 74,8 69,3 63,8 64,8 63,5 60,6 66,9 72,9 81,5 84,3

Hidrografia

Redakto

Gjermaninë e përshkojnë lumenjtë Ren (Rajna), Ems, Vezer dhe Laba. Rrjedhi prej pjesëve jugore të shtetit dhe gravitojnë në Detin e Veriut. Uji relativisht i mjaftueshëm gjat vitit, pjerrtësia e vogël, mundësia e mirë për lidhje me kanale I kanë mundësuar të shfrytëzohen për lundrim. Ujërat jugorë i mbledh Danubi, i cili Gjemaninë e lidhë me shum shtete të Evropës së Mesme

Pasuritë natyrore

Redakto

Si pasurit natyrore të këtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorë, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndërtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.

Referime

Redakto
  1. ^ "Germany For Dummies, 3rd Edition". Arkivuar nga origjinali më 23 nëntor 2007. Marrë më 13 shtator 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ German Climate and Weather World Travels. Retrieved 2006, 11-30.
  3. ^ Të dhënat jan marrë nga: Qendra Tyndall për raportime klimatike Arkivuar 23 shtator 2015 tek Wayback Machine

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto