Indeksi i zhvillimit njerëzor

(Përcjellë nga HDI)

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor (HDI ose Human Development Index ) është një statistikë e përbërë nga tregues të ndryshëm që shërben si indikator i renditjes së vendeve sipas nivelit të "zhvillimit njerëzor" dhe i ndan ato në vende të zhvilluara (zhvillim i lartë), vende në zhvillim (zhvillim mesatar), dhe vende të pazhvilluara (zhvillim i ulët). Statistika përbëhet nga statistikat e Jetëgjatësisë, Edukimit dhe PKB (Prodhimi Kombëtar Bruto).

World map representing the inequality-adjusted Human Development Index categories (based on 2018 data, published in 2019).[1]
  0.800–1.000 (very high)
  0.700–0.799 (high)
  0.550–0.699 (medium)
  0.350–0.549 (low)
  Data unavailable

Origjina e HDI

Redakto

Origjina e HDI duhet gjetur në Raportin e Zhvillimit Njerëzor (HDR) që gjendet në Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDRP). Këto programe u filluan në vitin 1990 nga Mahbub ul Haq dhe ka qëllimin e caktuar: "për të zhvendosur fokusin e zhvillimit ekonomik nga llogaritja e të ardhurave kombëtare drejt politikave të përqendruara ndaj popullit."[2].

Për të krijuar HDR, Haq mblodhi bashkë një grup të njohur ekonomistësh si : Paul Streeten, Frances Stewart, Gustav Ranis, Keith Griffin, Sudhir Anand, and Meghnad Desai. Por ishte puna e Amartya Sen që dha thelbin e konceptit. Haq ishte i sigurt se një përzierje e matësve të zhvillimit njerëzor do të duhej për të bindur publikun, akademikët dhe politik-bërësit kështu që ata mund të vlerësonin zhvillimin jo vetëm nga ana ekonomike por gjithashtu edhe nga përmirësimet në mirëqenien e njerëzve. Sen fillimisht e kundërshtoi këtë ide, por ai e ndihmoi Haq për të krijuar Indeksin e Zhvillimit Njerëzor (HDI). Sen ishte i shqetësuar për shkak se ishte e vështirë të kapje tërë kompleksitetin e faktorëve njerëzorë në një tregues të vetëm por Haq e bindi atë se vetëm një numër i vetëm mund të tërhiqte vëmendjen e politik-bërësve nga përqendrimi ekonomik deri në mirëqenien e njerëzve.[3][4]

HDI është përdorur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara që nga viti 1990.

Tre dimensionet e HDI VOLL HD

Redakto

HDI kombinon tre dimensione:

  • Jetëgjatësia në lindje, një tregues i shëndetit dhe jetëgjatësisë së popullatës.
  • Dija dhe edukimi, të matura nga shkalla e analfabetizmit të të rriturve dhe disa statistika të tjera.
  • Standardi i jetesës, të matura nga prodhimi kombëtar bruto për frymë.

Metodologjia

Redakto
 
Tendenca e HDI mes viteve 1975 dhe 2004
  OECD
  Arabia

Formula që përcakton HDI është shpallur nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDRP)[5] Në përgjithësi, për të transformuar një variabël të papërpunuar, le të themi  , në një tregues pa njësi ndërmjet 0 dhe 1, përdoret formula e mëposhtme:

  •  -index =  

ku   dhe   janë vlerat më të ulëta dhe më të larta që variabla   mund të marrë, respektivisht.

HDI pastaj përfaqëson një shumë uniformë ⅓ e kontribuar nga secili prej këtyre treguesve:

  • Treguesi i Jetëgjatësisë =  
  • Treguesi i Edukimit =  
    • Treguesi i Analfabetizmit i të Rriturve =  
    • Raporti Bruto i Rregjistrimeve (në shkollë) =  
  • GDP =  

Raporti i 2009

Redakto

Raporti i 2009 u lëshua në 5 tetor 2009 dhe mbulon periudhën e vitit 2007. U titullua "Kapërcimi pengesave: Ndryshimi dhe zhvillimi njerëzor". Vendet e para në HDI u grupuan në një kategori te re të quajtur "Zhvillim Njerëzor Shumë i Lartë".[6] Ato janë:

  • 70.   Shqipëria 0.814 ( )
  • Shih edhe

    Redakto

    Burim i të dhënave

    Redakto
    1. ^ "Human Development Report 2019 – "Human Development Indices and Indicators"" (PDF). HDRO (Human Development Report Office) United Nations Development Programme. fq. 22–25. Marrë më 9 dhjetor 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    2. ^ Haq, Mahbub ul. 1995. Reflections on Human Development. Neë York: Oxford University Press.
    3. ^ Sakiko Fukuda-Parr The Human Development Paradigm: operationalizing Sen’s ideas on capabilities Feminist Economics 9(2 – 3), 2003, 301 – 317
    4. ^ United Nations Development Programme. 1999. Human Development Report 1999. New York:Oxford University Press.
    5. ^ "Definition, Calculator, etc. at UNDP site". Arkivuar nga origjinali më 20 dhjetor 2007. Marrë më 22 shkurt 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
    6. ^ http://hdr.undp.org/en/media/HDR_2009_EN_Complete.pdf Human Development Report 2009[ (p. 171, 204)