Hape menynë kryesore

Juan Guilherme Nunes Jesus (lindur më 10 qershor 1991), njohur më mirë si Juan Jesus ose thjesht Juan është një futbollist brazilian i cili luan me klubin italian A.S. Roma, huazuar nga InterSerie A dhe me kombëtaren braziliane. Ai mund të luaj si mbrojtës qëndre ose si mbrojtës i majtë.

Juan Jesus
Juan Jesus Inter.jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëJuan Guilherme Nunes Jesus
Data e lindjes (1991-06-10) 10 Qershor 1991 (28 vjeç)
Vendi i lindjesBelo Horizonte, Brazil
Gjatësia1,85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktualRoma
Numri5
Karriera në rini
2006–2009Internacional
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2010–2011Internacional25(0)
2012–2016Internazionale110(1)
2016–Roma48(1)
Ekipi kombëtar
2009–2011Brazili U–2017(0)
2012Brazili U–236(0)
2012–Brazili4(0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 28 janar 2017.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 11 shkurt 2013

Karriera me klubeRedakto

InternacionalRedakto

Pasi nisi karrierën me ekipin brazilian të Fustalit, por në vitin 2006, ai u bashkua me skuadrën e moshave të Sport Club Internacional. Juan bëri debutimin e tij me skuadrën e parë në vitin 2010, duke fituar Copa Libertadores. Ai u largua nga Internacional në vitin 2012, pasi u ble nga Inter.

Ai gjithsej luajti 25 ndeshje, pa mundur të shënoj ndonjë gol.

InternazionaleRedakto

Më 30 janar 2012, Inter komfirmoi se kishte blerë kartonin e brazilianit Juan Jesus. Ai debutoi në javën e fundit të Serie A të sezonit 2011–12 kundër Lazios, pasi hyri si zëvëndësues në vend të Diego Militos.

Në sezonin 2012–13, Juan Jesus ishte zgjedhja e parë e trajnerit Andrea Stramaccioni në formacionin 3–5–2 sëbashku me mbrojtësit Andrea Ranocchia dhe Walter Samuel. Më 19 maj 2013, në javën e fundit të Serie A, Juan shënoi golin e parë në karrieren e tij në humbjen e Interit 2–5 kundër UdinesesSan Siro.

Në gusht 2013, në një ndeshje miqësore kundër Real Madrid, Juan u bë kapiten për herë të parë i skuadrës.

Më 12 korrik 2013, Juan Jesus la fanellën me numrin 40 për të marrë fanellën me numrin #5, pas largimit të legjendës Dejan Stanković. Më 29 shtator 2013, Juan rinovoi kontratën e tij deri në vitin 2018 me një pagë 1.2 milion në vit.[1][2]

RomaRedakto

Më 14 korrik 2016, Jesus u bashkua zyrtarish me A.S. Romën në formë huazimi për 2 milion € dhe një detyrim për shifër shtesë prej 8 milion € për arritjen e disa objektivave të caktuar sportiv.[3] Detyrimi u aktivizua në mes të sezonit 2016–17; klubi rezervoi shifrën e huazimit në 1.153 milion € dhe shifrën shtesë 8 milion € në raportin financiar.[4]

Karriera ndërkombëtareRedakto

Juan në të shkuarën ka luajtur me kombëtaret braziliane U–18 dhe U–19. Në vitin 2010, ai u thirr nga trajneri Ney Franco për të luajtur me kombëtaren U–20. Në vitin 2011, ai ishte pjesë në skuadrën e suksesshme që fitoi trofeun South American Nën-20 2011, duke luajtur në të gjitha ndeshjet e turnamentit. Në të njëjtin vit, ai mori pjesë në Kupën e Botës U–20 ku impresioni sërisht.

Më 26 maj 2012, ai bëri debutimin e tij për kombëtaren e parë në fitoren 3–1 kundër Danimarkës duke luajtur 90 minuta. Ai luajti 90 minuta edhe në humbjen me rezultatin 4–3 kundër rivalëve të Argjentinës.

Stili i lojësRedakto

Juan zakonisht luan si qëndër mbrojtës, por ai mund të luaj edhe në të dy krahët e tjera të mbrojtjes. Ai e ka krahasuar veten me mbrojtësin tjetër brazilian Lúcio, për të cilin ka thënë që e konsideron si idhullin e tij. Ai njihet për agresivitetin e tij në fushën e lojës, forcën dhe fizikun e mirë. Këmba e tij e preferuar është e majta.

StatistikatRedakto

KlubetRedakto

Redaktuar më 5 korrik 2013.[5][6][7]

Sezoni Skuadra Liga Liga Kupa Tjetër Kontinenti Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Brazil Liga Copa do Brasil Liga Amerika e Jugut Total
2010 Internacional Série A 7 0 10 0 1 0 18 0
2011 18 0 6 0 0 0 24 0
Italia Liga Kupa e Italisë Superkupa Europa Total
2011–12 Inter Serie A 1 0 0 0 0 0 0 0 1 0
2012–13 31 1 4 0 9 0 44 1
2013–14 27 0 2 0 0 0 29 0
2014–15 0 0 0 0 0 0 0 0
Karriera në total Brazil 25 0 16 0 1 0 42 0
Italia 59 1 6 0 0 0 9 0 74 1
Karriera në total 100 1 6 0 16 0 10 0 116 1

KombëtarjaRedakto

Ndeshjet dhe golat me Brazilin.

ReferimetRedakto

  1. ^ "INTER, tempo di rinnovi: Juan Jesus fino al 2018". ItaSportPress.it. 29 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2015. 
  2. ^ "Inter, rinnova Juan Jesus: accordo fino al 2018 e ritocco dell'ingaggio". TuttoMercatoWeb.com. 29 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2015. 
  3. ^ "Punë e kryer: Jesus transferohet te Roma (Foto)". Gazeta Express. 12 korrik 2016. Marrë më 18 korrik 2018. 
  4. ^ "Relazione Finanziaria Annuale per l'esercizio chiuso al 30-6-2017" (PDF). A.S. Roma. 5 tetor 2017. Marrë më 6 dhjetor 2017. 
  5. ^ "Football : Juan Jesus". Football Database.eu. Marrë më 11 shkurt 2013. 
  6. ^ "Brazil - J. Jesus - Profile with news, career statistics and history". Soccerway. Marrë më 11 shkurt 2013. 
  7. ^ "Profili i Juan te UEFA". UEFA. Marrë më 11 shkurt 2013. 

Lidhje të jashtmeRedakto