Andrea Ranocchia (Italisht anˈdrɛa raˈnɔkkja; lindur më 16 Shkurt 1988) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin italian Monza.

Andrea Ranocchia

Ranocchia me Interin në 2011
Të dhënat vetjake
DatëlindjaGabim: Nevojitet datë e vlefshme lindjeje: viti, muaji, data
VendlindjaAssisi, Itali
Gjatësia1.95 m (6 ft 5 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Monza
Numri13
Karriera me të rinjtë
1998–2004Perugia
2004–2006Arezzo
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2008Arezzo56(1)
2008–2011Genoa16(2)
2008–2010Bari (huazim)34(3)
2011–2022Internazionale170(9)
2016Sampdoria (huazim)14(0)
2017Hull City (huazim)16(2)
2022–Monza0(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Italia U203(2)
2007–2010Italia U2114(2)
2010–2016Italia21(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 qershor 2018
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2016

Pas mbërritjes te Interi, ai u konsiderua nga legjenda Marco Materazzi si pasardhësi i tij, duke bërë që Ranocchia të merrte numrin 23 që e kishte pasur vetë Materazzi gjatë kohës te Inter.[1] Javier Zanetti, kapiteni historik, pas tërheqjes nga futbolli në fund të sezonit 2013–14, në një intervistë më 27 maj 2014, tha se Ranocchia duhet të jetë kapiteni i ardhshëm i klubit.[2][3]

Karriera me klube

Redakto

Vitet e hershme

Redakto

Lindur në Assisi, Itali, Ronacchia filloi të luajë futboll me skuadrën e të rinjëve të Bastia Umbra.

Arezzo

Redakto

Ranocchia u rrit në sektorin e të rinjëve të Perugias.[4] Në sezonin 2006–07, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ai bëri debutimin e tij në Serie B në moshën 18 vjeçare dhe gjatë gjithë sezonit luajti 24 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Pavarësisht se Arezzo ra nga kategoria, ai qëndroi te klubi për të luajtur edhe sezonin tjetër në Serie C1.[5]

Në verën e vitit 2008, ai u ble nga klubi i Serie A, Genoa i cili e huazoi atë menjëherë në klubin e Serie B Bari, ku ai gjeti trajnerin e tij të vjetër Conte. Ai u vendos si titullar në pjesën më të madhe të sezonit duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar 1 gol. Pas përfundimit të sezonit, Genoa e huazoi atë te Bari edhe për sezonin tjetër.[6]

Më 23 gusht 2009, në moshën 21 vjeçare, ai bëri debutimin e tij në Serie A në barazimin 1–1 në San Siro kundër kampionëve në fuqi të Interit. Më 18 Tetor, në Stadio Marcantonio Bentegodi, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Chievo Veronës. Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 6 Dhjetor 2009 në humbjen 3–2 kundër Napolit jashtë fushe. Në ndeshjen e fundit të raundit të parë të ligës më 10 Janar 2010, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbëve duke bërë që ai të humbiste pjesën tjetër të sezonit.

Më 1 Korrik 2010, ai u rikthye te Genoa. Pas një lidhje me Interin në shkurt 2010, klubet bënë një marrëveshje duke bërë që sulmuesi i ri Mattia Destro të ishte pjesë e marrëveshjes.[7] Transferimi u bë zyrtar më 20 korrik 2010, me Interin që mori gjysmën e kartonit të Ranocchias për 6,5 milion dhe dërgoi në huazim sulmuesin Destro te Genoa me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit.[8] Ranocchia u dërgua në huazim te Genoa për sezonin 2010–11.[9]

Ranocchia bëri debutimin e tij me Genoan në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A më 28 gusht kundër Udineses ku Genoa fitoi me rezultatin 1–0 jashtë fushe. Ai shënoi golin e parë me fanellën e Genoas më 14 nëntor 2010 në fitoren 1–0 kundër Cagliarit. Më 5 dhjetor 2010, ai shënoi golin e dytë me fanellën e Genoas duke kontribuar në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Lecces.[10] Ai u largua nga Genoa në Janar 2011 pasi e mori Interi duke e mbyllur pjesën e parë të sezonit me 2 gola në 17 paraqitje.

Internazionale

Redakto

Më 27 dhjetor 2010, Inter bleu kartonin e plotë të tij nga Genoa për 12,5 milion (duke e bërë vlerën totale 19 milion €), gjë që u konfirmua edhe nga vetë presidenti i Genoas Enrico Preziosi i cili gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për të bërë bisnez me Interin. Presidenti i interit, Massimo Moratti, foli për transferimin e tij në Sky Italia duke thënë: "Më në fund një italian. Ne duhej t'i vinim syt atij më parë. Është një projektin tonë të lojtarëve të rinjë". Më 9 janar 2011, Ranocchia bëri debutimin e tij zyrtarë me Interin në ndeshjen kundër CataniasSerie A ku Inter fitoi me rezultatin 2–1. Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër gjermanëve të Bayern München në ndeshjen e parë të raundit të 16 ku Inter humbi me rezultatin 1–0.

Ranocchia u vendos si kapiteni i ri i Interit për sezonin 2014–15 si zëvëndësuesi i të pensionuarit Javier Zanetti.[11] Ai shënoi golin e parë si kapiten i Interit më 30 nëntor, një gol të barazimit të përkohshëm i shënuar me kokë në zhvillimet e një korneje, në humbjen 4–2 kundër RomësStadio Olimpico.[12]

Më 21 qershor 2022, Ranocchia u transferua te Monza duke firmosur një kontratë dy-vjeçare; ai u bë blerja e parë e klubit si një klub i Serie A.[13]

Karriera ndërkombëtare

Redakto

Ranocchia bëri debutimin e tij me Italinë nën-21 në një ndeshje miqësore kundër Francës nën-21. Ai gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Evropian nën-21 2009.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore kundër Rumanisë.

Ranocchia ishte i përfshirë në listën e 30 lojtarëve të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të luajtur në Kupën e Botës 2014, por në u përfshi në listën përfundimtare prej 23 lojtarësh.[14]

Më 4 Shtator 2014, ai u rikthye në kombëtare duke luajtur 90 minuta në miqësoren kundër Hollandës që përfudnoi me fitoren 2–0; kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e Antonio Contes, i cili mori detyrën pas largimit të Cesare Prandellit.[15] Ranocchia gjithshtu luajti 90 minuta edhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 ku Italia mposhti me rezultatin 2–0 në transfertë Norvegjinë duke marrë fitoren e parë në Oslo që nga viti 1937.[16]

Stili i lojës

Redakto

Ranocchia është një qëndër-mbrojtës i madh, i fortë dhe me fizik të mirë, i cili ka njohuri taktike dhe përqëndrim, si dhe aftësi për të lexuar lojëm dhe për të kryer ndërhyrje në kohën e duhur.[17][18][19][20] Ai më shumti ka marrë vlerësime për luftën në ajër, e cila e ka bërë një kërcënim për mbrojtjet kundërshtare në rastet e goditjeve nga këndi dhe të lira. Kjo ka bërë që Marco Materazzi të deklarojë se Ranocchia është pasardhësi i tij pikërisht për këtë aftësi.[21] Një ish mesfushor sulmues, Ranocchia është komod në zotërimin e topit falë teknikës së tij dhe shpërndarjes së saktë, duke bërë që fillimisht ai të krahasohej me Alessandro Nestën.[17][18][20]

I konsideruar si një nga mbrojtësit italian më të talentuar të gjeneratës së tij në rininë e tij,[18] Ranocchia është vlerësua nga legjenda e Interit Javier Zanetti për lidershipin. Ishte pikërisht Ranocchia ai që trashëgoi shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Zanettit.[17][22] Në shkurt 2019, aftësit e tij si udhëheqës morën vlerësime nga trajneri Luciano Spalletti, i cili deklaroi: "Ranocchia është kapiteni i vërtet pasi ai flet shpesh, mesazhet e të cilit në rrjetet sociale shkojnë te të gjithë. Ai është udhëheqësi që është në skuadër, por ju nuk e vini re atë, por gjatë kohërave të vështira ai del dhe thotë atë që duhet të thuhet."[23][24]

Statistikat e karrierës

Redakto

Klubet

Redakto
Redaktuar më 18 maj 2014[25][26]
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Gjithsej
Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Arezzo 2006–07 24 1 5 1 29 2
2007–08 32 0 32 0
Gjithsej 56 1 5 1 61 2
Bari 2008–09 17 1 0 0 17 1
2009–10 17 2 1 0 18 2
Gjithsej 34 3 1 0 35 3
Genoa 2010–11 16 2 1 0 17 2
Gjithsej 16 2 1 0 17 2
Internazionale 2010–11 18 1 4 0 4 0 26 1
2011–12 12 1 3 0 2 0 17 1
2012–13 32 2 3 1 10 0 45 3
2013–14 24 1 2 1 26 2
2014–15 23 2 1 0 8 0 32 2
Gjithsej 109 7 12 2 24 0 147 9
Gjithsej karriera 215 13 19 3 24 0 260 16

Kombëtarja

Redakto
Redaktuar më 5 korrik 2014[27]
Kombëtarja italiane
Viti Ndsh Gola
2010 1 0
2011 7 0
2012 0 0
2013 4 0
2014 3 0
Gjithsej 15 0
Bari
Internazionale

Personale

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Materazzi: "Cassano, uno vero Non fa male a chi crede in lui"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 shtator 2012. Marrë më 2 qershor 2014.
  2. ^ "Inter, Zanetti: "Ranocchia ha la stoffa del capitano. E Cambiasso..."" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  3. ^ "Serie A - Zanetti: "Io mai allenatore, Ranocchia capitano"" [Serie A - Zanetti: "Unë kurrë trajner, Ranocchia trajner"] (në anglisht). Eurosport. 27 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
  4. ^ "Ranocchia a 360°: "Quella volta che feci da raccattapalle a Materazzi..."" (në italisht). Tuttomercatoweb.com. 12 shkurt 2011. Marrë më 2 qershor 2014.
  5. ^ "Tutto Ranocchia: da Bastia Umbra all'Inter, fino ai... supermercati!". fcinternews.it (në italisht). 1 prill 2011. Marrë më 2 qershor 2014.
  6. ^ "IL GENOA PRENDE RANOCCHIA E LO DA' AL BARI" (në italisht). Genoa C.F.C. 11 korrik 2008. Marrë më 2 qershor 2014.
  7. ^ Graziano, Mirko (22 qershor 2010). "Maicon, ci sono solo due milioni fra l' Inter e il Real" [Maicon, jan vetëm dy milion ndërmjet Interit dhe Realit] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 20 korrik 2010.
  8. ^ "Mattia Destro on loan to Genoa" [Mattia Destro në huazim te Genoa]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 20 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2019. Marrë më 20 korrik 2010.
  9. ^ "Andrea Ranocchia signs five-year contract" [Andrea Ranocchia firmos një kontratë pesë-vjeçare]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2019. Marrë më 21 korrik 2010.
  10. ^ "Lecce 1-3 Genoa" (në italisht). Lega Serie A. 5 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2010.
  11. ^ "New Inter captain Rocchia keen to emulate Zanetti" [Kapiteni i ri i Interit Ranocchia i prirur të imitojë Zanetti] (në anglisht). Sportal. 17 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
  12. ^ ""Rrebesh" golash në "Olimpiko", Pjaniç mund Interin". Panorama Sport. 1 dhjetor 2014. Marrë më 1 dhjetor 2014.
  13. ^ Igli Nikolli (17 qershor 2022). "Berlusconi-Galliani bindin ish-kapitenin e Interit, do firmosë dy vite me Monzan". Supersport.al. Marrë më 21 gusht 2022.
  14. ^ "World Cup 2014: Striker Giuseppe Rossi in Italy's provisional squad" [Kupa e Botës 2014: Sulmuesi Giuseppe Rossi në listën paraprake të Italisë] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 11 korrik 2014.
  15. ^ Jeton Stamolla (4 shtator 2014). "Konte e ringjall Italinë, mund Holandën në 10′". Panorama Sport. Marrë më 5 shtator 2014.
  16. ^ "Italia një "autoblindë", çan edhe në Novergji". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
  17. ^ a b c "Inter, Zanetti: "Ranocchia ha la stoffa del capitano. E Cambiasso..."" [Inter, Zanetti: "Ranocchia ka strukturën e kapitenit. Dhe Cambiasso..."] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 maj 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  18. ^ a b c Adam Digby (14 janar 2016). "Andrea Ranocchia: The Liverpool target once considered one of Italy's next best defenders" [Andrea Ranocchia: Objektivi i Liverpoolit që njëherë e një kohë konsiderohej si mbrojtësi më i mirë i ardhshëm i Italisë] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 11 gusht 2016.
  19. ^ Antonio Labbate (31 korrik 2012). "Ranocchia needs Inter faith" [Ranocchia ka nevojë për besimin e Interit] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 12 gusht 2016.
  20. ^ a b "L'hit parade dell'acquisto in Italia per "Mirror"" [Parada hit e blerjes në Itali për "Mirror"] (në italisht). Panorama.it. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 1 shkurt 2017.
  21. ^ "Materaci: Unë dhe Mou një ditë do të drejtojmë Interin". Panorama Sport. 14 shtator 2012. Marrë më 15 janar 2020.
  22. ^ "Serie A – Zanetti: "Io mai allenatore, Ranocchia capitano"" [Serie A – Zanetti: "Unë kurr trajner, Ranocchia kapiten"] (në italisht). Eurosport. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
  23. ^ "Inter Coach Spalletti: "The Real Captain Is Andrea Ranocchia, Icardi Is Injured"" [Trajneri i Interit Spalletti: "Kapiteni i vërtet është Andrea Ranocchia, Icardi është i dëmtuar"] (në anglisht). Sempre Inter. 16 shkurt 2019. Marrë më 22 shkurt 2019.
  24. ^ Ivan Cardia (16 shkurt 2019). "Spalletti su Icardi: "Abbiamo tanti leader. Handanovic, Ranocchia, Borja"" [Spalletti për Icardin: "Kemi shumë udhëheqës. Handanovic, Ranocchia, Borja"] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 22 shkurt 2019.
  25. ^ "Andrea Ranocchia" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 nëntor 2019.
  26. ^ "Andrea Ranocchia" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 nëntor 2019.
  27. ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Andrea Ranocchia" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 shtator 2014.

Lidhje të jashtme

Redakto