Kafeneja Jonë

Serial satiriko komik
(Përcjellë nga Kafeneja jonë te OKI)

Kafeneja Jonë (fillimisht Kafeneja Jonë te Oki) është një sitcom satirik kosovar, një prodhim i CMB Productions i krijuar nga Shkumbin Istrefi dhe Mentor Shala. Si seriali i dytë vetanak i këtij televizioni, ai filloi transmetimin në Radio Televizionin e Kosovës më 31 dhjetor 2004, ku mbaroi transmetimin më 9 dhjetor 2013. Pas një kërkimi për sponsorë të rinj, seriali u shpërngul në internet në platformën GjirafaVideo me një sezon prej 12 episodash në 2016. Kafeneja Jonë mbaroi me një sezon tjetër prej 12 episodash në 2017, si bashkëpunim i 4MM Productions dhe RTV21.

{{PAGENAME
KategoriaKomedi
Krijuar ngaShkumbin Istrefi
Mentor Shala
Regjia ngaArzana Kraja
Marrin pjesëFatmir Spahiu
Donat Qosja
Fatos Kryeziu
Adem Mikullovci
Irena Aliu
Leonora Mehmetaj
Teuta Krasniqi
Naser Rafuna
Astrit Kabashi
Shteti i origjinësKosovë
Gjuha origjinaleShqip
No. of episodes361
Production
Executive producersShkumbin Istrefi
Mentor Shala
EditorIvona Morina
Kohëzgjatja30 - 40 minuta
Production companiesCMB Productions (2004-2017)
4MM Productions (2017)
RTV21 (2017)
Original release
RrjetiRTK (2004-2013)
GjirafaVideo (2016-2017)
RTV21 (2017)

Brenda 13 viteve sa u dha ky serial u dhanë 361 episode. Ai ishte një ndër më të shikuarët deri tani prej pas luftës. Seriali pati një ndikim masiv në kulturën popullore kosovare saqë lëshoi edhe shprehje të përditshme në publikun e gjerë.

Ngjarja

Redakto

E tërë ngjarja në këtë serial komiko-satirik zhvillohet përmbrenda një objekti të caktuar i cili është një kafene. Daljet skenike nga objekti janë të rralla e të dorës së dytë. Në këtë serial luajnë një kast aktorësh të njohur që më parë. Seriali në fillim xhirohej në një lokal tjetër.


  • Adem Mikullovci si Avni Bobaj (Prindi, Tarzani, Nipi i Nipit, Axha Avni,Baca Lamë): Stërnipi i Isa Boletinit, njeri i drejtë dhe një prind i dashur. Nganjëherë me mendje më të madhe për se është nip i Isa Boletinit.
  • Fatmir Spahiu si Orhan "Oki" Bobaj (Tullumi, Dashi, Balena, Tulla, Vidimi): Orhani është djali i Avniut, udhëheqës i kafenesë.
  • Donat Qosja si Naim "Schatzi" Konjufca: Personi më i qetë në kafene dhe furnizuesi i saj i pijeve. Më së shumti pin qumësht.
  • Fatos Kryeziu si Labinot Paqarada: Kryemadhi është zhurma e kafenesë, ndikues përmes zhurmës dhe sjelljeve të tija jo shumë të matura. Pretendent për t'u bërë artist i njohur së bashku me Sarandën. Kryemadhi është një lloj shoku i Bekimit kështu që përdorimi i emrit të Bekimit në situata të ndryshme e bën herë pas here dominant në kafene.
  • Teuta Krasniqi si Saranda Ismaili (Sazemra): E dashura e Bekimit, dashamirëse e artit dhe posaçërisht e muzikës. Ajo është llafazane e madhe, dhe bën çmos për të tërhequr vëmendjen e kujtdo që e sheh me sy.
  • Astrit Kabashi si Bekim Qorri: Bekimi është i dashuri i Sarandës, një mafioz me ndikime të mëdha si në personat tjerë ashtu edhe në politikë.
  • Naser Rafuna si Muharrem "Meli" Shala: Muharremi është një i ardhur nga jashtë që mendon se kafeneja është e tij, por Orhani nuk pranon. Kështu ata bëjnë një marrëveshje, që t'a mbajnë për gjysmë, por është edhe "shoqja" më e ngushtë e Sarandës.
  • Ali Ahmeti si Elezi (Doktori, Deputeti): Doktori luan një rol të çuditshëm sepse ndonjëherë duket sikur është i çmendur mirëpo është i mençur. Punon ndonjëherë në falltore. (Puna e tij në serial mbaroi me vdekjen e tij në 2011.)
  • Leonora Mehmetaj si Leonita "Nita": Nita është kameriere e kafenesë, ish-dashnore e Labinotit dhe e Naimit.
  • Irena Aliu si Ganimete "Gane" Bobaj: Kuzhinierja e kafenesë, tezja e Orhanit dhe baxhanakja e Avnisë.
  • Gramos Gashi si Ministri Nëntor Shylemaja: Klienti më i rregullt i kafenesë, një matrapaz i shoqërueshëm dhe person i prirë për manipulime dhe shitje të vlerave shtetërore për interesa personale. Ndikohet lehtë nga Bekim Qorri.
  • Avni Hoti si Lejtnant Fetahu: Polici i kafenesë, që paraqet autoritetin inkompetent dhe të korruptuar. Më vonë bëhet dashnor i Ganes.
  • Shkumbin Istrefi si Fekë Bobaj: Feka është kushëriri i Orhanit dhe Avniut i cili sa herë viziton kafenenë u çel telashe. Ai është nga fshati. E ka falsifikuar diplomën e fakultetit juridik dhe e thërret veten jurist i diplomuar. Është intrigant.
  • Doresa Rexha si Fiona.
  • Lyra Xhoci si Diana.
  • Dukagjin Podrimaj si Egzoni.

Realizimi

Redakto

Radio Televizioni i Kosovës, për shkak që nuk pati mundësi të mbante të drejtat televizive të serialit, më 2013 serialin e mbaroi me episodin e 336-të.

Pas kërkesës së madhe publike, Kafeneja Jonë nisi punën në një episod special një-orësh që u lëshua më 8 qershor 2016 në shërbimin e videove GjirafaVideo. Gjirafa e mbështeti serialin përgjatë atij viti, duke punuar bashkë me CMB Productions për ta gjallëruar. Nën Gjirafën, Kafeneja Jonë zgjati për 12 episoda. Fillimisht seriali ka qenë ekskluzivisht i dhënë në GjirafaVideo, pastaj 4MM Productions mori prodhimin e tij dhe Radio Televizioni 21 mori të drejtat për transmetimin e tij për disa episoda (konkretisht edhe duke huazuar njërën nga studiot e veta për xhirimin e episodit të parafundit). Seriali mbaroi më 18 qershor 2017.

U xhirua një episod nga GjirafaVideo për vitin e ri 2020, që u shfaq në T7 i ndarë në disa pjesë përgjatë natës së 31 dhjetor 2019.

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ https://redaksia.mk/2023/02/27/kafeneja-jone-ja-sa-ndryshuan-aktoret-pas-6-vitesh/