Killer (Japonisht: キラー Kirā) është personazh fiktiv në anime dhe manga One Piece. Killer është anëtar i Piratëve Kid dhe një nga dymbëdhjetë që i referohen si Gjenerata më e Keqe. Shpërblimi i tij është prej 200,000,000 beli.

Personaliteti Redakto

Para dy viteve, Killer ishte një person arrogantë dhe i qetë, ndoshta më shume se kapiteni i tij. Ai duket se ka shumë dije sa i përket ngjarjeve historike, siq i përgjigjet kapitenit të tij se çka domethënë Ox Bell.

Pas dy viteve, ndryshe nga kapiteni i tij, Killer duke më i qetë duke këshilluar Kid që të sillet mirë me mysafirët dhe ishte i aftë ta ndaloj një luftë mes tij dhe Scratchmen Apoo.

Aftësitë Redakto

Stili luftarak i Killer duket se mbështetet kryesisht në gatishmërinë dhe shpejtësinë, të cilën ai përdor për të mbizotëruar kundërshtarin e tij para se ta godasin atë, ose për t'i shmangur sulmet. Ai ishte i aftë të luftonte me tjetrin anëtar të Supernovas Urouge, edhe pse ky i fundit nuk e kishte rritur masën e muskujve.

Killer shihet duke përdorur një palë armë me kosë të bashkangjitura në kravatat e tij të cilat janë të afta për të rrotulluar ose për t'u përdorur si skajet e dorës. Këto armë mund të përdoren gjithashtu për të bllokuar armë të tjera, duke e lënë armikun të hapur për Killer për të goditur krahun e armikut ose zona të tjera të ekspozuara. Kjo, e kombinuar me gatishmërinë që ai ka shfaqur deri tani në luftime dhe nocioni që ai nuk ka frikë të vrasë, e bën atë një armik të frikshëm.

Killer ishte i aftë për ta rezistuar Ambicien e Pushtimit të Silvers Rayleigh.

Historia Redakto

Sabaody Archipelago arc Redakto

Në paraqitjen e tij të parë (kur përmendet nga Shakky), Killer shihet të luftoj me Urouge për arsye të panjohur, por u ndalua nga X Drake.

Më vonë, ai u bashkua me kapitenin e tij në Shtëpinë e Ankandeve të Njerëzve, për të vëzhguar ankandin që po ndodh. Pas ndërprerjeve të shkaktuara nga Luffy, Killer gjeti veten duke luftuar për të shpëtuar së bashku me Trafalgar Law dhe ekipet e Luffy, përballë një sulmi të frikshëm të marinëve. Gjatë betejës, Luffy vë në dukje se si ai do të jetë ai që do të gjejë thesarin e madh One Piece, Kid i përgjigjet kësaj deklarate duke ndërprerë luftimet aktuale dhe duke u përballur me Luffy. Pas një kujtimi të shkurtër midis kapitenëve, se si udhëtimi i tyre u takua me të qeshurat dhe shkarkimin në ëndrrat e ekuipazheve të tyre, në rrugën e tyre përgjatë Grand Line, ekuipazhi u arratis së bashku.

Ekuipazhi arriti të mposhtë marinsat dhe u kthye në anijen e tyre për t'i shpëtuar ishullit. Duke shkatërruar një urë për të ndalur përparimin e armikut, ekuipazhi i tyre ishte i habitur nga këmbëngulja e treguar nga marinsat, pasi ata vazhdonin ndjekjen pavarësisht nga shkatërrimi i urës. Vëmendja e tyre është tërhequr në atë moment, megjithatë, për praninë e një Pacifisti, të cilin ata supozojnë të jenë Shichibukai Bartholomew Kuma.

Marineford arc Redakto

Piratët Kid arritën me sukses të largohen nga Marinsat siq shihet se ai shikon ekzekutimin e Ace transmetuar në Arkipelagun Sabaody me Kid.

Pas Betejës së Marinefordit Redakto

Disa javë pas luftës, Piratët Kid arritën në Botën e Re në një ishull me shi. Kur Kid lexon në gazetë për Ox Bell, ai pyet se çka është Ox Bell, Killer i'a shpjegon atij. Pas kësaj, Kid është i zhgënjyer për një ekuipazh e udhëhequr Haritsu Kendiyo në Botën e Re duke thënë se një ekuipazh që ka frikë, nuk duhet të lundroj përreth Botës së Re.[1]

Gjatë dy viteve, Piratët Kid hynë në territorin e Big Mom, por ata u detyruan të largohen.[2]

Punk Hazard arc Redakto

Killer dhe Kid shihen së bashku me disa persona tjerë të panjohur duke parë transmetimin e Caesar Clown.

Killer dhe Kid shfaqen në një vend të panjohur kur presin dy mysafirë dhe zbulohet se janë dy anëtar tjerë të Supernovas; Scratchmen Apoo dhe Basil Hawkins. Në fillim Kid nervozohet me Apoo, pasi bën rrëmujë dhe fillojnë të luftojnë, por ndalohen nga Killer duke thënë se ata janë këtu për një aleancë. Aleanca e tyre u përhap nëpërmjet një gazete dhe grupi u habitën se si ata zbuluan se aleanca është pas një perandori.

Dressrosa arc Redakto

Aleanca On Air-Hawkins-Kid lexojnë në gazetë për mposhtjen e Doflamingos nga Luffy. Pas leximit për fitoren e Law dhe Luffy, ata zbuluan se Law dhe Luffy janë pas Kaidos. Killer zbuloi se ata janë pas një perandori tjetër, Shanks.[3]

Një person i mistershëm u paraqit në bazën e Piratëve Kid që thuhet se ai u paraqit nga lartë dhe personi para tyre zbulohet të jetë Kaido.

Kuriozitete Redakto

  • Fytyra e Killer është i panjohur dhe ka një maskë të ngjajshëm me helmetën e muzikantit francezë Guy-Manuel de Homem-Christo nga Daft Punk. Daft Punk u bë i famshëm në Japoni nga filmi i tyre i animuar Interstella 5555: Interstella 5555: The 5tory of the 5ecret 5tar 5ystem, gjatë të cilit duo ishte veshur veshjet e dizajnuara për t'i bërë ata të duken si robotë.
  • Torturat me ujë që Killer dhe Kidd iu nënshtruan në Vendin Wano është një version i metodës së vjetër të torturës dhe ekzekutimit japonez e njohur si tsurushi ose "i varur në të kundërt".

Referimet Redakto

  1. ^ One Piece Kapitulli 594 dhe Epizodi 511
  2. ^ One Piece Kapitulli 837
  3. ^ One Piece Kapitulli 793 dhe Epizodi 736