Krishtërimi

fe abrahamike e bazuar në jetën e Jezusit
(Përcjellë nga Krishterimin)

Krishtërimi ose Kristianizmi është fe e themeluar sipas mësimeve dhe të dhënave nga Jezu Krishti i cili predikonte se ai vet është Mesia hyjnor (mbreti i Izraelit dhe i mbarë botës dhe shpëtimtari i premtuar, shërbëtori i Zotit, Biri i njeriut) në Bibël, në Besëlidhjen e vjetër. Fjala "Krisht" rrjedh nga greqishtja që do të thotë "I lyeri ose i vajosuri (d.m.th. i zgjedhuri) i Perëndisë", d.m.th. mbreti, dhe, barasvlerësi i saj në hebraisht është titulli Mesia. Sipas të krishterëve, Jezu Krishti ishte Mesia i premtuar që bëri një Besëlidhje të Re në mes njerëzimit dhe Perëndisë. Krishterimi është fe e themeluar në bazat e jahudizmit duke shpallur se Krishti do t'i përmbushë profecitë e Biblës në Besëlidhjën e vjetër.

Shpëtimtari (statujë në Rio de Zhaneiro). Të krishterët besojnë se Jezusi është Person i dytë i Trinisë Hyjnore i trupëzuar që zbriti në tokë për të shpëtuar njerëzillekun nga gjynahu.

Numri i të krishterëve vlerësohet të arrijë në 2,1 miliardë njerëz, apo 33 % të popullsisë botërore në vitin 2007.

Krishterimi është feja më e madhe në botë, me mbizotërim në Evropë, Amerikën e Jugut dhe të Veriut, Afrikën e Jugut, Filipinet dhe Oqeani. [nevojitet citimi] , e pasuar nga feja Islame.

Historia e Krishterimit

Redakto

Krishterimi lindi rreth 2000 vjet më parë në Jude (Palestina e sotshëme) me Jezus Krishtin dhe grupin të tij besnik. Gjatë kësaj periudhe, Judeja ishte një udhëkryq kulturor qytetesh dhe fermash plot me lëvizje. Perandori i Romës ishte sunduesi i tyre, dhe e ushtronte pushtetin e tij nëpërmjet guvernatorëve romakë). Judenjtë në atë kohë e urrenin sundimin romak, për arsye se për ta ai sillte në sokut shtypjen njerëzore që ata kishin duruar historikisht. Besimet kulturore politeiste të Romës, ishin pagane dhe imponuese për besimin e tyre judaik. Disa judenj vendosën që shpresa e tyre e vetme ishte konformimi ndaj kësaj sfide (grishje). Të tjerë u bënë fetarë të zellshëm që formojnë grupe luftarake qëndrese kundër Romës, kurse të tjerë u tërhoqën në shkretëtirën e Judesë për të studiuar ligjin e hebrenjve dhe për të pritur ardhjen përfundimtare të Mesisë (Shpëtimtarit) të tyre të premtuar, ardhjen e të cilit e kishin profetizuar shumë profetë (Davidi, Isaia, Jeremia, Danieli etj.).

Ardhja e Jezu Krishtit

Redakto

Historia e Krishterimit – me këtë sfond kulturor dhe fetar, filloi edhe shërbesa e Jezusit. Jezusi ishte hebre për nga origjina. Ai ndiqte besimin hebraik dhe e njihte mirë ligjin e tyre. Në fillim të të tridhjetave, Jezusi filloi që të shkonte nga njëri fshat në tjetrin, duke mësuar nëpër sinagoga dhe duke shëruar ata që vuanin. Mësimet e Jezusit ishin revolucionare. Ai i sfidoi (grishi, ftoi) autoritetet e vendosura fetare që të pendoheshin nga vetë-drejtësia dhe hipokrizia (shtirja) e tyre dhe të kuptonin që "Mbretëria e Perëndisë" është e bazuar në shërbim dhe dashuri. Mësimet e Jezusit i trazonin zemrat e njerëzve dhe krijonin paqëndrueshmëri, dhe kjo shqetësonte autoritetet fetare të kohës. Shumë shpejt një grup burrash filluan që ta ndiqnin Jezusin dhe që ta quanin mësues (rabin). Këta burra u bënë dishepujt e tij. Jezusi i mësoi dishepujt e tij në lidhje me vullnetin e Perëndisë dhe në lidhje me “besëlidhjen e re” të cilën Perëndia do ta vendoste me njerëzit nëpërmjet tij. Jezusi i ndihmoi ata që të shihnin që njerëzimi është i lidhur nga vuajtjet dhe kotësitë e jetës si rezultat i mëkatit. Për shkak të mëkatit, njerëzimi e humbi marrëdhënien e vet me Perëndinë. Qëllimi i kësaj “besëlidhjeje të re” është që t'i rikthejë ata që e pranojnë atë në një marrëdhënie të përtërirë faljeje dhe dashurie me Perëndinë. Por çfarë është kjo besëlidhje e re? Jezusi vetë do të paguante për mëkatet e të gjithë njerëzimit duke u kryqëzuar padrejtësisht në një kryq romak. Tri ditë më vonë, Ai do të ringjallej, duke e mundur vdekjen, për t'i dhënë shpresë një bote të pa shpresë. E pra, gjithçka ndodhi ashtu siç Jezusi u kishte thënë, dhe dishepujt e tij ishin dëshmitarë të një mrekullie të mahnitshme. Mësuesi i tyre, Jezusi nga Nazareti, vdiq dhe tri ditë më vonë u ringjall për të përfunduar veprën e tij të shpëtimit dhe për t'u emëruar Mesi. Të shtyrë nga një porosi e madhe për të ndarë dashurinë që Perëndia i kësaj gjithësie u kishte dhënë atyre, dishepujt filluan që të shpallin këtë ungjill (lajm të mirë) rreth shpëtimit, shprese anë e mbanë vendit. Kështu, nga një grup i vogël njerëzish që jetonin në një krahinë të vogël të Judesë rreth 2000 vjet më parë, historia e krishterimit filloi, dhe besimi i krishterë qysh prej asaj kohe është përhapur në të gjithë botën. Mesazhi i tyre i ungjillit ishte i thjeshtë: “Sepse Perëndia aq e deshi botën, saqë dha Birin e tij shumë të dashur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16).

E parathënë në profeci

Redakto

Megjithëse shumica e dokumentimit historik për fillimin e besimit të krishterë dokumentohet në ngjarjet e "Besëlidhjes së Re", në fakt historia e krishterimit filloi me profeci në Besëlidhjen e Vjetër. Ka rreth 300 profeci (parathënie) të dhëna në një periudhë prej 1000 vjetësh që gjenden në Besëlidhjen e Vjetër, të cilat kanë të bëjnë me ardhjen e Mesisë hebre). Prandaj, kohë më përpara se Jezusi të ecte mbi tokë, misioni i tij iu bë i njohur njerëzimit nëpërmjet "Fjalës së Perëndisë".

 
Përqindja e krishterimit në botë.

Burim i të dhënave

Redakto

- Botuar për here te pare ne gjuhen angleze ne "Balkanistica - University of Missisipi", 13 (2000). Botohet për herë të parë në gjuhën shqipe. Përkthimi në shqip "Bota Shqiptare" redaktuar nga vetë autori (Robert Elsie).

Shiko dhe këtë

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto