Kruja është një qytet dhe bashki në Shqipërinë qendër-veriore, mes malit të Sari Salltikut dhe lumit Ishëm, vetëm 20 km në veri të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Me vlerësimin e vitit 2004, Kruja ka rreth 19 400 banorë, banorët i thonë vetes "krutonë" ose "krotonë". Në gjuhën zyrtare banorët e Krujës quhen "krutanë".jes

Kruja
Popullsia
20 400
{{{postal_code_type}}}
1501
Faqja zyrtare[ Bashkia e Krujës]

Emri i qytetit është i ndërlidhur me fjalën shqipe kroi, krua nga proto-shqipja *krana < *krasna.[1]

Vendbanimi përmendet për herë të parë me emrin Kroai (në greqishten mesjetare Κροαί) ndër dokumente bizantine të fillimit të shekullit të 7. Në latinishten mesjetare njihej si Croia, Croya dhe Croarum. Ndërsa gjatë periudhës osmane iu vu emrin Ak Hisar ose Akçahisar, nga turqishtja osmane me domethënien "kështjellë e bardhë".[2]

Historia

Redakto
 
Pazari i Krujës vazhdon deri te Kalaja e Krujës

Historia e hershme

Redakto

Më 1190 Kruja u bë qendra e të parës njësi politike të dheut të Arbërit në Mesjetë, Principata e Arbërit e drejtuar nga Progoni. Gjatë drejtimit nga Golemi, principata u shkri dhe territoret e saj u përfshinë në Mbretërinë e Arbërit të porsathemeluar. Më pas në shekujt 13 dhe 14, Bizantinët, Topiajt dhe në 1343 Perandoria Serbe, kontrolluan qytetin. Mbretëria e Arbërit u shkri ndër vitet 1363-1368, kur Karl Topia futi nën zotërimin e tij kryeqendrën e saj, Durrësin, duke e bërë pjesë të principatës së vet. Pas betejës së Savrës, Topiajt u bënë vasalë osmanë dhe Kruja iu la te shoqit të Helena Topisë, Konstantin Balshës. Balsha mendohet se u var në 1402, në Durrës për shkak se nuk mori pjesë në betejën e Ankarasë me vasalët e tjerë arbër të Osmanëve. Krujën më pas e mori në dorë Niketa Topia, dhe u integrua në Sanxhakun e Arbërit, në cilësinë e subashllëkut sipas regjistrit të 1431. Gjatë kryengritjes së Arbërit në vitet 1432-1435, kështjella u rrethua pa sukses nga Andrea Topia.

Deri më 1432 subash i Krujës ka qenë Zognush Pasha, pas tij Hizir Beu, dhe më 1437-38 ishte Skënderbeu. Nëntorin e 1438 u kthye Hizir Beu, dhe në prill 1440 u zëvendësua nga Umur beu.

Historia "moderne

Redakto

Kruja njihet si kryeqendra e rezistencës ndaj pushtuesve osmanë gjatë kohës që Skënderbeu udhëhiqte këtë rezistencë. Kalaja e Krujës u rrethua 4 herë nga ushtria osmane. Në rrethimin e katërt kështjella e Krujës ra në dorën e pushtuesit.

Kruja gjatë viteve 1400–1500 strehonte Skenderbeun bashkë me trupat e tij. Për vite me rradhë qyteti i ka mbijetuar sulmeve të fuqishme osmane. Të pajisur shumë herë më mire me mjete lufte, ushtarët osmanë u përpoqen disa here të pushtonin qytetin por pa rezultat. Skenderbeu nuk luftonte brenda në qytet por jashtë tij. Ai linte vetëm një pjesë të vogël të ushtrisë se tij afro 2000 ushtarë në qytet dhe vetë fshihej nëpër pyjet afër, kur shihte momentin e përshtatshëm i sulmonte osmanët dhe i kapte në befasi. Kjo lloj mënyre luftimi u kushtoi shumë osmanëve pasi ata lane shumë burra në fushë të betejës. Për disa vite qyteti ishte marr nga Napoli dhe mbreti Alfons V. Skenderbeu ia dha kështjellen në menyrë që Napoli ta ndihmonte me ushqime e trupa kundër osmaneve. Pas vdekjes së Alfonsit, djali i tij Ferrante mori fronin me ndihmën e Skenderbeut i cili kishte cuar trupa në Italinë Jugore për të ndihmuar djalin e Alfonsit kundër Anzhuve të cilet donin të merrnin fronin. Mirënjohes për ndihmën e Skenderbeut, Ferrante ktheu kështjellen në formë feudi. Ndihmat nga Napoli vazhdonin të vinin drejt Krujës por jo në të njëjten sasi si gjatë kohës se Alfonsit.

Ekonomia

Redakto

Kruja është një qendër e rëndësishme turistike në Shqipëri. Përveç kësaj në Krujë zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe disa industri. Për tu përmendur janë industria e këpucëve në të cilën punësohen shumë gra dhe vajza nga Kruja dhe komunat përreth. Gjithashtu në Krujë është aktive edhe industria e nxjerrjes dhe përpunimit të gurit gëlqeror.

Panorama e qytetit

Redakto

Njerëz të shquar

Redakto

Gjergj Kastriot skanderbeu gjeneral strateg dhe hero nderkombetar

Shiko dhe këtu

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Orel, Vladimir (1998). Albanian etymological dictionary (në anglisht). Brill. fq. 198. ISBN 9004110240.
  2. ^ Elsie, Robert (2004). Historical dictionary of Albania (në anglisht). Scarecrow Press. fq. 294. ISBN 978-0-8108-4872-6.