Maizpara Matha
Maizpara Matha është një manastir i vjetër hindu fshatin Maizpara të upazilës Srinagar (Bikramapur) në distriktin Munshiganxh (Bikrampur) të Bangladeshit.[1] Kur hyhet në Bikrampur nga Dhaka nëpërmjet lumit ose rrugës tokësore, në anën perëndimore shihen dy manastire të larta. Një prej tyre është Maizpara Matha, ndërsa tjetri është Shajamsidhi Matha. Manastire të tilla u ndërtuan për të ruajtur vendin e kremimim mortor si një përmendore pas vdekjes.[2]
Maizpara Matha | |
---|---|
মাইজপাড়া মঠ | |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Monument |
Tipi | Manastir hindu |
Vendndodhja | Maizpara, upazila Srinagar, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°31′25″N 90°15′06″E / 23.523707°N 90.251779°E |
Lartësia | 36.58 m (40.00 yd) |
Përfundimi | Rreth mesit të shek. të XIX |
Renovimi | 1887 |
Lartësia | 36.58 m (40.00 yd) |
Historia
RedaktoNë vitin 1722, divan Murshid Kuli Khani futi sistemin e zamindarisë. Ai e ndau Bikrampurin në tetë pargana (ose taluka), Srinagar, Siraxhdi-Khan, Singpara, Louhaxhang, Taltala dhe Balligaon duke caktuar tetë veta si zamindarë. Gobindra Prasad Roj mori detyrën e zamindarit të parganës së Maizparës. Pas vdekjes së tij, zamindarinë e morën dy djemtë e tij, Baidranath Roj dhe Tararrasad Roj.[1][2][3]
Taraprasad Roj kishte tre djem, Purna Çandra Roj, Bilash Çandra Roj dhe Axhit Çandra Roj. Sipas të vjetërve të zonës në turrën mortore (vend-varrimi ku u dogjën mbetjet trupore) të Taraprasad Rojit, rreth mesit të shekullit të XIX, në 68 % të truallit në Maizpara Muza u ndërtua ky manastir 36.58 m (40.00 yd) i lartë. Pas vdekjes së dy grave të tij Sudhamani Devi dhe Nabadurga Devi, në dy anët e tij u ndërtuan dy manastire të tjera më të vegjël për kujtimin e tyre.[4] Në të njëjtën kohë, pak më në jug të Pazarit Maizpara në Mukherxhibari u ndërtua një manastir me lartësi të ngjashme. Rreth 130 vjet më parë, manastiret u shkatërruan nga tërmeti i vitit 1886 (31 ashar i vitit 1292 i kalendarit bengalez). Një vit më vonë, manastiri i Taraprasad Rojit u rindërtua. Siç tregon mbishkrimi në manastir atë e ndërtoi një ndërtues i quajtur Raxhnarajan.[1][2][3]
Pazari Maizpara u krijua me përpjekjet e zamindarëve. Ata krijuan një zyrë postare në treg dhe ndërtuan një terren të madh lojërash në dobi të banorëve. Terreni i lojërave të Maizparës është akoma më i madhi në Bikrampur. Përveç kësaj, duke konsideruar dobinë e banorëve të zonës nga Pazari Maizpara, ata futën shërbimin e varkave "gohan" për të komunikuar me Dhakën.[2][3]
Gjendja e tanishme
RedaktoTerreni përdorej si krematorium i familjes Roj, ndërsa më 28 tetor 2011, në anën veriore të manastirit u ndërtua një terren kremimi për tu përdorur nga të gjithë hindutë. Në anën jugore të manastirit, më 6 qershor 1985 u ndërtua varri i Axhit Çandra Rojit, më 17 prill 2006 varri i Tarak Çandra Rojit dhe më 20 dhjetor 2008 u ndërtua varri i Aarti Rani Rojit.[1]
Ndërtimi i manastirit është i shkëlqyer, ku çdo gjë është e zbukuruar me punime të bukura artizanale. Në çatitë e manastireve tani jetojnë shumë papagajë. Në krye të manastirit ndodheshin dy vazo prej bakri dhe tunxhi. Shumë njerëz mendonin se në vazo mund të kishte thesare.[3] Për këtë arësye ka pasur dy përpjekje për ti grabitur vazot. Herën e parë, në dhjetor 1971, disa jo-besimtarë u përpoqën ti thyejnë vazot, por nuk mundën për shkak të shufrave të forta prej hekuri. Herën e dytë, në mars 2008, u bë një përpjekje për ti rrëzuar vazot duke i lidhur me litar nga poshtë në errësirën e natës, por përpjekja dështoi pasi litari u këput. Një pjesë e litarit të këputur është akoma e varur.[2]
Të mërkurën më 18 korrik 2012, rreth orës 12:30 të ditës, pas disa ditësh shirash të dendur, pjesa e sipërme e manastirit u rrëzua bashkë me vazot prej tunxhi dhe bakri. Shumë njerëz nga fshatrat përreth nxituan të hidhnin një sy pas marrjes së lajmit të rrëzimit të manastirit. Më vonë, sendet e manastirit u konfiskuan në stacionin e policisë. Suxhit Çandra Roj tha më tej se ai nuk i mori dot prapë sendet e marra nga manastiri duke aplikuar disa herë. Zyrtarët vendorë pretendonin se sendet e konfiskuara të manastirit u dërguan për teste kimike.[1] Zamindar Bari me shtatë porta i familjes ndodhet në prag të rrënimit, për shkak të mungesës së kujdesit dhe neglizhencës, bile pjesë të ndryshme të ndërtesës kryesore janë rrëzuar dhe i ka përfshirë pylli.[2]
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Ashrami dhe Tempulli Loknath Brahmaçari
- Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Baradeshvari Kali
- Sri Angani
- Sri Ganesh Pagal Sebashrami
- Tempulli dyjar i Sonarangut
- Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka
- Gaudija Madhava Matha
- Rudrakar Matha
- Shajamsidhi Matha
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
RedaktoWikimedia Commons has media related to Maizpara Matha. |
- ^ a b c d e "ঐতিহ্যবাহী বিক্রমপুরের মাইজপাড়া মঠ ধ্বংসের দ্বার প্রান্তে" (në bengalisht). Munshiganj News. 10 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 23 dhjetor 2016.
- ^ a b c d e f Abdur Rashid Khan (2 mars 2009). "বিক্রমপুরের মাইজপাড়া মঠ". munshigonj24.com (në bengalisht).
- ^ a b c d "মাইজপাড়া মঠ, স্যার জগদ্বিশ চন্দ্র বসু স্মৃতি জাদুঘর ও রাঢ়ীখাল বেলায়েতীয়া হাফেজিয়া ইসলামিয়া মাদ্রাসা" (në bengalisht).
- ^ "বিক্রমপুরের মাইজপাড়া মঠ". Munshigonj.com (në bengalisht). 2 mars 2009. Marrë më 6 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)