Shajamsidhi Matha
Shajamsidhi Matha e njohur edhe si Shambhunather Bjashartho Matha është një manastir hindu i vendosur në fshatin Shjamsidhi në perëndim të Pazarit Srinagar, në upazilën Srinagar, distrikti i Munshiganxhit të divizionit të Dhakës në Bangladesh. Afërsisht 247 vjeçar, ky manastir konsiderohet si monumenti më i lartë në Nënkontinentin Indian. Matha njihet me emrin e vendndodhjes së saj.[1][2]
Shajamsidhi Matha | |
---|---|
শ্যামসিদ্ধির মঠ | |
Emra alternativ | Shombhu Nather Bjashartho Matha |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | Aktive |
Tipi | Manastir hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Katundi Shjamsidhi, upazila Srinagar, distrikti i Munshiganxhit, divizioni i Dhakës, Bangladesh |
Koordinatat | 23°32′22″N 90°16′27″E / 23.539580°N 90.274150°E |
Lartësia | 73.46 m |
Përfundimi | 1836 |
Lartësia | 73.46 m |
Historia
RedaktoPërgjatë distriktit të Munshiganxhit ndodhen mjaft matha. Shajamsidhi Matha është një nga mathat më të vjetra. Këtë manastir e ndërtoi Shambhunath Maxhumdari, një banor i pasur i Bikrampurit. Kjo tregohet nga një mbishkrim në bengalisht mbi derën e anës jugore që tregon ndërtimin në vitin 1243 të kalendarit Bengalez / viti 1758 i kalendarit Shakabda (viti 1836 i kalendarit Gregorian).[1][2] Thuhet se Sambhunathi e ndërtoi këtë manastir pasi u udhëzua për të ndërtuar një manastir në vend-kremimin e babait të tij në një ëndërr.
Përshkrimi
RedaktoMatha është ndërtuar me tulla mbi një platformë 1.20 m (1.31 yd) të lartë. Ajo është e ndarë në tre seksione. Pjesa e poshtme katrore është faltorja kryesore. Ky manastir në formë tetëkëndore është 6.40 m (7.00 yd) i gjatë dhe 6.40 m (7.00 yd) i gjerë së jashtmi dhe mure që janë 1 m (1.1 yd) të trashë.
Në anën e saj jugore ndodhet një hyrje me hark me maja, me nga një panel drejtkëndor në të dy anët; ndërsa secila nga tre anët e tjera përmban tre panele drejtkëndore në suva, nga të cilët qëndrori është më i madh se ata anësorë. Mbi nivelin e arkitraut, të katër anët kanë relieve me dy harqe gjysmë-rrethorë, njëri mbi tjetrin, të vendosur brenda kornizave drejtkëndore nën një hark të madh gjysmë-rrethor. Një emblemë në allç është pikturuar në harqe të vegjël.[1]
E gjithë sipërfaqja e mureve ka qenë suvatuar, por tani ka rënë në disa vende. Faltorja mbulohet nga një kupolë, mbi bazën e të cilës kulla shikhara është shndërruar në një formë tetëkëndore në seksionin e dytë.[1]
Së brendshmi, kupola mbahet mbi pendentivë trekëndorë të harqeve gjysmë-rrethorë dhe shumë-kusporë të këndeve, ndërsa muret anësorë kanë relieve me panele zbukuruese harkore. Sipër këtyre paneleve harkore dhe harqeve këndore janë pikturuar medalione. Brendësia e kupolës është zbukuruar me dy fasha motivesh floreale në bazë.[1]
Në seksionin e dytë ndodhen tetë shtylla në tetë kënde. Sipërfaqja e madhe drejtkëndore në secilën faqe është dekoruar me panele të mëdha dritaresh me grila të mbyllura. Sipër paneleve dritare vazhdojnë panele që përmbajnë një grup motivesh me koka të fryra gjarprinjsh dhe modele gjethesh në mënyrë alternuese përreth tetë faqeve. Mbi secilën nga tetë faqet ndodhet një dekorim i lakuar "çala", nga i cili ngrihet seksioni më i lartë i mathës në një majëz. Shikhara dikur kurorëzohej me një fund "kalasa", por që tani mungon, megjithëse trishuli (tridenti) prej hekuri qëndron akoma.[1]
Është një matha e llojit me një shikhara me një seri përsëritëse modelimesh të lakuara vertikale, e ngjashme me Tempullin dyjar të Sonarangut.[1]
Ky manastir konsiderohet si monumenti më i lartë në Nënkontinentin Indian. Lartësia e manastirit Shajamsidhi është 73.46 m (80.34 yd), ndërkohë që lartësia e Minares Kutub në Delhi të Indisë është 71.93 m (78.66 yd). Megjithatë, ndryshe nga Minarja Kutub, ai nuk është ruajtur dhe në këtë mënyrë është në gjendje të rrënuar. Gurët e çmuar dhe enët prej tunxhi të manastirit nuk ekzistojnë më, dyert dhe dritaret që zbukuronin strukturën origjinale janë vjedhur kohë më parë. Brenda manastirit, ndodhej një shivalinga prej guri 0.914 m (1.000 yd) e lartë, që u vodh natën e 30 shtatorit 1995. Megjithatë, tani ajo funksionon si një tempull hindu dhe vijon të jetë akoma aktive.[3]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Ashrami dhe Tempulli Loknath Brahmaçari
- Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Baradeshvari Kali
- Sri Angani
- Sri Ganesh Pagal Sebashrami
- Tempulli dyjar i Sonarangut
- Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka
- Gaudija Madhava Matha
- Rudrakar Matha
- Maizpara Matha
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c d e f g Muhammed Nasir Uddin (2012). "Shyamsiddhi Matha". përmbledhur nga Sirajul Islam; Ahmed A. Jamal (red.). Banglapedia: The National Encyclopedia of Bangladesh (në anglisht) (bot. i 2-të). Asiatic Society of Bangladesh. ISBN 984-32-0576-6. OCLC 52727562. OL 30677644M. Marrë më 2 shkurt 2022.
- ^ a b "Shyamsiddhir Moth". pinterest.com (në anglisht).
- ^ "Shyamshiddhir moth – Munshiganj" (në anglisht). Lonely Traveler. 13 qershor 2010.