Rudrakar Matha
Rudrakar Matha është manastiri i vetëm hindu i vendosur në distriktin Shariatpur të Bangladeshit.[1][2] Ky manastir i vjetër gjendet në katundin Rudrakar të komunës me të njëjtin emër në upazilën Shariatpur Sadar të distriktit të Shariatpurit, divizioni i Dhakës. Banorët e njohin kompleksin sipas emrit të fshatit, si Rudrakar Zamindar Bari Matha, por faktikisht ai është një tempull.[3] Ai u ndërtua nga zamindarët e Rudrakarit.
Rudrakar Matha | |
---|---|
রুদ্রকর মঠ | |
Emra alternativ | Rudrakar Zamindar Bari Matha |
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | E braktisur |
Tipi | Manastir hindu |
Stili arkitektural | Arkitektura e tempujve bengalezë |
Vendndodhja | Rudrakar, upazila Shariatpur Sadar, distrikti Shariatpur, divizioni Dhaka, Bangladesh |
Koordinatat | 23°10′59″N 90°20′45″E / 23.182927°N 90.345970°E |
Lartësia | 20 m (66 ft) |
Përfundimi | Shekulli XVII |
Renovimi | 1898 |
Mbyllur | 1975 |
Lartësia | 20 m (66 ft) |
Vendndodhja
RedaktoManastiri gjendet në fshatin e Rudrakarit të komunës së Rudrakarit në upazilën Shariatapur Sadar në anën veriore të rrugës Shariatpur-Çandpur. Rudrakari gjendet pesë kilometra në jug-lindje të qytezës së Shariatpurit. Pranë zyrës së komunës së Rudrakarit, në anën veriore të autostradës Damudja-Shariatpur ndodhet Zamindar Bari i Rudrakarit, që nga vendasit njihet edhe si Babubari. Ai ndodhet në anën veriore të Rudrakar Mathës, ndërsa Çaratangu në anën jugore. Në skajin lindor të saj gjendet Pazari Burirhat, ndërsa në perëndim gjendet Pazari Angaria. Në veri-perëndim të saj gjendet stacioni i policisë së Shariatpurit.[4] Ajo ndodhet afërsisht 3 km në jug të zyrës së zëvendës komisionerit të Shariatpurit.[5] Për të vajtur te manastiri nuk ka rrugë, por njerëzit duhet të shkojnë përgjatë shtëpisë së zamindarit për te manastiri. Njerëz nga vende të ndryshme shkojnë në zonën e Rudrakarit për të parë strukturën e lashtë.[6] Përballë manastirit gjendet një pellg i madh.[2][3] Banorë nga pjesë të ndryshme të vendit shkojnë në Rudrakar për të parë manastirin.
Historia
RedaktoManastiri u ndërtua rreth vitit 1670 me tulla dhe gurë. Sipas burimeve të administratës së distriktit të Shariatpurit, një zamindar i quajtur Nilmoni Çakraborti jetonte në zonën e Rudrakarit në upazilën Shariatpur Sadar në shekullin e XVI. Pas vdekjes së tij, në vitin 1670, tre bijtë e tij, Banilal Çakravarti, Kshitilal Çakravarti dhe Basantalal Çakravarti ndërtuan një manastir te varri në nder të kujtimit të babait të tyre. Vendasit besojnë se familja zamindare e Rudrakarit erdhi nga Adi Bikrampuri i Munshiganxhit, të vendosur në bregun verior të lumit Padma.[4]
Sipas historisë vendore, në fillim të periudhës së zamindarëve, tempulli u ndërtua me faza nga tre bijtë e Nilmoni Çakrabortit, që morën ndërtuesit e shquar Tilok Bhuija dhe Guruçaran Bhuija, nga zona Palong, dhe qindra punëtorë të tjerë, për ta përfunduar strukturën në një shtrirje prej 10 vjetësh.[5][6] Në fazën fillestare ajo u përdor si një tempull i perëndeshës Kali. Besohet se pellgu është gërmuar gjatë ndërtimit të manastirit. Në pellg vijnë shumë besimtarë hindu për tu larë gjatë puxhas.[4]
Kur disa pjesë të manastirit po prisheshin, ai u rindërtua në vitin 1889 nga një pasardhës i familjes Çakravarti, Guruçaran Çakraborti, biri i Rashmoni Devit. Shtëpia e zamindarit dhe manastiri u vendosën në një sipërfaqe prej 13 acres (5.3 ha).[4] Në vitin 1915, u ndërtua një shkollë e mesme me emrin e zamindarit Nilmoni nga familja Çakrabarti në 3.73 acres (1.51 ha) truall përkrahë manastirit. Gjatë Luftës për Çlirimin e Bangladeshit në 1971, anëtarët e Ushtrisë së Pakistanit me ndihmën e razakarëve vendas (bashkëpunëtorë të Pakistanit), e goditën me mitraloz dhe e granatuan duke e dëmtuar manastirin.[5] Një pjesë e tij u shkatërrua. Deri në vitin 1975, në tempullin e Kalit të manastirit kryhej vazhdimisht Kali puxha. Në vitin 1975, Pramathalal Çakraborti, i biri i Harilal Çakrabortit, anëtari i fundit i familjes së Nilmoni Çakrabortit që jetonte në Bangladesh, u largua për në Indi. Që atëherë aty nuk zhvillohet më adhurim.[6]
Banorët e vjetër të krahinës thonë se nën sundimin e zamindarit, ky rajon pa përparime të mëdha në praktikën e arësimit dhe kulturës. Gjatë sundimit Britanik, ata ndërtuan 19 shkolla në një zonë prej gjysmë kilometri katror, duke lulëzuar arësimin dhe kulturën.[5]
Përshkrimi
RedaktoMjedisi përreth manastirit është shumë i qetë dhe për shkak të hijes natyrore, ka një ndjesi të ndryshme shpirtërore. Banorët e vendit janë shumë krenarë për këtë manastir. Banorë të të gjitha besimeve janë shumë të shqetësuar rreth shenjtërisë dhe ruajtjes së manastirit. Aty ka ekzistuar prej kohësh toleranca me banorëve. Shariatpuri zë një vend të veçant si shembull i harmonisë së përbashkët fetare.[4]
Zamindar Bari i Rudrakarit rrethohej nga 8 ose 10 ndërtesa shumë-katëshe. Mes tyre, ndërtesat tre-katëshe ishin rezidenca banimi. Të tjerat përdoreshin si zyra gjykate, depo, teatro, kuzhina dhe si ndërtesa fetare.[5]
Në portën kryesore hyrëse të Zamindar Barit të Rudrakarit, mund të shihen shkrime ku thuhet 'Rinovimi i Sri Sri Lakshmi Narajan dhe Nilmoni Çakraborti Mahashajan Dalan 1898 Bangadh". Tashmë, në Zamindar Barin e Rudrakarit kanë mbetur vetëm tre ndërtesa të ndërtuara nga Nilmoni Çakraborti. Dy nga këto ndërtesa janë tre-katëshe, ndërsa pjesa tjetër është një-katëshe, që ekzistojnë ende saktësisht. Sipas përshkrimit të të vjetërve të zonës, në Zamindar Barin e Rudrakarit kishte rreth dhjetë ndërtesa të larta. Këto ndërtesa të vendosura krahë për krahë shtriheshin deri te manastiri. Ndërtesat tre-katëshe ishin rezidencat e familjes zamindare. Pjesa tjetër ishin salla darbar, depoja, kuzhina, salla e kërcimit dhe një ndërtesë e caktuar për shërbëtorët. Përkrahë manastirit ndodhej edhe një ndërtesë tjetër, që përdorej si dhomë lutjesh, ndërsa tani nuk ekziston më. Besohet se nën shtëpinë e zamindarit ndodheshin disa dhoma të fshehta, që janë mbuluar nën dhe. Shumë njerëz besojnë se është e mundur të rikuperohet ekzistenca e dhomave duke gërmuar tokën.[4]
Struktura e mrekullueshme e manastirit ka një kullë tetëkëndore që ngushtohet gradualisht.[7] Kulla e manastirit është e dukshme nga një largësi e madhe.
Përballë Rudrakar Mathës ndodhet një pellg i lashtë, që besohet se është ndërtuar bashkë me manastirin. Çdo vit aty organizohen puxha dhe kirtan. Në pjesën e poshtme të manastirit ndodhet një vend i madh kremimi. Në katër këndet e verandës ndodhen katër tempuj të vegjël me sallën kryesore të tempullit. Lartësia e tempullit të madh është rreth 20 m (22 yd), ndërsa katër tempujt e vegjël të katër këndeve të verandës janë rreth 1.95 m (2.13 yd). Përveç kësaj, përreth kullës kryesore në katin e tretë ndodhen katër statuja të perëndeshës.[2] Pjesa e sipërme u ndërtua si një pagodë.[1] Pjesa e jashtme dhe e brendshme e manastirit është zbukuruar me mjeshtri të jashtëzakonshme.[3][4]
Statusi i tanishëm
RedaktoFamilja dikur e fuqishme zamindare e Rudrakarit është larguar nga zona. Shumica e ndërtesave që ata ndërtuan kanë humbur përgjatë kohës. Manastiri tani është pothuajse e rrënuar për shkak të mungesës së kujdesit, por është akoma në këmbë si një vend adhurimi për hindutë. Megjithatë, ai mund të jetë në rrezik në vazhdimsi, veçanërisht në rast të një cikloni ose tërmeti. Për më tepër, disa pjesë të manastirit kanë nevojë për tu rindërtuar.[6] Suvaja e mureve po bie, përreth gjenden shumë plehra dhe bimë. Artifakte të çmuara të përdorura në strukturë u vodhën përgjatë viteve që nga Lufta për Çlirim.[5] Mendohet se një statujë guri e Kalit ruhet në një muze në ShBA.
Shumë turistë shkojnë për ta parë atë, por të shkuar aty nuk ka rrugë të ndërtuar. Nëse qeveria e rinovon dhe ndërton rrugën, ai do të bëhej një një destinacion tërheqës turistik.[4][6][5]
Në pjesën kryresore të manastirit në një zonë të quajtur Ananda Sthan, përmes vrimave jetojnë prej kohësh papagaj. Shumë e kosiderojnë papagallin si simbol të fatmbarësisë dhe gëzimit. Ky papagall është një tërheqje e rëndësishme turistike. Shumë njerëz mahniten nga thirrjet e papagajve.[4] Çdo vit aty zhvillohet ceremoni puxha dhe kirtani.[1]
Galeri Pamjesh
|
---|
|
Shiko gjithashtu
Redakto- Tempulli Dhakeshvari
- Tempulli i Xhoj Kalit
- Mandiri Ramna Kali
- Mandiri Shri Sidheshvari Kali
- Mandiri Lakshmi Narajan në Dhaka
- Tempulli Svami Bagh në Dhaka
- Tempulli Khelaram Data
- Xhaganath Ratha e Dhamrait
- Tempulli Raxharam Khalia
- Tempulli Dhanuka Manasa
- Mathurapur Deula
- Tempulli Radhakrishna, Sutrapur
- Ashrami dhe Tempulli Loknath Brahmaçari
- Ashrami Baba Loknath Brahmaçari
- Ashrami Svamibagh ISKCON
- Tempulli Baradeshvari Kali
- Sri Angani
- Sri Ganesh Pagal Sebashrami
- Tempulli dyjar i Sonarangut
- Tempulli Brahma Samaxh, Dhaka
- Gaudija Madhava Matha
- Shajamsidhi Matha
- Maizpara Matha
- Lista e tempujve hindu në Bangladesh
- Hinduizmi në Bangladesh
- Historia e Dhakës
- Arkitektura e Dhakës
- Arkitektura e Bengalit
- Lista e vendeve arkeologjike në divizionin e Dhakës
Referime
Redakto- ^ a b c "ঘুরে আসুন রুদ্রকর মঠ". localguidesconnect.com (në bengalisht). 3 dhjetor 2021.
- ^ a b c "রুদ্রকর মঠ". vromonguide.com (në bengalisht).
- ^ a b c "রুদ্রকর মঠ" (në bengalisht). Adar Bepari.
- ^ a b c d e f g h i Shahadat Hosain (11 tetor 2017). "রুদ্রকর মঠ। শরীয়তপুরের প্রত্নতাত্ত্বিক নির্দশন, ইতিহাস ও ঐতিহ্য।". m.somewhereinblog.net (në bengalisht).
- ^ a b c d e f g Rumi Kawser (21 gusht 2019). "Historic Rudrakar Math in dire need of renovation". Dhaka Tribune (në anglisht).
- ^ a b c d e Satyajit Ghosh (21 shtator 2022). "শরীয়তপুরের ঐতিহ্য রুদ্রকর মঠ". Prothom Alo (në bengalisht).
- ^ Babu Ahmed; Nazly Chowdhury (2005). Shafiqul Alam (red.). Selected Hindu temples of Bangladesh (në anglisht). UNESCO. ISBN 984-32-1778-0.