Marco Benassi
Marco Benassi (lindur më 8 shtator 1994) është një futbollistë italian i cili luan me klubin italian Torino në Serie A si mesfushor.
Benassi me Torinon në vitin 2015 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 8 shtator 1994 | ||
Vendlindja | Modena, Itali | ||
Gjatësia | 1.83 m (6 ft 0 in)[1] | ||
Pozicioni | Mesfushor | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Torino | ||
Numri | 94 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
2007–2011 | Modena | ||
2011–2012 | Internazionale | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2012–2014 | Internazionale | 6 | (0) |
2013–2014 | → Livorno (huazim) | 20 | (2) |
2014–2017 | Torino | 85 | (11) |
2017–2023 | Fiorentina | 93 | (13) |
2020–2021 | → Hellas Verona (huazim) | 0 | (0) |
2022 | → Empoli (huazim) | 12 | (0) |
2023 | → Cremonese (huazim) | 15 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2011–2012 | Italia U–18 | 8 | (1) |
2012–2013 | Italia U–19 | 13 | (1) |
2013– | Italia U–21 | 10 | (2) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 26 qershor 2015 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 26 qershor 2015 |
Karriera me klube
RedaktoInternazioanle
RedaktoLindur në Modena, Benassi filloi karrierën e tij në Serie B te Modena në vitin 2007. Në janar 2011, ai u ble nga Interi dhe u vendos te skuadra e të rinjëve. Pas një gjysëm sezoni me Interin U–17, Benassi u ble nga Interi në një marrëveshje bashkëpronësie për 180.000 €.[2] Benassi ishte pjesë e skuadrave Interit U–18 dhe U–19 në sezonin 2011–12, duke arritur të fitonte kampionatin primavera dhe NextGen Series (Kupa Evropiane e të rinjëve). Më skuadrën U–18, ai luajti në ndeshjet e play–off në kampionat dhe arriti të fitonte kampionatin Berretti.
Benassi u bashkua me skuadrën e parë nga ish trajneri i tij te Primavera Andrea Stramaccioni, duke fituar edhe Trofeun TIM. Benassi gjithashtu ishte njëri nga 25 lojtarët që u zgjodhën për të luatjur në Ligën e Europës.[3] Në tetor 2012, Benassi firmosi një kontratë të re pesë-vjeçare.[4]
Ai bëri debutimin e tij me skuadrën e parë më 22 nëntor kundër Rubin Kazan në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Europës, ai luajti si titullar me shumë lojtar të rinjë me Interin që humbi me rezultatin 3–0. Më 12 janar 2013, ai bëri debutimin e tij në Serie A në fitoren 2–0 të Interit në San Siro kundër Pescarës, ai luajti si startues. Më 21 shkurt, Benassi shënoi golin e tij të parë me skuadrën e parë në fitoren 0–3 kundër CFR Cluj në ndeshjen e parë e raundit të 16 të Ligës së Europës. Ai e mbylli sezonin e parë si profesionist me Interin duke luajtur 13 ndeshje të të gjithë kompedicionet dhe duke shënuar një gol.
Livorno
RedaktoMë 9 korrik 2013, Benassi u huazua zyrtarisht te Livorno për një sezon, duke zgjedhur numrin 24.[5] Ai debutoi më 17 gusht në humbjen 1–0 kundër Sienës në kupë.[6] Ai shënoi golin e parë në elitën e futbollit italian më 26 janar 2014 kundër Sassuolos,[7] para se të shënonte dhe të dytin kundër Bolonjës më 16 mars.[8]
Fiorentina
RedaktoMë 9 gusht 2017, Fiorentina njoftoi transferimin e Benassit, i cili firmosi një kontratë pesë-vjeçare.[9] Goli i tij i parë i sezonit erdhi në fitoren 3–0 kundër Beneventos në transfertë.[10] Ai e mbylli sezonin e parë në Firence me 35 ndeshje dhe 5 gola.
Më 26 gusht 2018, në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit për sezonin 2018–19, Benassi shënoi dopietën e tij të parë në Serie A në fitoren 6–1 kundër Chievos.[11] Ky ishte sezoni i tij në i mirë në aspektin personal, duke shënuar 7 gola në kampionat dhe 2 në kupë.
Pavarësisht se kishte luajtur si titullar në dy sezonet e para, Benassi e humbi vendin e titullarit në sezonin 2019–20.[12][13] Megjithatë, më 3 dhjetor ai ishte vendimtar me një dopietë në fitoren kundër Cittadellës,[14] kurse goli i vetëm në Serie A erdhi në barazimin 1–1 kundër Bolonjës më 6 janar.
Më 12 shtator 2020, Benassi u huazua te Hellas Verona për një sezon me të mundësi blerje.[15] Megjithatë, ky sezon u kushtëzua nga dëmtimet e shumta, duke bërë që ai të mos luante asnjë ndeshje për klubin. Ai u thirr në ekip vetëm një ndeshje, kundër Genoas në kampionat më 20 shkurt 2021.
Benassi u rikthye te Fiorentina në verën e vitit 2021, duke firmosur një kontratë të re tre-vjeçare.[16] Ai e nisi sezonin e ri duke luajtur si mbrojtës i djathtë nën drejtimin e trajnerit të Vincenzo Italiano.[17] Ai u aktivizua në tetë ndeshje gjatë pjesës së parë të sezonit, para se të huazohej te Empoli për gjysmën e dytë të sezonit.[18][19]
Benassi u rikthye sërisht te Fiorentina,[20] duke luajtur vetëm tre ndeshje në pjesën e parë të sezonit 2022–23, përfshirë edhe një ndeshje në Ligën e Konferencave kundër Twentes.[21] Pas kësaj, ai u la jashtë listës së lojtarëve për kampionatin dhe Ligën e Konferencave.[22]
Më 19 janar 2023, ai u huazua te Cremoneses deri në fund të sezonit.[23][24] Atje, ai e filloi të luante si titullar sërisht, duke u aktivizuar në 15 ndeshje në Serie B dhe 2 në kupë. Pas rikthimit te Fiorentina, ai u njoftua nga trajneri Vincenzo Italiano se ai nuk ishte në planet e tij.[25] Më 1 shtator 2023, Benassi ndërpreu kontratën e tij me Fiorentinën, duke u bërë lojtar i lirë.[26][27]
Karriera ndërkombëtare
RedaktoAi ka luajtur për kombëtaret U–18, U–19 dhe U–21, ai luajti me Italinë U–18 në të tre ndeshjet kualifikuese të UEFA Euro U–21 2013.[28]
Stili i lojës
RedaktoAi është një mesfushor i talentuar me aftësi në ndërhyrje dhe me një vizion të mirë në lojë.
Trofe
Redakto- Inter
Referime
Redakto- ^ "Marco Benassi" (në anglisht). Goal.com. Arkivuar nga origjinali më 3 korrik 2013. Marrë më 26 tetor 2013.
- ^ FC Internazionale Milano SpA Report and Accounts on 30 June 2012
- ^ "Europa League, group stage: Inter's squad list". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 3 shtator 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 shtator 2012. Marrë më 24 nëntor 2012.
- ^ "Marco Benassi re-signs with Inter until 2017". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 23 tetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 24 nëntor 2012.
- ^ "Tre nuovi arrivi nel Livorno Calcio". livornocalcio.it (në italisht). 9 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2013. Marrë më 16 korrik 2013.
- ^ "Terzo Turno di coppa Italia - 17/08/2013". livornocalcio.it (në italisht). 17 gusht 2013. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2014. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ "21ª giornata di campionato - 26/01/2014". livornocalcio.it (në italisht). 26 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2014. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ "28ª giornata di campionato - 16/03/2014". livornocalcio.it (në italisht). 16 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 17 mars 2014. Marrë më 17 mars 2014.
- ^ "Fiorentina announced Benassi acquisition". it.violachannel.tv (në italisht). 9 gusht 2017.
- ^ "Benevento 0 - 3 Fiorentina: Match Report". Viola Nation (në anglisht). 22 tetor 2017.
- ^ "Fiorentina-Chievo 6-1: viola scatenati, inizio da sogno ricordando Astori" (në italisht). La Repubblica. 26 gusht 2018. Marrë më 13 shtator 2020.
- ^ "G. Ferri denuncia: "Benassi un grande, perché non gioca? I viola valgono 4 punti in più"". Viola News (në italisht). Marrë më 13 shtator 2020.
- ^ "Benassi, il mondo è cambiato: da alternativa a perno inamovibile". Violet News (në italisht). Marrë më 13 shtator 2020.
- ^ "Fiorentina, una boccata d'ossigeno" (në italisht). La Repubblica. 4 dhjetor 2019. fq. 38.
- ^ "Ufficiale: Marco Benassi è un nuovo centrocampista dell'Hellas Verona". hellasverona.it (në italisht). 12 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2022. Marrë më 12 shtator 2020.
- ^ "Benassi, il nuovo contratto scade nel 2024: "Voglio restare. Pradè…"" (në italisht). ACF Fiorentina. 28 korrik 2021. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ "Fiorentina, Benassi: 'Quando Italiano mi ha messo terzino, gli ho detto che era un pazzo... e l'ho ringraziato'" (në anglisht). Calciomercato.com. Marrë më 22 janar 2021.
- ^ "Marco Benassi è un nuovo calciatore azzurro" (në italisht). Empoli F.C. 22 janar 2022. Marrë më 22 janar 2022.
- ^ "BENASSI IN PRESTITO ALL'EMPOLI" (në italisht). ACF Fiorentina. 22 janar 2022. Marrë më 22 janar 2022.[lidhje e vdekur]
- ^ "Benassi torna a Firenze: "Esperienza positiva a Empoli"" (në italisht). Empoli Channel. 26 qershor 2022. Marrë më 15 gusht 2023.
- ^ "Twente-Fiorentina UEFA Europa Conference League 2022/23" (në anglisht). UEFA. 25 gusht 2022. Marrë më 26 gusht 2023.
- ^ Nicolò Casali (19 janar 2023). "Cremonese, chi è Marco Benassi" (në italisht). Cuore Grigiorosso. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ "Marco Benassi nuovo calciatore della Cremonese" (në italisht). 19 janar 2023. Arkivuar nga origjinali më 19 janar 2023. Marrë më 19 janar 2023.
- ^ "Benassi in prestito alla Cremonese" (në italisht). ACF Fiorentina. 19 janar 2023. Marrë më 19 janar 2023.[lidhje e vdekur]
- ^ "Fiorentina, l'elenco dei 19 esclusi dalla preseason" (në italisht). ACF Fiorentina. 10 korrik 2023. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ "RISOLTO IL CONTRATTO DI MARCO BENASSI" (në italisht). ACF Fiorentina. 2 shtator 2023. Arkivuar nga origjinali më 2 shtator 2023. Marrë më 2 shtator 2023.
- ^ Marco Benassi (2 shtator 2023). "Eccoci qua,purtroppo anche per me è arrivato il momento di salutare." Instagram (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 3 shtator 2023. Marrë më 3 shtator 2023.
- ^ UEFA.com
Lidhje të jashtme
Redakto- FIGC Arkivuar 13 dhjetor 2014 tek Wayback Machine
- Statistikat tek Inter.it