Metohia

faqe kthjelluese e Wikimedias
(Përcjellë nga Metohija)

Metohia (serbisht: Метохија / Metohija) është emërtim serb për pronat kishtare, i ngritur në nivel të emërtimit të rajonit të Dukagjinit, përkatësisht Rrafshit të Dukagjinit, pas pushtimit të Kosovës nga Serbia më 1912.[1]

Përmbledhje

Redakto

Metohia është emër që rrjedh nga fjala greke, μετόχια metóchia, përkatësisht, μετόχιον metóchion, që do të thotë "pronë monastike, një referencë kjo për gjoja numrin e madh të fshatrave dhe pronave në rajon që ishin në pronësi të manastirit ortodoksë serbë dhe malit Athos gjatë mesjetës.[2] Për filologët ballkanologë është i njohur fakti që fjala serbe kishtare metohija ("tokë në pronësi të manastirit" ose "territor i pronave të kishës") është huazuar nga greqishtja mesjetare (bizantine). Me këtë emër emërtoheshin shumë katunde e rajone, përkatësisht feude dhe vendbanime të veçanta, po aq sa kishte edhe manastire dhe prona të tyre. Në tekstet kishtare serbe përmenden "metohijat" e Kishës së Shmitrit në Prizren (1309-1313), pastaj të Deçanit (1330), të Dobrushtës dhe të Hoçës (1355) dhe disa të tjera. Pas pushtimit të Kosovës, me këtë emërtim kishtar pushteti serb e emërtoi krahinën të cilën shqiptarët tradicionalisht e quanin Rrafsh i Dukagjinit, emërtim që rrjedh nga emri i derës feudale arbërore të Dukagjinëve në Dukagjin apo Malet e Dukagjinit siq i quan Pjetër Mazreku në vitin 1633 dhe kryeqendra e saj Gjytetja e Re n'Dukagjin, përkatësisht: Ciuitas noua, sine Ducagina; Città noua o Ducagini; Gjytetja e re, n'Dukagjin, siq e përmend Frang Bardhi në vitin 1635.[1][3]

Deri në vitin 1969, në burimet serbe, Kosova zyrtarisht quhej Kosova dhe Metohia. Me Ligjin Kushtetues të Kosovës u hoq fjala tendencioze "Metohia" nga emërtimi i Kosovës.[4] [5]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1100. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. ^ Paulin Kola, The Search for Greater Albania, p. 47 fn 108. C. Hurst & Co, 2003. ISBN 978-1-85065-664-7
  3. ^ Shuteriqi, Dhimiter (1976), Shkrimet Shqipe ne vitet 1332-1850, Tirana: Academy of Sciences of PR of Albania, fq. 73, OCLC 252881121
  4. ^ https://plisi.org/shtetligj/noel-malcolm-pavaresi-kosoven/
  5. ^ https://www.evropaelire.org/a/26810974.html