Hape menynë kryesore

Nicolas Sarkozy (Nicolas Paul Stéphane Sarközy de Nagy-Bocsa (Tondokument dëgjo) [nikɔla saʁkɔ'zi], sqt. Nikolla Sarkozi; i lindur më 28 janar 1955) është politikan francez dhe ishte kryetar i Republikës së Francës prej 16 maj 2007 deri më 15 maj 2012.

Nicolas Sarkozy
EPP Summit, March 2015, Brussels (16839373686) (cropped).jpg
Presidenti i Francës
16 maj 200715 maj 2012
Paraardhësi: Jacques Chirac
Pasardhësi: François Hollande
Ministër i Punëve të Brendshme
2 qershor 200526 mars 2007
Paraardhësi: Dominique de Villepin
Pasardhësi: François Baroin
Kryetar i Neuilly-sur-Seine
14 prill 19837 maj 2002
Paraardhësi: Achille Peretti
Pasardhësi: Louis-Charles Bary
Të dhënat personale
Lindi më: 28 janar 1955
Lindi në: Paris, Francë
Shkolla e kryer: Universiteti Pais-Nanterre
Bashkëshortja Marie-Dominique Culioli (1982–1996)
Cécilia Attias (1996–2007)
Carla Bruni (m.2008)
Fëmijë Pierre (me Culioli)
Jean (me Culioli)
Louis (with Cécilia Attias)
Giulia (me Bruni)
Nicolas Sarkozy


Para presidencës së tij, ai ishte kryetar i partisë Bashkimit për Lëvizje të Popullit (UMP). Gjatë mandatit të dytë së Jacques Chirac si presidentë, Nicolas ishte Ministër i Punëve të Brendshme përveç mes marsit 2004 dhe majit 2005 kur ishte ministër i financave. Nicolas ishte poashtu kryetar i Neuilly-sur-Seine, një nga komunat më të pasura të Francës, prej vitit 1983 deri më 2002.

Më 6 maj 2012 i humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 kundër socialistit François Hollande me vetëm 3,2 për qind diferencë të votave.[1]

BiografiaRedakto

Nicolas Sarkozy është djali i dytë i hungarezit Pál Sárközyt dhe e nënës franceze Andrée Mallah. Gjyshi nga e ëma ka qenë Aaron Benico Mallah, hebrej, me profesion mjek dhe me prejardhje nga Selaniku i Greqisë. Gruaja e tij ishte francezja Adèle Bouvier e cila ishte katolike, dhe se nën ndikimin e saj edhe vet Aaroni pranoi fenë katolike. Jetuan në Lion të Francës dhe kan pasur dy vajza Suzanën dhe Andrenë, e cila pra është e ëma e kryetarit të Francës.

Sarkozi shkollën fillore Chaptal de Neuilly e kreu në Paris. Në vitin 1967 kishte përsëritur klasën e gjashtë, pas së cilës ishte regjistruar në shkollën private Saint-Louis de Monceau, ku kishte marrë mësimet e mesme. Një vit më vonë anëtarësohet në partinë “Unioni Demokrat për Republikë”.

Studimet për avokaturë i kreu në Universitetin e Parisit në Nantes. Nuk arriti ta krye shkollimin për politikë të jashtme për arsye të mosnjohjes së mjaftueshme të gjuhës angleze.

Sarkozi për herë të parë u martua më 23 shtator të vitit 1982 me Marie-Dominique Culioli. Nga kjo martese ai i ka dy djemtë Pierre dhe Jean. Në vitin 1996 formalisht u shkurorëzuan.

Në vitin 1996 Nicolas Sarkozy u kurorëzua me Cécilia Ciganer-Albéniz e cila në të vërtetë ishte gruaja e nji miku të tij. Në tetor të vitit 2007 u shkurorëzuan.

Sarkozy më 2 shkurt të vitit 2008 u martua në Paris me këngëtaren italo-franceze Carla Bruni. Kjo ishte hera e parë që një kryetar i Francës gjatë mandatit presidencial u martua.

Pas humbjes kundër François Hollande në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 do t'a mbyllë mandatin e tij më 15 maj 2012.

ReferencatRedakto

  1. ^ "Results of the French Presidential Election".  – French Ministry of the Interior. Hollande gathered 18,000,668 votes, while Sarkozy obtained 16,860,685 votes.

Lidhje të jashtmeRedakto