Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Ein Pädagoge. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.


Pershendetje

Redakto

Pershendetje Alboholic

Kam pare disa nga redatimet e tua ketu ne sq.wiki, dhe duket se ke punuar shume mire. Te them te drejten jane rralluar pak perdoruesit te llojit tend. Pergezime, dhe pune te mbare.--Liridon (diskutimet) 30 prill 2012 22:31 (CEST)Reply

Kontrolla e cilësisë

Redakto
 

Pershendetje Alboholic,

Tashmë ti je Kontrollues. Për më shumë informacion shiko tek Wikipedia:Kuvendi (seksionin Vandalism on sq.wikipedia ose Flagged Revisions). Për pyetje rreth privilegjeve të reja më pyet edhe ma. Përdori me përgjegjshmëri këto privilegje. Një punë të mbarë.-- Euriditi  29 nëntor 2012 13:35 (CET)Reply

Cilave ndryshime

Redakto

Cilave ndryshime iu referohesh?--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 17:55 (CEST)Reply

Që dmth?--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:02 (CEST)Reply

Po luan gjë rolin e "prisëshësit të punës" profesionist?

Redakto

A ka mundësi të mos tregohesh kaq jo-konstruktiv?... Planeti është duke punuar, unë isha duke punuar, Nezza ishte duke punuar ndërsa ti po na thua të gjithëve se çfarë duhet dhe nuk duhet të bëjmë... Në vend që të sulmosh pa vend përdoruesit aktiv shko këtu ose këtu dhe fillo punën.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:11 (CEST)Reply

Po provokon, spo na lejon me punu. Por , une e kuptoj, paska përvojë të madhe në fc.Ska dert, ne duhet të punojmë pavarësisht a i pelqen dikuj apo jo. --Planeti (diskutimet) 6 prill 2015 18:16 (CEST)Reply
Faleminderit për këshillat. I vlerësoj shumë.--Alboholic (diskutimet) 6 prill 2015 18:18 (CEST)Reply
Në vend që të prishi punë, siç po bën, duke vandalizuar artikujt ndërsa të tjerët punojnë mbi to, të shkojë tek faqet/kategoritë me faqet që duan punë dhe të fillojë me to (këtu, këtu). Kur të mbarojë atje, të vijë të na kritikojë ne. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:20 (CEST)Reply

Nuk e dija fare, se qenkeni kaq rezistentë kundër kritikave. Sidoqoftë, ju dëshiroj të gjithë të mirat në "punën" tuaj.--Alboholic (diskutimet) 6 prill 2015 18:23 (CEST)Reply

Kujdes me stampat e grisjes!

Redakto

Lidhur me vendosjen e kësaj stampe këtu, mendoj se ke bërë gabim. 1.Sadsadas të tha se e ka marrë nga en.wiki. 2. Që të vendosësh stampn e grisjes duhet të tregosh se nga është kopjuar logoja. 3. Meqë logoja nuk i thyen gjë të drejtat e autorit, t'i mund të shkosh tek en.wiki të marrësh të dhënat dhe t'ia shtosh logos/skedës së ngarkuar nga Sadsadasi. 4. Herën tjetër që do të të shikoj që vendos stampa pa kriter, apo që ke një qasje jo-konstruktive do t'i sygjeroj administratorit të të bllokojë për nja ca ditë - fatkeqësisht/fatmirësisht unë nuk i kam marrë akoma privilegjet e administratorit pa do ta kisha bërë vet.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:27 (CEST)Reply

Sugjeroj një bllokim disa ditor për Alboholic

Redakto

Sugjeroj një paralajmërim dhe mëpastaj në rast se vazhdon një bllokim disa ditor për Alboholic-un për shkak të qasjes së tij jo-konstruktive. I referohem këtyre ndodhive dhe redaktimeve: 1.Largimi i stampës rreth portalit ekonomi. 2. Tonit të diskutimit dhe qasjes jo-konstruktive të shfaqur këtu. 3. Dhe vendosjen e stampës grisje pa kriter këtu. Përsëris, mua qasje nuk më duket konstruktive. Deri tani nga ndërhyrjet e këtij përdoruesi kam humbur më shumë kohë në diskutime të kota se sa në redaktime...--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:45 (CEST)Reply

Votimi

Redakto

Votimi mjafton të rezultojë shumicë e thjeshtë.

Si votohet

Redakto

  PËR {{PËR}} -  KUNDËR {{KUNDRA}} -  ASNJANËS {{NEUTRAL}}

  •   PËR Për arsyet e paraqitura më sipër.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 18:45 (CEST)Reply
  •   KUNDËR Atëherë, i përsëris të njëjtat që po i them nga disa orë: 1. Në të gjithë Wikipediat (përfshirë këtu Wikipedian shqiptare) artikujt krijohen me referencë. S'ka asnjë mënyrë tjetër (siç mendon Planeti [1]). 2. Arsyen e grisjes e kam dhënë gjithmonë. Problemi është këtu më i madh, sepse shumica e skedave në Wikipedian shqiptare po i shkel vazhdimisht të drejtat e autorit. A nuk duhet të bëjmë ne diçka këtu? Sepse na ka dalur nami në të gjithë Wikipediat e tjera, se çfarë bëhet këtu. Unë erdha t'ju ndihmoj dhe jo t'ju shaj. 3. Stampën e ekonomisë e hoqa, po. Por unë nuk e pash stampën, sepse ishte në anën e djathjtë. Ky është keqkuptim. Dhe e hoqa seksionin, sepse ishte bosh. Dhe seksionet bosh nuk tolerohen në asnjë artikull të asnjë Wikipedia. 4. Ky sugjerim vjen nga mllefi personal i përdoruesit Mr.Pseudo dhe nuk bazohet në asgjë. Nëse s'më besoni, shikoni punën time në Wikipedian gjermane. Binduni vetë. Problemi qendron më tepër tek Mr.Pseudo dhe sidomos tek Planeti, të cilët nuk pranojnë asnjë kritikë. Faleminderit.--Alboholic (diskutimet) 6 prill 2015 18:52 (CEST)Reply
  •   PËR Per shum arsye, nuk bashkpunon, nuk rrewspekton punen e te tjereve, provokon. etj...--Planeti (diskutimet) 6 prill 2015 18:56 (CEST)Reply
  •   PËR AMMARTIVARI DISKUTO 6 prill 2015 19:48 (CEST)Reply
  •   PËR Me duken te drejta ato qe thote Mr. Pseudo. -- Sadsadas diskutimet) 6 prill 2015 19:57 {CEST)

Përfundimi

Redakto

Diskutim

Redakto

Pershendetje Wikipediane! Nuk eshte ky vendi i duhur per te kryer votime por megjithate meqe eshte nisur ketu po vazhdoj edhe une ketu. Se pari, Wikipedia shqiptare eshte nje komunitet fare i vogel, te gjithe ne duhet te inkurajojme afrimin e perdoruesve te rinj e jo te krijojme mundesira hatermbetjeje dhe largimi. Nuk e kam fjalen per kete rast por nje parim qe duhet patur parasysh.

Nuk e kuptoj perse eshte ky votim. Per paralajmerim apo per bllokim? Titulli dhe pershkrimi jane kontradiktore. Megjithate une nuk deshiroj te marr pjese ne ndonje votim per vete faktin se kam disa kohe qe nuk kam qene aktiv ne Wikipedia. Gjithesesi me poshte do te shpreh nje opinon timin:

  1. Largimi i stampës rreth portalit ekonomi - Megjithese jane seksione bosh eshte gabim te largohen pasi prishin strukturen e zgjerimit te artikullit. Edhe ne wikipedite e tjera jane keto seksione, ne forme komentesh nese nuk kane permbajtje, po nuk besoj se vjen e keqja nga keto ne nje wikipedia si kjo e jona. Alboholic e pranoi vete qe kishte ndodhur nga pakujdesia.
  2. Diskutimi tek Kosta Pećanac me duket i ekzagjeruar nga te dyja palet. Nese dikush nuk gjen dot referenca, ato mund ti shtoje dikush tjeter. Ne wikipedine angleze fatmiresisht ky eshte nje artikull cilesor.
  3. Vendosja e stampes grise eshte teresisht e drejte. Jo cdo foto ne Wikipedia eshte ne perdorim te lire, duhet lexuar licensa. Kjo foto per momentin ka leje te perdoret VETEM ne wikipedine angleze, askund tjeter. Provojeni ta ngarkoni kete foto ne Commons dhe do shikoni qe shume shpejt do te fshihet. Ceshtja e fotove pa license te ngarkuara ne Wikipedine tone eshte problem i madh por kerkokon te diskutehet ne vend tjeter.

Si perfundim nuk shoh ndonje arsye per bllokim te perdoruesit Alboholic. Jemi nje komunitet i vogel dhe sa me teper te ndihmojme njeri tjetrin aq me e organizuar do te jete puna ne Wikipedia. Iu uroj gjithe te mirat! -- Euriditi  10 prill 2015 00:17 (CEST)Reply

Edhe unë ngaqë jemi komunitet i vogël vendosa të ngrija këtë "kërcënim", që siç kuptohet nuk shkoi më tej meqë aq ishte qëllimi. PAra dy ditësh Alboholic po i sulej të gjithëve dhe personalsith më bëri të humbisja jo pak kohë në replika boshe. Megjithatë sikur u qetësua pak.--Mr.Pseudo Ç'kemi!? 10 prill 2015 00:30 (CEST)Reply
Ju faleminderit të dyve për mirëkuptimin dhe mundimin që treguat. Unë në të ardhmen do mundohem që mos përsëriten këto gabimet dhe do kërkoj dialogun më tepër që mos ketë më kështu keqkuptimesh. Me gjithë të mirat.--Alboholic (diskutimet) 10 prill 2015 15:57 (CEST)Reply

Diskuto në faqet e diskutimit

Redakto

Mos më shkruaj më tek faqja personale për tema që kanë të bëjmë me artikujt e tjerë. Shkruaj në faqen e diskutimit të faqes përkatëse. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 6 prill 2015 19:18 (CEST)Reply

Ku mund të punosh...

Redakto

Meqë dje sikur po tregoje interes për të respektimin e të drejtave të autorit, 1. Shko tek sq.wikibooks këtu dhe në të gjitha faqet e reja të hapura nga Xixa, vendos stampën e grisjes, sepse janë të gjitha materiale të kopjura nga gazetat dhe pa të drejta autorit. E kam raportuar tek meta.wiki por nga sa pashë ata nuk i kishin grisur të gjitha faqet - si duket do jenë lodhur... 2. Gjithashtu mund të kontrollosh të gjitha faqet e hapura nga Xixa këtu nëse janë shkelje të drejtash autori apo kopjime nga burime të ndryshme në internet. Mua në pothuaj çdo kërkim më ka rezultuar kopjim i materiali me të drejta autorit dhe jam detruar të vendos stampë grisje apo të modifikoj materialin. Nëse të dalin pozitive vendos stampën grisje... Kjo është një punë që mund të bësh ti për të respektuar normat e wikit. --Mr.Pseudo Ç'kemi!? 7 prill 2015 15:33 (CEST)Reply

Faleminderit për vërejtjen. Kur do kem kohë, do t'i hedh një sy këtyre gjërave.--Alboholic (diskutimet) 7 prill 2015 18:36 (CEST)Reply

TAP - ne shqip

Redakto

komplimenta per artikullin por duhet te rregullosh harten sepse te ka mbetur ne versionin e vjeter. me ca gjera te vogla ne tekst po te ndihmoj edhe une por harten sdi ta vej se jam i ri

Ambasadat

Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar për të verifikuar dëshirën tuaj për të vepruar si ambasador i Wikipedia-s shqip në lidhje me gjuhët që keni zgjedhur te faqja Wikipedia:Ambasadat. Faqja në fjalë do të pësojë së shpejti disa ndryshime në organizim si pjesë e programit standardizues ndërwiki të ndërmarrë nga unë. Modeli përfundimtar i saj do të jetë i ngjashëm me faqen këtu. Të lutem, lexo me kujdes hyrjen te faqja në fjalë dhe përgjigju poshtë këtij mesazhi nëse dëshiron të vazhdosh të jesh ambasador, dhe nëse po, përcakto gjuhët. Një mungesë e përgjigjes tënde për më shumë se 1 javë nga data e dërgimit të mesazhit do të nënkuptojë refuzimin e detyrës së ambasadorit. Kini parasysh se mesazhi në fjalë vlen vetëm për ambasadorët e parë që do të mbarten në versionin e ri të faqes nga faqja aktuale. Pasi ndryshimet të kenë përfunduar çdokush mund të shtojë dhe heqë lirisht emrin e tij nga lista e ambasadorëve. - Klein Muçi (diskutimet) 21 maj 2019 18:18 (CEST)Reply

Faqet me ndryshime në pritje

Redakto

Përshëndetje!

Ky është një mesazh gjysmë i automatizuar i dërguar te të gjithë personat që kanë veglat e kontrolluesit (duke përjashtuar administratorët). Kontrollimi është një privilegj i cili u jepet vullnetarëve, redaktimet e të cilëve kanë qenë të sakta dhe i kanë shërbyer komunitetit. Përveç privilegjit që t'u pranohen menjëherë redaktimet që bëjnë, kushdo që ka veglat e kontrolluesit ka gjithashtu përgjegjësinë për të kontrolluar redaktimet e të tjerëve. Kjo gjë mund të realizohet lehtësisht duke parë ndryshimet më të fundit me anë të një shtypjeje te butoni majtas që lexon Ndryshimet më të fundit. Një mënyrë tjetër për ta realizuar këtë gjë, është me anë të faqes këtu e cila gjendet te Faqet speciale. Faqja e mësipërme liston të gjitha faqet me ndryshime në pritje sipas kohës që ato janë kryer. Aktualisht, Wikipedia ka 148 kontrollues e megjithatë së shpejti do të kapim numrin e 500 faqeve me ndryshime në pritje nëse nuk fillohet kontrollimi masiv i tyre. Faqet me më shumë kohë në pritje kanë rreth 1 muaj aty. Nëse për 1 muaj bëhen rreth 500 faqe me ndryshime në pritje atëherë kuptohet që procesi i mirëmbajtes është një proces i cili duhet të jetë i vazhdueshëm pasi mund të dalë jashtë kontrollit me shpejtësi.


Ju lutem, ndihmoni të kontrollojmë ndryshimet në pritje dhe ç'është më e rëndësishmja, ndihmoni të ndërgjegjësojmë vullnetarët kontrollues në komunitetin tonë për privilegjet e përgjegjësitë që ata kanë. Konsideroni gjithashtu mundësinë e vendosjes së stampës {{Kontrollues topicon}} në faqen tuaj të përdoruesit për të treguar gjendjen tuaj si kontrollues si dhe për të bërë më të lehtë gjetjen dhe kontaktimin tuaj nga komuniteti në rast nevoje. Për çdo pyetje në lidhje me procesin e kontrollimit apo të vendosjes së stampës mos ngurroni të më shkruani në faqen time të diskutimeve. - Berishasinan (diskutimet) 24 maj 2019 15:13 (CEST)Reply