Pasaporta e Kosovës

(Përcjellë nga Pasaporta (Kosovë))
This is the stable version, checked on 14 shkurt 2024. Template changes await review.

Pasaporta e Kosovës (Serbisht: Kosovski pasoš) është një dokument identifikimi dhe udhëtimi që u lëshohet qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ky dokument bën të mundur udhëtimet ndërkombëtare dhe është pronë e shtetetit të Kosovës. Kompetenca për lëshimin e pasaportave i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës. Autoritetet kanë filluar lëshimin e pasaportave biometrike nga tetori i vitit 2011.[1]

Pasaporta e Kosovës
Faqja e brendshme e Pasaportës

Historia

Redakto

Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran më 17 shkurt 2008. Menjeherë pas miratimit të ligjit themeltar të shtetit, Kushtetutës, Autoritetet filluan lëshimin e pasaportave për qytetarët e Republikë së Kosovës. Ky ndoshta është dokumenti më i rëndësishëm emblematik pasi bëhet lajmëtar i mëvetësisë së Kosovës në mbarë rruzullin tokësor.

Sidoqoftë Kosova akoma nuk njihet si shtet nga të gjitha kombet e botës dhe si rrjedhim edhe pasaporta e saj ka pasur vështirësi nëpër vendkalimet kufitare apo nga konsullatat e huaja për lëshimin e vizave. Popullsia e Kosovës, përgjatë viteve ka pasur nëpër duar pasaporta me mbishkrime të ndryshme:

Pajisja me pasaportë të Republikës së Kosovës 

Redakto

Për t’u pajisur me pasaportë të RKS aplikuesit në të gjitha rastet duhet të paraqiten personalisht në Ambasadë/ Konsullatë.

  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat mbi 16 vjec
    • Kopjen e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Pasaporta paraprake e skaduar nëse pala ka pasur një të tillë
    • Dëshmi e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë për personat nën 16 vjec
    • Çertifikatën e lindjes
    • Çertifikatë shtetësie
    • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    • Çertifikatë e vdekjes së prindit në rast vdekje
    • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    • Çertifikata e vendbanimit e RKS
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat mbi 16 vjec
    • Një kopje të letërnjoftimit të Republikës së Kosovës me afat vlefshmërie
    • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportit
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për pajisje me pasaportë pas humbjes/dëmtimit për personat nën 16 vjec
    • Pasaportën e dëmtuar (nëse aplikon për shkak të pasaportës së dëmtuar)
    • Raportin origjinal të policisë të shtetit ku ka humbur (nëse aplikon për shkak të humbjes së pasaportit, brenda tre muajve nga data e humbjes)
    • Dëshminë e identitetit të prindërve (letërnjoftim, pasaportë e RKS, patentë- shofer)
    • Vendimin e gjykatës për përkujdesje të fëmijës në rast se prindërit janë të ndarë
    • Autorizimi ligjor origjinal i legalizuar nga noteri në rast të mungesës së njërit prind
    • Vendimin e formës së prerë të gjykatës kompetente  në rast të konfiskimit të pasaportës
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat mbi 16 vjec
    • Kopjen e letërnjoftimit të ndërruar/ripërtërirë
    • Pasaportën e vjetër
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë
  • Dokumentet e nevojshme për ndërrimin/ripërtrirjen e të dhënave për personat nën 16 vjec
    • Pasaportën e vjetër
    • Vendimin për ndryshimin e të dhënave (për rastet e ndërrimit)
    • Fotografinë elektronike (në rast të ripërtrirjes)
    • Çertifikatën e vendbanimit
    • Dëshmia e pagesës për pasaportë

Tiparet

Redakto

Pasaporta aktuale e Kosovës tani është biometrike. Ngjyra është e kuqe, me stemën e Republikës së Kosovës në mes të kopertinës. Fjalët "REPUBLIKA E KOSOVËS" dhe "PASAPORTË" janë të shkruara ne gjuhën shqipe, serbe dhe angleze. Edhe të dhënat personale në faqen e brendshme janë të shkruara në të tria këto gjuhë.

Pasaporta kosovare përputhet me shumë standarde të rekomanduara nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil si: përmasat, elementë sigurie, modeli, etj.

Për shtetasit mbi 18 vjeç pasaporta ka vlefshmëri 10 vjeçare nga data e lëshimit.

Pasaporta e Republikës së Kosovës lëshohet në katër variante: Pasaportë e zakonshme, Pasaportë diplomatike, Pasaportë zyrtare dhe Dokument udhëtimi.

Udhëtimet me letërnjoftim të Kosovës

Redakto

Njohja e pasaportës së Kosovës

Redakto
 
  Republika e Kosovës
  Shtetet që njohin zyrtarisht Kosovën dhe pasaportën e Kosovës
  Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, por kanë deklaruar se e pranojnë pasaportën e Kosovës
  Shtetet që janë vizituar pavarësisht se këto shtete nuk e njohin pasaportën e Kosovës dhe as pavarësinë e Kosovës
  Shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe nuk e pranojnë pasaportën e Kosovës

Pasaportat e Kosovës nuk njihen nga të gjitha shtetet e botës si dokumente udhëtimi dhe disa shtete refuzojnë hyrjen për shtetasit kosovarë që paraqiten me pasaporta të Kosovës.[2]

Njohja e pasaportës së Kosovës duke mos e njohur Kosovën si shtet

Redakto

Disa vende e kanë njohur pasaportën e Kosovës si dokument udhëtimi të vlefshëm edhe pse nuk e njohin Republikën e Kosovës si shtet. Kjo situatë është e ngjashme me atë të pasaportës së Tajvanit.

Vendet e mëposhtme kanë deklaruar zyrtarisht se e pranojnë pasaportën e Kosovës si dokument të vlefshëm udhëtimi pavarësisht se nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur zyrtarisht:

Përveç kësaj, ka shtete në të cilat kosovarët thuhet se kanë mundur të udhëtojnë me pasaporta të Kosovës, por kjo nuk është një politikë e deklaruar zyrtarisht apo një dukuri e vërtetuar de facto.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimi i të dhënave

Redakto
  1. ^ "Kosova lëshon pasaporta biometrike në 2011". Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 4 gusht 2011.
  2. ^ "Ping pong team to compete under Kosovo flag, but troubles linger for new state". International Herald Tribune. 2008-02-25. Marrë më 2008-03-14. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Issuance of BiH visa to Citizens of Kosovo, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-03
  4. ^ Entry Visas to Brazil, Ministry of External Relations of Brazil, March 14, 2022.
  5. ^ "B92 - News - Greece to recognize Kosovo passports". Arkivuar nga origjinali më 2008-09-21. Marrë më 2015-09-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Titus Corlatean: Pentru mine Viktor Orban nu poate fi un model". Hotnews Mobile. Marrë më 2015-09-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Romania's lifting visas for Kosovo could lead to recognition, analysts say". setimes.com. 27 maj 2013. Marrë më 2013-05-27. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Slovak government visa information brochure" (PDF). mzv.sk. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2012-02-19. Marrë më 2015-09-06. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Lajcák confirms to Minister Hoxhaj the Slovak recognition of Kosovo passports, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, 2012-07-20
  10. ^ "Zyrtare, Spanja njeh pasaportën e Kosovës". Telegrafi. Telegrafi. Arkivuar nga origjinali më 2024-01-06.
  11. ^ "Україна почала визнавати паспорти, видані частково визнаним Косовом". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)