Reçica e Madhe
Reçica e Madhe është një fshat në Rajonin e Pollogut në Komunën e Tetovës në Republikën e Maqedonisë.
Reçica e Madhe | |
---|---|
Fshat | |
{{{postal_code_type}}} | 1219 |
Targat | TE |
Historia
RedaktoKy lokalitet përmendet në historiografi që në shekullin e XI gjegjësisht në periudhën e mbretit bizant ROMANI i III ARGIROS 1028-1034 dhe atë për shkak të Kishës së Shën Gjergjit e cila në vitin 1930 është rindërtuar, edhe pse ky lokalitet i lashtë ka pasur edhe dy kisha tjera atë të Shën Mërisë dhe Shën e Diela, po ashtu përmendet edhe në kohën e mbretit Konstandin Aseni 1258-1277 si dhe në kohën e mbretit të Mesisë Millutin në vitin 1300 që kanë të bëjnë me dëshmitë për dhe rreth kishës së Shën Gjergjit. Në historiografinë e dëshmive të Isa Beut në Pollogu të Tetovës dhe Gostivarit në vitin 1455, fshati i sotëm Reçicë e Vogël përmendet me 66 shtëpi. Ndërsa, në defterët e osmanlinjve të shekullit XV përmenden Reçica e Vogël dhe Reçica e Madhe bashkë në vitet si: 1452/53 ka pasur 66 familje dhe 4 të pamartuar, më 1467/68 me 100 familje, 5 të pamartuar dhe 23 vejusha, më 1481/82 ka pasur 99 familje, 12 vejusha si dhe për herë të parë hasen 2 familje të fesë islame.
Por, hasen edhe të dhëna të ndara vetëm për Reçicën e Vogël ku janë këto të dhëna; 1452/53 ka pasur 29 familje, 6 të pamartuar dhe 1 vejushë, më 1467/68 ka pasur 31 familje, 2 të pamartuar dhe 4 vejusha, më 1481/82 kanë jetuar 30 familje dhe 3 vejusha si dhe për herë të parë është regjistruar 1 familje e fesë islame, më 1544/45 i hasim të dy lokalitetet me të njëjtin emër REÇICA ku njëra ka pasur 41 familje, 4 të pamartuar, 3 vejusha si dhe 9 familje të fesë islame, ndërsa lokaliteti tjetër ka pasur 14 familje, 4 të pamartuar, 1 vejushë si dhe 6 familje të fesë islame, më 1568/69 sërish i hasim me të njëjtin emër dhe atë njëra ka pasur 9 familje të krishtera, 5 të pamartuar dhe 2 familje të fesë islame kurse tjetri lokalitet me 11 familje të krishtera, 7 të pamartuara dhe 10 familje të fesë islame si dhe 2 të pamartuar. Poashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike hasim të shënuar në dokumentat e shekullit XV-TD III 48 GJURASH, b. ARNAUTIT/ - TD 366 GJURO, b. GONIT/ fshati Reçicë.) Po ashtu edhe në rrafshin e dëshmive antropologjike e hasim të shënuar në dokumentat e shekullit XV-NT TD III 48 /GJURO, biri i GONIT 366 - TD 366 / Bozhik, biri i DERIKOZËS (DERIKOZA emër i gjinisë femërore i përbërë prej dy pjesësh nga shqip DERR dhe KOZA-sllavisht që do të thotë DHI, antroponimi i këtillë DERZ/DERR ka shtegtuar edhe te serbët në Kosovë DOSEF-ofiq nga DOSË (THI)/, GJURASH biri i ARNAUTIT, TD III 48/, DABIZHIV ARNAUT, TD III 80 për fshatin Reçicë.
INVESTIME TË RËNDËSISHME NË INFRASTRUKTURË
RedaktoFshati ka disa rrugë kryesore që lidhen me rrugën rajonale edhe pse shtrirja është më e theksuar mbi rrugën në fjalë. Në vitin 1993 me vetëkontributë banorët e këtij fshati kanë shtruar rrugët me bekatone, investim që ka kushtuar mbi 500 mijë euro, por është evidente se nuk ka të zhvilluar aspak kanalizimin edhe pse siç kuptojmë nga kryetari i bashkësisë vendore Murtezan Ibishi se janë duke hartuar projektin ideor për këtë çështje tepër të nevojshme. Uji për pije është i zgjidhur së paku edhe për disa vite edhe pse nga dita në ditë ky lokalitet zgjerohet që dëshmojnë ndërtimi i mbi 200 shtëpive të reja vetëm në dekadën e fundit ku duhet theksuar se nga të gjitha fshatrat e Malësisë së Sharrit vendosen në Reçicë të Madhe kurse nuk ka shpërngulje.
Pra, në vitin 2002 e kanë rregulluar çështjen e ujit për pije për nevojat e amvisërive dhe atë kanë dy rezervare ku aktualisht ka afër 30 litra ujë në sekondë njërin burim e kanë në tokat fushës në pusin e ndërtuar konformë standardeve e ka ujë afër 10 lit. në sekdë dhe pjesën tjetër nga burimet në malin Sharr, projekti në fjalë ka kushtuar afër 400 mijë euro ku kanë ndihmuar ministria e Zhvillimit dhe ajo e pushtetit Vendor, ndërsa reçicasit kanë participuar me 20 për qind dhe me punë në terren. Por, kanë probleme serioze me rrjetin e vjetër i cili duhet të sanohet apo të instalojnë rrhet të ri i cili parashikohet të kushtojë afër 400 mijë euro. Banorët e këtij lokaliteti njihen si buq të vyeshëm me produktet, kulturat dhe rendimentet e ndryshme buqësore si në ish-Jugosllavi po edhe në Luginën e Pollogut, por kanë telashe serioze me ujin për ujitjen e tokave të shumta pjellore siç thonë se uji i lumit nuk i përmbushë nevojat dhe kërkesat që për të kanë hapur puse të shumta private nëpër fusha. Sipas kryetarit të bashkësisë vendore Murtezan Ibishit, kanë përgatitur projektin për sistemin e ujitjes i cili kap shumën prej 150 mijë euro, të cilin projekt e kanë drejtuar që para 8 muajsh në shoqatën e IOM-it, ministrisë së buqësisë dhe se ende nuk kanë marrë përgjigje edhe pse kanë shpresë se do të përfillet kërkesa e tyre. Për dallim nga fshatrat tjetrë të luginës së Pollogut, ka afër 5 për qind në mërgim dhe atë në shtetet e ndryshme të Evropës perëndimore, që japin kontribut të jashtëzakonshëm në shumë projekte konkrete në të mirë të vet fshatit. Edhe pse ka mbi 4500 banorë thon ë se diku afër 5 për qind marrin ndihma sociale.
Futja e banoreve te ri ne Fshatin Reçic, esht caktur nje shume prej 5000€ nga Bashksia lokale e Reçices se Madhe.
NDRIÇIMI PUBLIK DHE RRYMA
RedaktoNdriçimi publik nuk është në gjendje të mirë dhe se kërkojnë të sanohen e në veçanti për ndriçimin e rrugës rrajonale e cila kalon nëpër këtë fshat në gjatësi prej 2 km që të ndriçohet si dhe të vazhdohet me projektin e tretoareve të rrugës rajonale. Në rrafshin e elektrifikimit ballafaqohen me mungesën e rrymës elektrike kanë nevojë dhe kërkesat e zhvillimit teknologjik kërkojnë investime të reja dhe se kanë shpresë se edhe këtë çështja do ta kalojnë në bashkëpunim me elektrodistribucionin.
Posta
RedaktoPrej vitit 1981 e këndej kanë të instaluar rrjetin tokësor të telefonave, ndërsa në vitin 1997 kanë ndërtuar objektin e postës ku ka 3 të punësuar ku bashkësia vendore ka participuar gati 50 për qind me mjetet financiare dhe me punë konkrete ndërsa pjesën tjetër nga ana e Postës Qendrore të Maqedonisë.
AMBULANCA E SHËNDETËSISË
RedaktoMe kontributin e tyre reçicasit investuan afër 80 mijë euro dhe me ndihmën e Ministrisë së Zhvillimit në vitet 1996/97 ndërtuan objektin e ambulancës së shëndetësisë ku sot ka të punësuar një mjek nga fshati Bogovinë dhe tri motra medicinale, por thonë se kanë nevojë që të punësojnë edhe mjekë të tjerë si pediatër e të ngjashme dhe motra e në veçanti ju duhet që të punohet në dy ndërrime ngase kërkesat dhe nevojat në rrafshin e shëndetësisë janë më se të nevojshme dhe se besojnë se kjo kërkesë reale do të realizohet në të mirën e reçicasve.
Selia: Tetova dhe vendbanimet: Bozofci | Brodeci | Falishti | Gajrja | Gjerma | Jedoarca | Liseci | Llaca | Otunja | Poroji | Reçica e Madhe | Reçica e Vogël | Saraqina | Sellca | Setolli | Shipkovica | Veshalla | Vica | Xhepçishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Maqedonisë së Veriut është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |