U larguan nga zona e Korçës, menjëherë pas pushtimit turk dhe për 200 vite jetuan në Bullgari. Më pas një pjesë u zhvendosën në Ukrainë dhe kanë 300 vite që jetojnë aty. Numri i shqiptarëve që jetojnë në Ukrainë arinë në 5000.

Fëmijë shqiptarë me veshje kombëtare, në Ukrainë.

Historia Redakto

 
Vendbanimet e Shqiptarëve në Ukrainë.

Shqiptarët fillimisht u vendosën 220 km në veri të Odesës në fshatin Karakurt së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Në fillim të vitit 1860 një pjesë e fshatit Karakurti sot Zhovtnjovoje u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov rreth 10 km larg brigjeve, ku u themeluan 3 fshatra: Taz sot Devnenskoje, Tyshki sot Gjeorgjevka, Xhandran sot Gamovra, ku jetojnë edhe sot që këtë tokë ua dhuroi Katerina II e Rusisë. Banorët janë toskë, të shpërngulur nga rajoni i Pogradecit dhe Korçës, si pasojë e përndjekjes osmane. Pas një rrugëtimi nëpër Greqi, Bullgari e Rumani përfunduan në Ukrainë. Gjuha që flitet sot në këto 4 fshatra, Karakurt (Zhovtnjovoje), Taz (Devneskoje), Tyshki (Gjeorgjevka) dhe Xhandran (Gamovra), është një përzierje e shqipes toskë me rusishten. Por megjithatë zakonet, veshjet dhe tiparet dalluese mbeten të njëjta. Banorët e këtyre fshatrave e identifikojnë veten si shqiptarë.

Gjendja sot Redakto

Ata kanë nevojë për përkrahje, pasi nuk kanë njeri për ti mësuar gjuhën shqipe. Në arkivin e tyre ruhen një numër i madh fotografish të vjetra dhe kostume prej 195 vitesh që kur janë zhvendosur. Duke mos pasur një dorë përkujdesje dhe kushte ekonomike, kjo degë kulture shkon drejt asimilimit.

Bij dhe bija Redakto

 
Shqiptarët në Ukrainë.

Palina Kostandini - Punonte në biblotekë.

Radion Pandor - Jurist.

Ivan Karmyelyev - Ishte kryetar komune për 15 vite.

Petre Popov - Nënpunës.

Vitor Stamat - Punonte në zyrën e turizmit si dhe ishte kryetar i shoqatës së shqiptarëve të Ukrainës "Iliria".

Gjuha Redakto

 
Shqiptarët në Ukrainë.

Gjuha shqipe ka pësuar pak ndryshime, si pasojë e lidhjeve të ngushta me bullgarishten, gagauzishten, ukrainishten dhe rusishten. Janë formuar edhe raste të veçanta të fjalës («(n)ga tant»— dmth shqiptar, з наших), dhe format lokale të emrave: Ано (Аня), Доча (Дуся), Сандьо (Сашко). Shkrimi arkaik në mesin e pakicës shqiptare mungon me shkrim, sepse ata kryesisht përdorin alfabetin cirilik.

shqip ukrainisht
А mіre dite! Добрий день!
Tshko puna? Як справи?
puna mir. Добре.
pr shendet! За здоров'я!
pr kesmet! За долю!

Personalitete të shquara Redakto

Shiko edhe Redakto

Literatura Redakto

Lidhje të jashtme Redakto

Referimet Redakto