Stacioni Lyon Saint-Exupery
Stacioni Lyon Saint-Exupéry është një stacion hekurudhor në afërsi të Lyon-it,Francë,i lidhur drejtpërdrejt me Aeroportin Lyon Saint-Exupéry. Stacioni gjendet 20 km në lindje nga qendra e Lyon-it. Saint-Exupéry u projektua nga Santiago Calatrava,me një kosto prej 750 milion Franga dhe zyrtarisht u hap më 3 qershor 1994 [1].Forma dramatike e kësaj superstrukture e ka prejardhjen nga një skulpturë e Santiago Calatrava,e cila i ngjan një zogu në momentin e fluturimit.Objekti është i ndërtuar nga çeliku dhe betoni.[2]
Historiku
RedaktoAeroporti i Lyon-it dhe stacioni hekurudhor, i projektuar nga inxhinieri dhe arkitekti Santiago Calatrava, është përzgjedhur si projekt në një konkurrencë të hapur për të krijuar një portë në rajonin e Lyon-it, në Francë.Calatrava është i njohur për strukturat e tij shumë ekspresive dhe Stacioni i Lyoni-it nuk është përjashtim.Ndërtuar në mes 1989 dhe 1994, ai shërben si stacion hekurudhor për aeroportin e Lionit në Francë. Së bashku me terminalin e ajrit dhe rrugët,stacioni hekurudhor shërben si një qendër që lidh sistemet rajonale të transportit.Lyon-i është i vendosur në pjesën e mesme jug-lindore të Francës, në një të kaluar pika në mes Parisit dhe Detit Mesdhe.I vendosur në Alpe, Stacioni i Lyon-it shërbeu si destinacion kryesor për skiatorë dhe spektatorë gjatë Lojrave Olimpike Dimërore në 1992 Albertville.
Arkitektura unike e Calatrava përfshirë këtu edhe TVG - Stacionin hekurudhor në Lyon të Francës, paraqet identitetin personal të krijuar përgjatë projekteve. Si një piktor, skulptor, inxhinier dhe arkitekt, konvergjenca e këtyre disiplinave të ndryshme mund të gjendet nëpërmjet konceptimit dhe tektonikës të Stacionit në Aeroportin Satolas. Është krijuar një debat në mes të motiveve të tij të përsëritura dhe referencës ndaj trupit të njeriut,lëvizjes dhe artit të tij. Kjo portë kaluese nuk bën shkëputje nga natyra (asocon në zog për nga forma) pa u shkëputur asnjëherë nga origjinaliteti dhe individualiteti i arkitektit Calatrava njohur ndërkombëtarisht, i cili ne skicat dhe dizajnet e tij studion skeletin e trupit të njeriut dhe kafshëve prej ku edhe inspirohet për të krijuar strukturën mbajtëse të objektit. Kjo është strukturë e veçantë nga materiali i çelikut dhe betonit dhe shumë praktike për shkak se është e fortë statikisht për të përballuar ngarkesat dhe vibrimet në stacion. Si stil i veçantë dhe specifik në vendin e ndërtuar ka strukturë të pastër pa ornamente dhe formë të theksuar me ngjyrën e bardhë dhe të zezë si dhe me elementet përsëritëse që e bëjnë të thjeshtë dhe unike.Që nga konceptimi e deri te përfundimi,Calatrava mbetet besnik në skicat, formën si dhe metodën e veçantë të teknikave të ndërtimit që ka ky stacion. Nëse kjo është konsideruar e përshtatshme për të gjitha kontekstet, duke përfshirë stacionin TVG në Lyon, vë në pikëpyetje kontekstin e një kulture globale, në të cilën hapësira dhe koha janë palosur në të veten.Një nga synimet kryesore të Calatrava ishte ndjenja e dinamizmit së portretizuar përmes një strukture statike. Lëvizja dhe idea e lëvizjes çiftëzohet me idenë e proceseve të rritjes dinamike dhe adaptimi me proceset natyrore si psh. krahët e zogut të cilat përveç formës është shumë mirë e theksuar edhe struktura me kabllo çelikuqë ngjajnë me ligamente dhe kryejnë po atë funksion, që janë ankëruar në një artikulim bashkimin e shtyllave (eshtërave) si elemente. Kjo arkitekturë ngjason me gotikën nese nisemi nga proporcionet, hapësirat dhe plani.Punimet e Calatrava-ës propozojnë një model për të menduar dhe praktikuar dizajne bashkëkohore.Një unifikim i morfologjisë përmes skulptures,inxhinierisë dhe arkitekturës, ai prodhon dhe sfidon idenë e fluiditetit,lakimit dhe formen e lëvizjes. Megjithatë ekzistonë dyshimi se me punën e tij skulpturore ku Santiago Calatrava bazon stacionin Lyon u ndërtua më parë jo si një zog, por i frymëzuar nga forma e syrit të njeriut (Rattenbury, 2006).
Kjo mbulesë abstrakte në perspektiva të ndryshme të interierit përsëri ilustron natyrën e teknikës qe evidentohet nëpërmjet hijës brenda hapësirës.Përvoja në interior është e përforcuar përmes hijeve të krijuara nga struktura skeletore, e çiftëzuar me lustrim dhe beton. Një nivel i ri i kuptimit është formuluar nëpërmjet përsëritjes dhe analizës se kësaj hapësire negative, duke prodhuar ritmin e vetë në lidhje me ekspozimin e lehtë dhe lëvizjen.
- Manipulimin e skulpturës :Origjinali është konstruktuar nga Calatrava, frymëzim origjinal për Stacionin TVG në Lyon vepron si një pikënisje për gjenerimin e versioneve të ndryshme të formës në proporcion dhe madhësi.
- Inercia: Seksioni i strukturës skeletore i ekspozuar ne konkursin kryesor simbolizon një moment statik te rezistencës kundër lëvizjes. Këto forca elastike janë diagrame ,që përcaktohen me formën, ritmin dhe drejtimin e secilit anëtarë: tërheqja, forcat elastike vepronjë për të mbajtur strukturën poshtë, ndërsa një moment refleksiv do ta kundërshtojë këtë forcë. Këto forca bëhen hapësinore sapo e demonstrojnë drejtimin e lëvizjës që forma duhet marrë, me fjalë të tjera aty ku struktura dëshiron të shkojë më tej.
- Struktura kryesore përbëhet prej pesë harqeve nga çeliku i hollë, të shpërndara nga një ankor i vetëm nga betoni. Holli i këti stacioni është 120 metra i gjatë. Harku qëndror i rrethuar nga dy harqe paksa të ulëta, formon shtyllën kurizore të këtij holli, dhe këto tri harqe përfundojë në tri ankora të veçanta.Nga kjo shtyllë kryesore dalin dy krahë që janë mbështetur në disa shtylla pothuajse radiale. Këto shtylla kanë një lustrim që formon muret e hollit të këtij stacioni, ndërsa shtylla kryesore dhe krahët mbështesin një kulm nga çeliku.Forma trekëndore e shtyllës kryesore bën që ajo ti rezistoj ngarkesat anësore.
- Ideja e dinamikës në materiale dhe mbledhja strukturore është një motiv i vazhdueshëm në punën e tij, përdorimi i një strukture cilësia e së cilës bëhet duke u theksuar dukshëm edhe me çelik të zi si kundër kontrast, ndaj betonit si dhe mveshjes nga alumini.
- Thyerja e lëvizjes mund të shihet në 500 metër vaults të platformës së gjatë të grilës, që si brinjë konkrete në hapësirë bie pingul tek trenat hyrës dhe dalës. Thelbësore për këtë është përsëri lëvizja e qarkullimit që ndodh kundër këtyre
formave]], duke theksuar përsëritjen e tyre, ritmin, dhe efektin mbi dritë dhe tingull.
- Forma dramatike e stacionit të trenit prej 5600 metra katror i ngjan një zogu dhe është parashikuar si një portë simbolike në rajonin e Lyon.Kulmi 1300 ton në sallën kryesore ka dimenzione 120X100 metra, me një lartësi maksimale prej 40 metra dhe hapësirë prej 53 metra. Salla përmban zyrat e biletave, dyqane me pakicë, restorant dhe një qasje për në aeroport.
- Nëse turma vepron që të shkaktoj vrullin e një zogu përreth për të marrë fluturimin, përdorimi pingul i ritmit për boshtin gjatësor, vazhdon këtë motiv pergjatë gjithë stacionit, duke vepruar si një kujtesë e vazhdueshme për trenat hyrës dhe dalës.
- Veçantia shqetëson lëvizjen e trenit nëpërmjet prodhimit të një strukture dinamike që depërton në rrugën e trenit. Elementet si tingujt dhe lëvizjet në këtë mënyrë ishin të mundura përmes parafabrikimit të saktë të betonit, që më tej pasuruan përvojën e dritës dhe të cilësisë në hapësirë.Duke përdorur këtë metodë të konceptimit (nga arti strukturor në arkitekturë), qëllimi i formës Santiago Calatrava mund të perceptohet apo sugjeruar si një formë e bërë nga një seri e pjesëve të thyera larg, puna e futur dhe energjia brenda një strukture taktike.
Referime
Redakto- ^ http://en.wikipedia.org/wiki/Gare_de_Lyon_Saint-Exup%C3%A9ry
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2011. Marrë më 14 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://teematoe.wordpress.com/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 14 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.calatrava.com/#/Selected%works/Architecture/Lyon?mode=english