Vërshec është një vendbanim në komunën e Therandës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Vrrion. Është një fshat i vogël i Therandës ku përbëhet vetëm nga familja e madhe Daka ; e cila e ka një gjak. Familje e cila rrjedh nga paraardhësi i tyre Kurt Daka. Në fshat gjinden rreth 20 shtëpi por shumica janë të pabanueshme.

Vërshec
Vrrion
Fshat
Koordinatat: 42° 23' 14" N 20° 54' 51" E
Popullsia
 • Gjithsej20~30

Gjeografia

Redakto

Fshati Vërshec gjendet rreth 11 km larg Therandës apo 20 min largësi me makinë. Vendi gjeofrafik duket si një fshat i futur në një gropë. Ka një mriz i quajtur Mrizi i Vërshecit nga i cili rrjedh ujë i pijshëm.

Demografia

Redakto

Fshati Vërshec tani (viti 2022) ka rreth 20/30 banorë të cilët jetojnë dhe veprojnë aty.

Ekonomia

Redakto

Nuk ka fare ekonomi të zhvilluar sepse nuk ka njerëz të mjaftueshëm për ta punuar tokën apo diçka të tillë.

Kultura

Redakto

Përbëhet nga njerëz të ndershëm, mirënjohës dhe shumë mikëpritës.

Historia

Redakto

I pari banorë që dihet në fshatin Vërshec ishte Kurt Daka, i cili ishte katolik me prejardhje nga të parët e tij, por asnjëherë nuk ishin të përqarë nga feja si fshat. I vetmi është fshati Vërshec që nuk ka pasur asnjëherë të ndërtuar xhami apo kishë në tërë historinë e tyre.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto