Wikipedia:Administrata/Administratorë/Kandidatura/Olsi
Latest comment: 9 vjet më parë by Puntori in topic Olsi
Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi. |
Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte PËR
Olsi (diskutim · kontribute)
- Jam anëtar i Wikipedias prej 5 vitesh dhe kam 2495 redaktime, duke hequr redaktimet e fshira (276) dhe redaktimet gjysmeautomatike (409).[1] Ka disa muaj që nuk kam qenë aktiv, megjithatë tani jam rikthyer dhe mendoj se do të qëndroj për një kohë të gjatë këtu dhe privilegjet e administratorit do të më ndihmonin mjaft, sidomos në punën time kundër vandalizmit. --Olsi (diskutimet) 13 gusht 2015 03:30 (CEST)
Votimi
- PËR — Kupton thelbin dhe mënyrën e funksionimit të Wikipedias, kaq. – AMMARTIVARI DISKUTO 13 gusht 2015 10:10 (CEST)
- PËR --Liridon (diskutimet) 13 gusht 2015 14:39 (CEST)
- PËR --Me shpresë se nuk do të jet aktivitet kryesor vandalizmi, por edhe kontributi me artikuj.--PLANETI DISKUTO 14 gusht 2015 09:54 (CEST)
- KUNDËR -- Votoj me bindje të plotë kundër për dy arsye bazike dhe disa të tjera më të vogla. 1. Olsi vendosi një lajmërim në Wikipedia pa u këshilluar më parë me komunitetin, çka tregon se nuk e ka kuptuar mirë që për ndryshime të tilla të rëndësishme duhet të kërkohet aprovimi i komunitetit. Për më tepër lajmrimi në fjalë kishte të bënte me këtë votim çka në gjykimin tim interpretohet si vet-promovim - me synim për të përshpejtuar procesin e votimit. 2. Olsi, dje ka krijuar një robot dhe e ka futur në funksion pa kërkuar miratimin e komunitetit (shiko: Përdoruesi_diskutim:Olsi#Roboti_u_bllokua). Gjithashtu Olsi, nuk është është drejtuar mua, që bllokova robotim, por ka shkuar tek një admin tjetër dhe ka kërkuar largimin e bllokimit prej tij. Kjo është një gjë e rëndë sepse tregon se Olsi nuk i kupton procedurat e Wikipedisë dhe nuk është i gatshëm të diskutojë me qetësi duke dashur t'i anashkalojë procedurat që udhëheqin punën në Wiikipedia. Gjithashtu këtu Përdoruesi_diskutim:Ammartivari#Zhbllokimin_e_robotit ai ka dizinformuar/mashturar/gënjyer administratorin tjetër rreth veprimit tim, kur në fakt unë ia kam shpjeguar arsyen gjatë tek faqja e tij e diskutimit Përdoruesi_diskutim:Olsi#Roboti_u_bllokua. -- Mr.Pseudo ▩ 17 gusht 2015 14:52 (CEST)
- PËR Kontributi i Olsit në redaktimin e artikujve që nuk kanë të bëjnë me politikanë shqiptarë është për tu lavdëruar. Shpresoj që të mos e shfrytëzojë këtë privilegj për t'iu kundërvënë administratorit Mr.Pseudo ▩ ----Lerriklo (diskutimet) 17 gusht 2015 1:11 (CEST)
- KUNDËR - Unë nuk jam kundër aktivitetit tuaj, por të qenit 5 vite dhe numri i caktuar i redaktimeve nuk duhet marrë për bazë për të marrë përgjegjësi. Sapo kontrollova kronikën e veprimeve dhe vura re se ke bërë disa ndyshime sistematike me vlerë, por që janë një veprim i fundit i intensifikuar. Në anën tjetër aktiviteti i 2 viteve të fundit përmbledh shumë pakë aktivitet thelbësorë. Mendoj se ngritja juaj për administrues nuk është e patjetërsueshme meqë për momentin hapësira ka administrues aktiv dhe problemet eventuale mund të evitohen shpejtë. Unë u sugjeroj, madje duke u bazuar së fundi edhe me problemet me një ish administrues, të kaloni edhe më shumë kohë aktive për të fituar besimin e komuniteti dhe për tu dalluar me aktivitetin tuaj. Puntori (diskutimet) 20 gusht 2015 10:57 (CEST)
- PËR -- I arsyeshem. Arianit (diskutimet) 20 gusht 2015 20:15 (CEST)
- PËR -- Franx 27 gusht 2015 17:44 (CEST)
Diskutimi
- Bazuar tek votimi më sipër, përdoruesit Olsi i është dhënë roli administrues.Puntori (diskutimet) 4 shtator 2015 17:28 (CEST)