Xhamia e Gazi Mehmet Pashës

monument kulture në Kosovë
(Përcjellë nga Xhamia e Mehmed Pashës)

Xhamia e Gazi Mehmet Pashës ose Xhamia e Bajraklisë është një nga xhamitë e vjetra në Prizren, i cili u ndërtua në vitin 1561. Xhamia e Mehmed Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1442/57.

Xhamia e Mehmed Pashës
Xhamia e Gazi Mehmet Pashës në Prizren
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar1442/57
Nr. i referencës351

Historia

Redakto

Xhamia e Mehmed Pashës (Bajrakli Xhamia) gjendet në qendër të qytetit në kuadër të Zonës Historike dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Gazi Mehmed Pasha ndërtoi kompleksin me xhaminë, tyrben (mauzolen), medresenë, bibliotekën, ders-hanen (mësonjtoren) dhe objektet tjera përcjellëse gjatë viteve 1563-74. Në afërsi, në anën perëndimore, gjendet edhe Hamami i Mehmed Pashës. Kompleksi i xhamisë është i lidhur me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmes portës që gjendet në anën lindore të oborrit. Mbi portën kryesore të xhamisë është vendosur epitafi në mermergjuhën arabe, me këtë përmbajtje: "Gazi Mehmed pasha përsëri ndërtoi një xhami. Nuk e bëri për nam të tij por e bëri për Allahun. Xhami prej argjendi në shehrin e Prizrenit. Shehrin e bëri xhenet. Duke ditur historinë thotë Shejh Aliu e ka bërë Allahu Qabën për të varfërit." Edhe pse Mehmed Pasha ndërtoi tyrben në oborrin e xhamisë ai aty nuk u varros pasi që vdiq në betejë diku në Panoni (Hungari).

 
Mihrapi dhe mimberi

Xhamia Mehmed Pashës është nga xhamitë më të mëdha të Prizrenit. Ka planimetri katrore me hajat të theksuar në të tre anët, ndërsa hapësira qendrore e lutjeve mbulohet me një kupolë impozante. Pjesa e hajatit mbulohet me kulm tre-ujor të mbështetur në shtylla të drurit. Objekti është ndërtuar me gurë dhe është suvatuar në enterier dhe eksterier. Muret në enterier janë kryesisht të ngjyrosura me të bardhë dhe të dekoruara me piktura me motive florale, ku dominon ngjyra e kaltër. Kupola, gjithashtu është e dekoruar me piktura murale me motive gjeometrike dhe florale. Mihrabi dhe mimberi i xhamisë janë të punuara nga mermeri ndërsa mahfili nga druri i dekoruar. Oborri është i shtruar me kalldrëm, në anën perëndimore gjenden nëntë krojet që shërbejnë për abdes (larje para namazit) dhe kanali i ujit. Përpos rëndësisë arkitektonike, Xhamia e Mehmed Pashës ka rëndësi historike pasi që në këtë objekt është mbajtur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit. Këtu është ngritur edhe flamuri, ku xhamia mori nofkën "Bajrakli" (flamurtar). Objekti është restauruar disa herë fatkeqësisht në mënyrë joprofesionale. Restaurimi i fundit më voluminoz është bërë në vitin 1994/96 ku është bërë edhe ripikturimi i enterierit. Xhamia e Bajraklisë së bashku me bibliotekën, medresenë, tyrben dhe shtëpitë e vjetra tradicionale të lagjes, formojnë një tërësi të shkëlqyer të trashëgimisë arkitektonike të periudhës Osmane.[2]

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 maj 2023. Marrë më 30 maj 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)