Afrika Perëndimore
Afrika Perëndimore është term i cili përdoret për përcaktimin e rajonit perëndimor në kontinentin afrikan. Ky rajon sipas dokumenteve me të cilat punon apo e ndanë në rajone Afrikën OKB-ja përbëhet nga shtatëmbdhjetë shtete afrikane, njëri ndër të cilët është ende pjesë e Britanisë së Madhe.
Sipërfaqja e përgjithshme e këtij regjioni është diku 2.604.603 km² apo një e pesta e Afrikës. Elementi gjeografik që përbën uniformitetin e ketij rajoni të Afrikës, është karakteri bregdetar. Oqeani Atlantik dhe gjiri i Guinesë lagin 13 nga 14 vendet që shtrihen në këtë rajon.
Dalja në Oqeanin Atlantik bën që ky rajon të ketë një pozicion të favorshëm gjeografik. Pjesën më të madhe të siperfaqes e zënë ultësirat dhe pllajat. Ultësirat shtrihen gjatë bregdetit duke formuar aluvionet e lumenjve. Në pjesën veriore, relievi ngrihet dhe fushat ja lënë vendin krahinës kordinore-malore Futa Xhalon dhe maleve të Guinesë (1400 m të lartë). Pjesa më e madhe e Afrikës Perëndimore ka klimë ekuatoriale. Temperaturat e larta dhe rreshjen e shumta, kanë favorizuar pyjet ekuatoriale. Në pjesën veriore, pylli me kate ja lë vendin zonës së savanave, që shtrihen në një pjesë të Senegalit, në Burkina Faso dhe Nigeri. Rrjeti hidrografik i Afrikës Përendimore dallohet me numër të madh lumenjsh. Nyja kryesore e këtij rajoni ndodhet në malin e Guinesë.
Lumenjtë më të njohur të këtij rajoni janë: Nigeri, Senegali, Gambia dhe Volta, të pasur me potenciale të mëdha hidroenergjitike. Në veri të Afrikës Perëndimore gjendet Shkretëtira e Saharasë.
![]() Afrika perëndimore |
Vendet | Sipërfaqja (km²) |
Popullsia (2002 llog.) |
Densiteti (për km²) |
Kryeqyteti |
---|---|---|---|---|
![]() |
112,620 | 6,787,625 | 60.3 | Porto-Novo |
![]() |
274,200 | 12,603,185 | 46.0 | Ouagadougou |
![]() |
4,033 | 408,760 | 101.4 | Praia |
![]() |
322,460 | 16,804,784 | 52.1 | Abidjan, Yamoussoukro[1] |
![]() |
11,300 | 1,455,842 | 128.8 | Banjul |
![]() |
239,460 | 20,244,154 | 84.5 | Accra |
![]() |
245,857 | 7,775,065 | 31.6 | Conakry |
![]() |
36,120 | 1,345,479 | 37.3 | Bissau |
![]() |
111,370 | 3,288,198 | 29.5 | Monrovia |
![]() |
1,240,000 | 11,340,480 | 9.1 | Bamako |
![]() |
1,030,700 | 2,828,858 | 2.7 | Nouakchott |
![]() |
1,267,000 | 10,639,744 | 8.4 | Niamey |
![]() |
923,768 | 129,934,911 | 140.7 | Abuja |
Stampa:Country data Saint Helena Shën Helena (B. M.) (së bashku me Ishujt e Ashensionit dhe Tristan da Cunha) |
410 | 7,317 | 17.8 | Jamestown |
![]() |
196,190 | 10,589,571 | 54.0 | Dakar |
![]() |
71,740 | 5,614,743 | 78.3 | Freetown |
![]() |
56,785 | 5,285,501 | 93.1 | Lomé |
Shiko edhe
RedaktoReferencat
Redakto- ^ Yamoussoukro kryeqyet zyrtar i Bregut Fildishtë, ndërsa Abidjan është de facto qendra e pushtetit.