Çka ka Shpija (stilizuar si Çka ka shpija...), ose Çka ka Shpija... kallzon fmija është një serial kosovar sitcom i krijuar nga Naser Rafuna. Ai filloi transmetimin në dhjetor 2014 në Radio Televizionin e Kosovës për 8 sezona, deri në vitin 2022 kur kaloi nën kujdesin e Klan Kosovës për sezonet 9 dhe më tutje.[1][2]

Çka ka Shpija
GjiniaKomedi situative
Satirë
Krijuar ngaNaser Rafuna
Shkruar ngaNaser Rafuna
Astrit Kabashi (sezonat 1-8)
Skenari ngaNaser Rafuna
Regjia ngaGenc Berisha
Ilir Bokshi (sezonat 1-8)
Luajnë
Muzika ngaBen Haliti
ShtetiFlamuri Kosovë
Gjuha në prodhimin origjinalShqip
Nr. i sezoneve11
Nr. i episodeve307
Prodhimi
Prodhuesi kryesorLiridon Cahani
ProdhuesitNaser Rafuna
Shpend Lutolli (sezonat 1-8)
Liridon Selmani (sezonat 1-8)
KinematografiaShefki Bytyqi
MontazhieriKastriot Saqipi
Kohëzgjatja30 minuta
Kompania e prodhimit2B Studio (sezonat 9-)
Transmetimi
Programi origjinalRTK 1 (2014-2022)
Klan Kosova (2022-tani)
Formati i pikturës16:9 (1080p)
Formati i zëritStereo
Transmetimi i parëdhjetor 2014
Transmetimi origjinaldhjetor 2014 - dhjetor 2021 (sezonet 1-8) –
18 prill 2022 - vazhdon (sezonet 9-)

Përmbajtja

Redakto

Ngjarjet zhvillohen rreth një familjeje, ku kryefamiljari është babai Xhek (Setra) Demollari (Naser Rafuna), një biznesmen i pasur koprrac, i martuar (me forcë) me një vajzë të quajtur Rabije (Gresa Pallaska) dhe ata kanë katër fëmijë: Hamdiun (Dardan Gashi), Andin (Orik Morina) dhe Republikën (Maylinda Kosumovic -- Teuta Krasniqin) dhe Hajrushin (Treva Riza). Me ta jeton edhe motra e Xhekut, Argjenda. Origjina e titullit të serialit vjen nga thënia e famshme "Çka ka shpija, kallëzon thmija".

Sezonet

Redakto
Sezoni Sasia Vitet Episodat Rrjeti
1 28 2014-2015 1-27 RTK
2 35 2015-2016 28-62
3 34 2016-2017 63-96
4 29 2017-2018 97-125
5 36 2018-2019 126-161
6 33 2019-2020 162-194
7 33 2020-2021 195-227
8 14 2021 228-241
9 14 2022 242-255 Klan Kosova
10 43 2022-2023 256-299
11 8 2023-2024 300-
  • Shënim: Sezoni 8 i serialit Çka Ka Shpija ka transmetuar 14 episoda (së bashku me episodin festiv të fundvitit i cili u transmetua me 2 Janar 2022),

dhe me 8 Janar ka dhëne "promon" për episodin "14", por i cili nuk është transmetuar asnjëherë.

Kurse Sezoni 9 është transmetuar në periudhën Prill-Qërshor dhe episodi 14 ka qenë Fundi i Sezonit 9.

Vlerësimet kritike

Redakto

Pa u nënçmuar kohëzgjatja e serialit, Çka ka Shpija është ndër serialet më të shikuara shqiptare të viteve 2010 dhe 2020. Sipas firmës Kerolli, Çka ka Shpija u gjet ndër frazat më të kërkuara në YouTube nga përdoruesit në Kosovë gjatë vitit 2021, krahas Për'puthen dhe Big Brother.[3] Përkundër popullaritetit të tij, shikues të profilit të lartë dhe aktorë nga industria e kanë kritikuar serialin negativisht. Në një botim tani të fshirë në Facebook, shefi i stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi e quajti serialin "plot sjellje degjeneruese", duke shkruar më tutje, "Më pengon fakti që këso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi të gjitha pa elemente edukuese për fëmijët shfaqen në televizionin tonë publik, të paguar me taksat e qytetarëve". Krijuesi Naser Rafuna iu përgjigj Dalipit në një reagim duke i thënë, "...te falemnderojme por mendimit tende i pergjigjet me se miri audienca." [sic][4][5]

Lidhje të jashtme

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Seriali "Çka ka Shpija" pas 8 sezoneve përfundon së transmetuari në RTK – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
  2. ^ "Seriali "Çka ka shpija" së shpejti në Klan Kosova – Epoka e Re". Epoka e Re. Marrë më 2024-04-28.
  3. ^ ""Përputhen", "Çka ka shpia" dhe "Big Brother", fjalët që kosovarët i kërkojnë më së shumti në Youtube". Reporteri.net. 6 janar 2022. Marrë më 28 prill 2024.
  4. ^ "Shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi e quan serialin "Çka ka shpija" degjenerues - kundërpërgjigjet Naser Rafuna". Telegrafi.com. 26 maj 2020. Marrë më 28 prill 2024.
  5. ^ Sylejmani, Majlnda (2020-05-26). "Rafuna i përgjigjet këshilltarit të Kurtit pasi ia kritikoi serialin: Mos u bo personazh, pak më parë e mora vesh kush je". Ballkani.info. Marrë më 2024-04-28.